Fatmir Kalemasi,këpucari që gëzon respektin e të gjithëve…

Fatmir Kalemasi,këpucari që gëzon respektin e të gjithëve

Skica nga Xhevahir Cirongu

Me  këpucarin Fatmir Kalemasi kisha mbi 30 vjet që s’isha takuar. Arratia e migrimit nëpër atdhe na kishte larguar nga vendlindja jonë Tomorrica e Skraparit.Por ja, pas kaq vitesh ne takohemi përsëri  me njëri-tjetrin.Një shprehje frazalogjike popullore thotë se, edhe mali me malin takohen një ditë, e jo njeriu me njeriun. Dhe kjo është mëse e vërtet. Duke biseduar me njërin nga vëllezërit tim Neshatin, profesion elektriçist,me të cilin po pinim kafe në ballkonin e shtëpisë këtu në Durrës,rrjedha e bisedës së kujtimeve na çoi tek vendlindja jonë Leskovë.Në atë ‘’Gjerdan’’ bisede sollëm shumë kujtime nga tomorrica jonë. Kujtuam ato vite jete e pune, por edhe njerëzit  punëdashës të cilët duart i kanë akoma me kallo edhe sot që ne po shkruaj këtë shkrim.Biseda rrodhi lirshëm, e ashtu mes kujtimeve hyri miqsisht edhe emëri i këpucarit Fatmir Kalemasi.Emri i këtij këpucar është i dëgjuar jo vetëm në tomorricë të Skraparit, por edhe këtu në qytetin bregdetar të Durrësit.

Fatmiri sapo ka mbushur 55 vjet.Ai është nga fshati Mëlovë të rrethit Skrapar (zona tomorricë).Lë fshatin e lindjes Mëlovën, por edhe fshatin Gjerbës ku punonte këpucar, dhe vendoset me banim në lagjen 17. Ishte viti 2001,familjarisht vendoset me banim në Durrës.Dy djemtë punojnë në profesionin mekanik.Aty në një rrugicë të lagjes,me punë e sakrifica përsëri rihap dyqanin e këpucarit.Për cilësinë e punës e pritjen shëmbullore ndaj klientve,ia ka rritur edhe më shumë autoritetin në komunite, jo vetëm në lagje ku banon ,por edhe më gjerë.E veçanta e këti njeriu punëdashës e të profesionit, i cili ka 35 vjet si këpucar, me atë çekiç të vogël ka goditur miliona thumba mbi shollën e gomat e këpucave.Në dyqanin e këpucëve, punon bashkë me të shoqen.- A je mërzitur ndonjë herë me profesionin si këpucar apo me klienin,- e ngacmojmë ne Fatmirin!

-Jo, as bëhet fjalë, i dua njerëzit, por edhe profesionin e bukur të këpucarit.Jeta ime është e lidhur me këtë profesion, le të jenë thinjat  mbi kokë,vitet bëjnë punën e vet, por në shpirtn ky zanat më rinon e do punoj deri sa të më lënë duart! Marrim këtë mesazh nga këpucar Fatmir Kalemasi, e largohemi nga lokali i tij për ti thënë të rinjëve të sotëm që ta duan punën e profesionin e bukur të këpucarit.Me punën e ndershmëri ai gëzon respektin e të gjithëve.