Familjarët dhe të akuzuarit e Grupit të Dobrosinit presin të shpallen të pafajshëm siç i kishte shpallur Gjykata Supreme

Skender Jashari

Familjarët dhe të akuzuarit e Grupit të Dobrosinit presin të shpallen të pafajshëm siç i kishte shpallur Gjykata Supreme

Gjykimi në rastin e Grupit  të Dobrosinit, tashmë është në fazën e fundit. Kalvari që  shoqëroi këtë  grup, duket se i erdhi fundi! Shumica e të  akuzuarëve veteran të  Luftrave Çlirimtare Shqipëtare, i vetmi rast që është  mbajtur si rast “top sekret” ( i konfirmuar edhe nga  Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit zt. Jetish Maloku). I vetmi  rast që të gjithë  të gjithë të akuzuarit janë  së paku student, e deri edhe disa me fakultet e dy prej tyre  edh  me magjistratura( Skender dhe  Valon Jashari).

Akuzat politike, të porositura nga Serbia, gjegjësisht nga Ivica  Daçiqi, përmes  prokurorit  Salustro( i mirënjohur  për  ndjekje  selektive dhe politike  kundër Veteranëve të  Luftrave  Çlirimtare  Shqipëtare), të  dhënë  me  deklarata  sekrete nga  spijunë  shqipfolës( të njohur për  mua).  Gjykimi paraprak  i  shpalli  fajtorë, duke  u arsyetu  që :” dënoheni me  qëllim të  ruajtjes së paqes dhe stabilitetit  në rajon!”

Grupi i Dobrosinit, nga  01.07.2012 deri më  31.06.2016, mbahen  të burgosur  politik në Burgjet  e Republikës së  Kosovës,  derisa  Gjykata  Supreme në  lëndën  PML 241/15,  i  shpall të  pafajshëm  për  akuzat për cilat ishin  dënuar:

  1. Kryerje të  aktit terrorist( paragrafi 43 të këtij  Aktgjykimi); dhe
  2. Organizim  dhe pjesëmarrje  në grupin terrorist( paragrafi 77 të  këtij Aktgjykimi)!

Madje Gjykata  Supreme,  në  Aktgjykimin e  saj  PML 241/15, në paragrafin  82, udhëzon  që  në rigjykim, mund të  përbëjë një  vepër  penale të  përcaktuar në nenin 144(1) të KPK-së, për  përgatitjen  për  kryerjen e  veprave  penale nën  nenent  135-142 të Kodit  Penal të Republikës së Kosovës!

Më 13 tetor 2016, është  ndryshuar aktakuza, e cila  për  më tepër  i  është  shtuar  edhe një  akuzë  më tepër( Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm) dhe duke   mos i hequr  sërish  akuzat që  Gjykata Supreme  i shpall të pafajshëm( kryerje të aktit terrorist dhe  organizim e pjesëmarrje në grupin  terrorist!

Më  18.01.2017, lexohet  aktakuza nga   Valeria  Bolici( Prokurorja e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it), seancat  tjera  të shqyrtimit gjyqësorë në rigjykim janë  mbajtur më: 08.02.2017, sjellet  dëshmitarja  eksperte e armëve të zjarrit Hyrije  Hoxha; 08.02.2017,  është  dëgjuar  dëshmitari  Kreshnik Maloku; 08.02.2017, është  dëgjuar  dëshmitari  ekspert i armëve të  zjarrit  Fejzal Lutfiu; 06.04.2017, është  shtyrë  seanca shkaku i mossjelljes së  Branisllav  Markoviqit nga  Prokuroria e  Fraksionit politiko-kriminal të  EULEX-it; 19.04.2017, sërish  shtyhet  seance  shkaku i mossjelljes së  Branisllav  Markoviqit nga Prokuroria e  Fraksionit politiko-kriminal të  EULEX-it; 26.04.2017,  dëgjohet  eksperti i armëve të  zjarrit  Lutfi Rraci;  26.04.2017,  dëgjohet  dëshmitari Florim Grabovci( i propozuar  nga  mbrojtja e  Valon Jasharit);  31.05.2017, bëhet  leximi i shkresave  të  lëndës;  21.06.2017, është  shty  gjykimi, shkaku i mos sjelljes së  Branisllav  Markoviqit nga Prokuroria e  Fraksionit politiko-kriminal të  EULEX-it;  23.06.2017, është  dëgju përmes  video-linkut,  Branisllav  Markoviqit nga Prokuroria e  Fraksionit politiko-kriminal të  EULEX-it;  05.10.2017, marren  në  pyetje  të akuzuarit;  06.10.2017,10. 10.2017 dhe 16.11.2017  jepet fjala  përfundimtare për  tre  ditë  të plota nga Prokurorja e  Fraksionit politiko-kriminal të  EULEX-it;  20.11.2017  dhe 24.11.2017, jepet  fjala përfundimtare  nga të  akuzuarit. Ky  rigjykim për  dallim nga gjykimi paraprak, ka vetëm një dallim, është  dëgjuar përmes  videolinkut, më 30.05.2017, dëshmitari  Branisllav  Markoviq, nga Prokuroria e Fraksionit politiko-kriminal të  EULEX-it.

Derisa  Gjykata  Supreme  në  Aktgjykimin e  saj shpall të pafajshëm të  akuzuarit,  e që  prokuroria  e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it  sërish  akuzon me të njejtat  akuza,  presim  që  në  fund  të vehet  drejtësia  në vend, ashtu siç ka  vendosur edhe Gjykata Supreme.

Më: 26.11.2017

Shkruar nga  Skender Jashari.

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.