Faleminderit mik i nderuar Skënder Kapiti!

Faleminderit mik i nderuar Skënder Kapiti!  

Shpresojmë në mbarësinë e mundshme të politikës shqiptare gjithandej.  

Anarkia e “mbjellë” deri tani në të dy anët e kufitarit, shkatërrimi shpirtëror e moral i shqiptarëve na bënë të dyshojmë në kthim mbarë të kombit tonë. Krimi më i madh është shkatërrimi i shkollës shqiptare e bashkë me te edukatën dhe arsimin. Unë, duke u nisur nga sjella e Vjosës dhe Kurtit në raport me rrjedhat dje dhe sot nuk kam besim se janë të aftë dhe të qëlluar për ndryshime radikale siç ju me aq militantizëm e ofroni.  Ardhja e dogmave mesjetare bashkë me tempujt e tyre me predikues antikombëtarë të mbështetur nga krim politika pozitë e opozitë dje e sot e ka plagosur rëndë idealin e Gjergj Kastriotit, Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit, e ka poshtëruar figurën e Shën Terezes …  mu në parlamentin e Kosovës.  

     Sot lideri e liderizmi kanë humbur kuptimi, tani qytetari dhe programi për qytetarin i jetësuar në ligje dhe praktikë flasin dhe bindin.   Shoqëria shqiptare ka devijuar aq shumë sa nuk të lë të jesh optimist.  

Ishim edhe më parë, u zhgënjyem disa herë.  

I bindem votës së sovranit! Përulem para simboleve kombëtare dhe atyre shtetërore! Janë të shenjta në rrugën tonë drejtë cakut!  

Me respekti! 

Haziri, Vjenë