FAJTOR PËR VRASJEN: KRYEMINISTRIA E GJER POSHTË…

NEBI DRAGOTI

FAJTOR PËR VRASJEN: KRYEMINISTRIA E GJER POSHTË…

U VRA ASHTU E KËSHTU, KËTU E ATJE…

U vra këtu e u vra atje. U vra kështu e ashtu. U kap këtu e u kap atje. Ose për çudi nuk u kap fare as nga koka, as nga veshi e as nga bishti…

Lajme në televizorë e gazeta publikohen si kryeartikuj triumfiator kalemxhinjësh përditë. Përditë këto lajme sjellë ky stan pa bylmet. Nuk zbulohet defekti për të riparuar çështjen, për ta izoluar, për ta pakësuar fenomenin e kriminalitetit. Nga institucionet përkatëse nuk bëhet analizë pse ndodh kështu.Nuk bëhet analizë se si bëhet puna dhe a duhet ndryshuar metoda e punës për të pasur rezultatin e kërkuar. U vra femra Filides Hafizi, humbje e dhimbëshme jete është dhe ku ngelën dy vajza jetime. Keq. Shumë keq. Shteti nuk funksionon në tërë qelizat e tij. Ingranazhet i janë ndryshkur shtetit. Del presidenti dhe deklaron, se duhen ashpërsuar ligjet. Ndodh të përsëritet kjo ide pas çdo krimi. Keq. Jo, jo, jo nuk është aspak i saktë ky mendim, madje , edhe i pamenduar edhe juridikisht. Në këtë reagim fajtor mbetet edhe presidenti, edhe shteti. Vrasësin e liroi amnistia, por nuk e ka fajin amnistia. Amnisti do të ketë për çdo kategori të dënuarish që rehabilitohen. A është futur në sitë sa u rehabilitua vrasësi, ish burri, i avukates për të ndjerën, për të cilën vazhdojnë e shkruajnë gazetat “kazan” siç thotë edhe kryeministri Rama, nga i cili presim Rilindje….Atëherë: ç’ punë bëhet dhe si bëhet për të pasur suksesin në rehabilitimin e të dënuarëve, motiv që trumpetohet me të madhe . Keq e shumë keq. Në burgje ka drejtori e staf drejtorie. Ka psikologë. Ka edukatorë. Të gjithë dredhin zinxhirët dhe presin të firmosin në bordero për të marrë rrogën nga kontributi që japin taksapaguesët. Dihet: proçesi i edukimit, i riedukimit vazhdon gjithë jetën. Madje duhet kontrolluar se si bëhet edhe në shkolla e kudo.. Madje, shkenca e pedagogjisë ka mënyra, metoda të shumta për ta kryer me seriozitet këtë proçes delikat për mbarë shoqërinë. Edhe pushteti lokal duhet të ingranohet plotësisht. Në këtë prizëm aktiviteti është zero. Këtu duhet kërkuar edhe fajtori, që zbret, gjer poshtë, që nga kryeministria dhe gjithë strukturat e shtetit. Duhet punë kundër idesë: “Hajt t’i mbushim burgjet plot”. Qëndrimi politik që duhet të mbajë shteti nuk është ky, sepse kështu nuk e duam Shqipërinë.

Durrës, 2017.