Fajshet e politikës sonë

Nga Reis Mirdita

Historia e bisedimeve të pa krye, të pa shtjelluara aspak dhe pa rend e mbarëvajtje, u cilësuan nga bota „apolitike“, si dështim e tradhti të pakrahasura me ndonjë vepër të sojit të realizuar ndonjëherë. Pa asnjë përgatitje paraprake dhe pa asnjë kriter kombëtar, u emëruan fytyra, të shprehem pak me një term nga zoologjia, pa pedigre, të padenjë dhe të dëshmuar si luhaçka të Ditës së verës në degë mani. I rrepti e i shkepti, venduan autografin e vet, nganjëherë duke u fshehur e nganjëherë duke dalë përballë me krenarinë rrenacake se paskëshin arritur sukses të madh. Europa dhe Amerika na paskëshin këshilluar të vepronim si më lartë, e kjo, për të mirën tonë!!! Dhe e mira më e madhe ishte se së shpejti po na u heqkan vizat! Nga kjo, kur të hiqen vizat, na do të pasurohemi rrugëve të Europës e më gjerë!

Kohëve të fundit, fajshet e politikës sonë rrejnë se nuk humbim asnjë cm2 tokë! Këtu nuk bëjnë përjashtim as pozita e as opozita sepse të gjithë kanë shti në dorë troje shoqërore të kohës së komunizmit si dhe vakëfe të tjera. Me çfarë etike apo morali kombëtar disa falin e të tjerë sikur nuk falin tokën tonë por vet, si u tha më parë gllabëruan tokë e tokë, ku me ca grosh, ku pa to fare.

Fajshe se rrenin ditën në drekë duke u kamufluar në “bisedat teknike” që sollën gjendjen e Republikës por edhe tërë kombit në hapësirën mijëravjeçare në buzë të sarkofagut.

E dini, në një kohë fajshe quheshin vajzat që i kthente burri në gjini që natën e parë. Dhe thonin “e ka kthye se i ka dalë e FAJSHME. Gradualisht M-ëja u shkri nga tendencat e ekonomisë gjuhësore dhe morri trajtën e sotshme FAJSHE por me kohë, fajshe cilësonte femrën por edhe mashkullin rrenavec, ngatërrestar dallaveraxhi dhe akuzator pa vend. Një fajshe e bën një marri (rëndom tradhti seksuale) dhe akuzon se ia lozën me sherr e për sherr. Ja të këtilla fajshe janë politikanët e sojit dhe sorollopit të ditëve tona.

T’i çojmë në shpija të tyre këta fajshe, pa dalë agimi, mu sikur ata nuset e fajshme në kohërat e famshme  të qindveçareve të kaluar.

One thought on “Fajshet e politikës sonë

Comments are closed.