Faik Krasniqi: Turp të flasim për patriotizëm, trimëri dhe atdhedashuri!

Publicisti dhe analisti politik Faik Krasniqi ka folur rreth trenit që do të vije sot nga Beogradi në Kosovë. Ai këto komente i bëri në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Është vështirë ta kuptosh këtë gjë. Ke ”shtet”, ke polici dhe një mini-ushtri. Ke edhe mbi 60 mijë veteranë të luftës, e në anën tjetër Serbia e dërgon trenin si në shtëpinë e vetë. Madje edhe policia që zbatonte urdhërat për t’i rrahur protestuesit shqiptarë, në ndihmë të asaj kufitare. S’po flas për pushtetarët mafiozë, se ata jemi duke i ushqyer me votë për të na shkatërruar. Por ne çfarë populli jemi? Si shqiptar që jemi mund të flasim për çdo gjë, duke filluar nga krimi, hajnia dhe shkatërrimi i shtetit. Jemi të specializuar në këto drejtime. Por ju lutem, jo edhe për patriotizëm, trimëri dhe atdhedashuri.