Europa sot kundër Kosovës me Demarkacioniin ashtu si me 1880-ën me Ulqinin

Europa sot kundër Kosovës me Demarkacioniin ashtu si me 1880-ën me Ulqinin

Nga Skë nder S. KAPITI

Europa e pafytyrë ; Europë , pse mbete antishqiptare gjithmonë kur shqiptarët janë më të hershmit e Europës.
Europa, armik i madh i shqiptarëve e cila ua coptoi trojet, e ndau dhe e përdori Shqipërinë etnike si mall tregu duke ua falur dhe dhuruar trojet e saj shovinizmit ardhacak sllav e grek. A nuk u ngope Europë me zullume dhe me padrejtësi që u bëre gjithmonë shqiptarëve.

Pse, e nuk je Ti Europë që e krijove Malin e Zi si shtet me troje shqiptare.

A nuk je Ti Europë ajo kur në Vitin 1880 demostrove dhe kërcënove me floten tënde me anije franceze, britanike, gjermane, ruse, italiane dhe austrohungareze kundër shqiptarëve e që bëre të mundur dorëzimin e Ulqinit krejtësisht shqiptar Malit të ZI,duke edhe i mashtruar shqiptarët se do të “shpërbleheshin” me të drejta autonomiste, dhe përfundimisht a nuk je Ti Europë që në kancelaritë e tua bëre pazaret, tradhetinë dhe tragjedinë mbi shqiptarët.
Ti je autorja e paturpësisë që i rrudhose trojet shqiptare dhe Shqiptaret në 1/3 e tokave të tyre, dhe atë Shqipëri që t’i e njohe ,por që edhe atë gjithnjë deshe me Konferenca të Fshehta edhe ta zhdukësh nga harta.

Ja se si Ti Europë vazhdon të sillesh akoma edhe sot si antishqiptare, dhe u bën presion shqiptarëve që të falin përsëri trojet e tyre, me Demarkacionin t’i japin Malit të Zi edhe 8000 hektarë tokë , dhe madje u vë kushtin shqiptarëve se pa demarkacionin nuk ka për ju liberalizim vizash. Kjo ishit dhe kjo mbetet Europa për Shqiptarët, gjithnjë e pabesë dhe antishqiptare.