Europa dhe “eksperimenti” i radhës i saj me Shqipërinë

Europa dhe “eksperimenti” i radhës i saj me Shqipërinë

Nga Skënder Sadri KAPITI

Çuditërisht ndodhi edhe kjo: Pushteti i vogël socialist  në Shqipëri  mbështetet edhe nga Perëndimi Demokratik sot në kulmin e krizave të rënda që i kanë ardhur shqiptarëve  prej qeverisjes socialiste.

Perendimit, BE, OSBE, ODIHR e të tjerë e të tjerë, ata që njihen si bota Demokratike, realisht sot nuk është se po u intereson shumë demokracia dhe standardet demokratike në Shqipëri, pasi p.sh.: ato njohim por edhe po i pranojnë zgjedhjet vendore Socialiste, votimet   jodemokratike dhe monopartiake të 30 Qeshorit 2019, të paktën deri tani të Premten me 28 Qershor 2019, dy ditë para votimeve  Socialiste.

Dhe kjo po ndodh me indiferentizmin miratues të  BE-së  30 vjet pas kohës së  Republikës Popullore  Socialiste  të Shqipërisë.

Për shumë prej tyre, demokracia  dhe parimet demokratike nuk kanë shumë rëndësi në Shqipëri.

Shumë shtete e politikanë pushteti në Perëndim, e rëndësishme për ta, dhe kryesore është interesi i tyre kombëtar, strategjik, gjeopolitik dhe gjeostrategjik, interesi ekonomik dhe siguria e mirëqënia e shteteve të tyre.

Në këtë këndvështrim ata edhe kanë mbështetur, njohur e përkrahur edhe regjime jodemokrartike, udheheqësa autoritaristë kur atyre ua don interesi.

I mirë për perendimin është stabilokracia edhe e korrupsionit, e drogës dhe autorikracitë në vendet e tjera p.sh. edhe si Shqipëria, derisa ato përputhen dhe u shkojnë sipas  interesave të perendimoreve.

Stabilokracitë autoritariste dhe regjimet politike edhe të kriminalizuara e të korruptuara si ky i sotmi në Shqipëri çuditërisht perendimi sot bën shurdhin  dhe të paditurin ndaj tij.

  1. sh. si ta gjykojmë qëndrimin “indiferent” dhe madje inkurajues e tolerant të BE-së dhe të SHBA-ve për legjitimitet të zgjedhjeve socialiste të 30 Qershorit 2019 në Shqipëri, qëndrimin indiferent dhe pse jo edhe normal të tyre për skandalin e madh të përgjimeve ku tregohet se qeveria Rama ka bashkëpunuar me krimin organizuar për të blerë votat?!

Si ta kuptojmë BE-në kur nga njëra anë nuk hap bisedimet me Shqipërinë për antarësimin e saj në BE, dhe kur BE e justifikon këtë fakt me mospërmbushjen e detyrave të shtepisë në mosefikasitetin në luftën kundër krimit të organizuar, kundër drogës dhe kunder korrupsionit. Dhe si ka mundësi që BE është pro kësaj qeverisje kur ajo është autorja e kësaj gjëndjeje në Shqipëri?!

Ndoshta nesër pas 30 Qershorit edhe mund të “ndërgjegjsohen” dhe mund të “pishmanohen” perendimorët  për këtë, por kjo nuk ua heq përgjegjsinë atyre: atë  të shtirjes sikur  europianët  nuk e njohnin  dhe nuk e dinin  mirë realitetin në Shqipëri?!

Dhe si qënkan normal për perëndimin zgjedhjet e ç’dekretuara të Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe caktimi prej tij i një date tjetër  dhe jo që votimet të mbahen në një situatë kritike krizash?

Ky qëndrim i BE-së karshi krizës së thellë gjithinstitucionale në  Shqipëri, ndaj kësaj farse votimesh moniste dhe antidemokratike të Partisë Socialiste dhe të qeverisë së saj me 30 Qershor 2019 a mos tregon se ky për Europën është një eksperiment tjetër i radhës me Shqipërinë, ashtu sikurse Europa bëri eksperment me coptimin e trojeve shqiptare në vitin 1913, dhe po ashtu  Europa i “braktisi” shqiptarët në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe i la shqiptarët për 50 vite nën mëshirën e një diktature komuniste unikale në botë  si ateiste dhe antihumane?!

Pra, ashtu sikurse edhe bën eksperimente me demokracinë dhe me të këqijat e saj prej 30 vitesh në Shqipëri duke e mbajtur Shqipërinë  qëllimisht  jashtë antarësimit për në BE?!

Shqiptarët do ta detyrojnë Europën që ajo të bëjë një VETTING, duke u pastruar nga shqiptarofobizmi, do ta detyrojnë Europën që të bejë një VETTING duke hequr dorë nga qëndrimi me dy standarde  të saj kur vjen puna ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. Një ditë edhe  Europa do të bindet e të detyrohet  që  ajo të jetë në krah të të drejtave kombëtare shqiptare, në krah të së vërtetës historike të shqiptarëve dhe në krah të vullnetit të drejtë  të shqiptarëve.

Pse perendimorët, jo pak prej politikanëve të lartë të tyre vazhdojnë edhe sot akoma të   bien në kurthet, në korrupsionin dhe të intrigave antishqiptare të armiqve  historik të shqiptarëve?!

Dhe Europë po të pyesim se: shqiptarët, si populli më pro europian dhe më pro amerikan në botë a e meritojnë këtë “mirënjohje” e mbështetje indiferentizmi  dhe eksperimentimi nga ana e Juaj duke i mbajtur ata  larg integrimit europian?! Faktori kryesor pse Shqipëria ndodhet në këtë gjëndje  është zvarritja e pakufi dhe mosantarësimi i Shqipërisë në BE, duke fabrikuar kushte e stërkushte shqiptarëve si asnjë kombi tjetër në Europë.

Nëse do të ishte integruar Shqipëria në BE ashtu p.sh. si Bullgaria e Rumania nuk do të kishte pasur as kriza, as percarje, as paqëndrueshmëri dhe as gjëndje të tilla si realiteti i sotëm në Shqipëri.

Europë, Ju edhe heshtët edhe indiferentuat edhe ndaj protestave paqësore kundër ketij regjimi, kundër mashtrimeve të tij të disa muajve më parë zhvilluar nga ana e  rinisë kombëtare shqiptare universitare, pra, nuk është dicka që mund të justifikohet as kjo.

Dhe tjetra a mos vallë agjendës së  disa politikanëve dhe të disa fraksioneve  të politikës së sotme të Europës i duhet një pushtet në Shqipëri  si ky i sotmi i  cili  të jetë edhe pro ndryshimit të kufijve të Kosovës?!