Etiologjia kriminale në qytetin e Prishtinës në periudhën e pas luftës

Shkruan: Mr. sc. Fidair Berisha, Phd.Can i Sigurisë

Etiologjia –Çfarë është etiologjia?(nga greqishtja αιτία, etia = shkak+ λογία, logjia = shkencë).Etiologjia është studimi i shkakut (shkakësisë) apo fillimin e diçkaje. Ky term përdoret në rastet kur duam të gjejmë, studiojmë dhe arsyetojmë shkakun pse gjërat ndodhin dhe është shumë i përdorur në filozofi, mjekësi, teologji, biologji, gjeografi, psikologji, etj. Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore është zhvilluar e përsosur edhe krimi. Si i tillë, ka tërhequr vëmendjen e studiuesve në mjaft disiplina si: kriminologji, kriminalistikë, sociologji, psikologji, mjekësi ligjore, e drejtë penale etj. Në ditët tona, studimi i formave të shfaqjes së kriminalitetit, të shkaqeve dhe të rrethanave që mundësojnë atë dhe parandalimi i tij marrin rëndësi të veçantë. Që prej shekullit XX kriminologjia ka bërë objekt studimi të saj lidhjet ndërmjet faktorëve të ndryshëm të mjedisit fizik, social dhe kriminalitetit. Në kohën e sotme është për tu brengosur sepse institucionet po bëjnë krejt pak për të identifikuar shkaktarët e krimit në Republikën e Kosovës. Prandaj arsyeja pse jam përcaktuar të merrem me këtë hulumtim, është pikërisht mungesa e interesimit të organeve shtetërore dhe më gjerë për të  hulumtuar se cilët janë faktorët kryesor që ndikojnë drejtpërsëdrejti në krim. Pra  problemi etiologjik i krimit në Prishtinë ka qen dhe mbetet problem kryesor për tu hulumtuar, arsyet janë te shumta, sipas asaj që vërehet identifikimi i shkaqeve të krimit kishte me qen mënyra me e duhur  që të jepte  efekt për të parandaluar rastet kriminale..Gjatë hulumtimit vijmë në përfundim se në qytetin e Prishtinës ,ndër shkaktarët kryesore të organizimit shoqëror që ndikojnë në kriminalitet janë: urbanizimi, emigracioni, mobiliteti, luftërat, feja, familja, arsimimi, media, alkooli dhe droga. Në strukturën e kriminalitetit përfshihen një sërë veprash penale, si fyerje, dhunime verbale, fizike, psikologjike e seksuale, plagosje e lehtë apo e rëndë, vjedhje, grabitje, kanosje, marrëdhënie seksuale në gjini, braktisje të foshnjës e deri vrasje. Motivet kryesore, që përbëjnë edhe shkaqet kryesore të kriminalitetit, janë:, dëshira e përfitimit të pa drejtë e të pa ligjshëm, prirja për të jetë parazitare, bajraktarizmi, patriarkalizmi, egoizmi dhe sedra e sëmurë,ligësia, smira, xhelozia etj .Në zhvillimin e krimit ne përgjithësi ndikojnë  një sërë faktorësh, ata  ideorë e kulturor-edukativ, konfliktet kulturore, faktorët ekonomiko shoqërorë: krizat ekonomike, kushtet e banimit, urbanizimi i pa kontrolluar dhe i pa organizuar, papunësia,  emigracioni,  faktorët social patologjik: alkoolizmi, narkomania, bixhozi dhe lojërat e fatit, endacakëria, lypja, prostitucioni etj Për këtë qëllim kërkohen studime të hollësishme kriminologjike dhe investim të gjithanshëm e sidomos financiar, shoqëror e shtetëror.

Dimensioni etiologjik i kriminalitetit

Etiologjia e kriminalitetit merret me analizën e shkaqeve të kriminalitetit në një shoqëri të caktuar lidhur me atë se çka e shkakton sjelljen kriminale në planin objektiv dhe subjektiv, kurse këto dikotomi janë të njohura në përgjithësi si faktorë endogjen dhe ekzogjen të kriminalitetit. Shkurt, etiologjia e kriminalitetit analizon kriminalitetin si pasojë të gjendjeve të caktuara shoqërore dhe personalitetin e kryesit të veprës penale-vetitë e tij psikologjike dhe psikiatrike, të cilat e kualifikojnë atë si kriminel. Në bazë të faktorëve ekzogjen-të jashtëm apo shoqëror dhe faktorëve endogjen-të brendshëm apo psikik, është argumentuar me sukses korrelacioni ndërmjet tyre. Gjendja e grupit apo individit, krahas ndikimit të karakteristikave relativisht të pandryshueshme psikosociale është plotësuar edhe me analizën e determinantëve rrethanore të cilat kanë ndikimin më të madh relativ në sjelljen aktuale. Hulumtimet e zhvilluara në ambientet institucionale në të ashtuquajturat institucione të përgjithshme siç janë spitale, entet,burgjet, manastiret, vendet me shkallë të lartë kriminaliteti kanë treguar se parashikimi i sjelljes dukshëm varet nga variablet e situatave të cilat sociologjia klasike pak i ka marrë në konsiderim. Për këtë shkak, konsiderojmë se është e nevojshme që sistematikisht të kualifikohen dhe vlerësohen aspektet e ndryshme të rrethit social dhe fizik dhe të kombinohen ato me karakteristikat sociologjike të grupit që të mund të arrihet një predikim preciz i sjelljes. Marrëdhëniet e situatave rrethanore dhe sjelljes së njeriut janë objekt i shumë hulumtimeve dhe studimeve sociologjike në botë. Meqenëse bëhet fjalë këtu për ndikimet e ndërsjella shumë komplekse, është vështirë që të hulumtohen në mënyrë rigoroze, ndonëse pjesëmarrja e tyre është botërisht e qartë. P.sh. dominimi i luftës gjatë viteve të 90-ta në Ballkan, si faktorë i përgjithshëm rrethanor ka lindur edhe një varg fenomenesh tjera shoqërore, prandaj edhe strukturën dhe funksionimin e kriminalitetit në rrethanat e luftës. Është shumë me rëndësi të theksohet, sepse në shkollat neobiologjike kriminologjike përsëri dominon mendimi se krimineli është i lindur, kurse harrohet fakti që rrethi e formon kriminelin. Natyrisht edhe njëri, edhe faktori tjetër e kompozojnë këtë dukuri, por ndikimi i rrethit është prevalent. Mirëpo, rrethanat e cekura nuk duhet kuptuar tekstualisht, sepse ekziston një varg rrethesh kriminogjene, raste situatash dhe veçori psikologjike të personalitetit të cilat me veprim të përbashkët mund të prodhojnë krim. Mirëpo nuk është edhe ashtu, sepse megjithatë shumica e njerëzve nuk janë kriminel. Në rrethin shoqëror të dezorganizuar, rendi dhe baraspesha lehtë prishën. Dendësia e stimuluesve dezorganizues (këtu bëjnë pjesë në rrafshin shoqëror sidomos mungesa e vlerave të përbashkëta dhe solidaritetit), ndikon që vepra kriminale të racionalizohet më lehtë nga ana e akterit.

Faktorët e jashtëm (objektiv) të kriminalitetit

Faktorët ekonomiko-shoqërore,ne këtë drejtim theksohet se zhvillimi I hovshëm industrial, të arriturat e mëdha teknike ,zhvillimi I elektroteknikës dhe një varg transformimesh të mëdha që janë bërë në shoqëri, kanë ndikuar edhe në proceset e formimit të njeriut dhe personalitetit të tij. Këto të arritura dhe transformime të mëdha ,në një anë kane kontribuar në krijimin e një mirëqenie dhe standardi të lartë, në anën tjetër, me miliona njerëz vuajnë nga uria,skamja,papunësia dhe sëmundjet e ndryshme. Industrializimi si proces, në botën bashkëkohore, gjithmonë është kuptuar si shans dhe mundësi e madhe e transformimit ekonomiko-shoqëror, por edhe e prosperitetit të gjithanshëm material dhe kulturor të shoqërisë. Kur flitet për industrializimin si faktor kriminogjen, zakonisht mendohet në disa pasoja të cilat paraqiten gjatë këtij  procesi ,në vende të ndryshme. Procesi i hovshëm i industrializimit dhe urbanizmi i qendrave të ndryshme në shoqërinë bashkëkohore ka sjell me vetëlëvizjen,migrimin dhe grumbullimin e madh të popullsisë nëpër disa qendra dhe qytete. Sot vërehet një vërshim i migrimit të të rinjve dhe qytetareve,prej vendeve në të cilat nuk ka zhvillim dhe transformim të duhur ekonomik-material dhe vendeve në të cilat paraqiten kundërthënie, konflikte dhe tronditje të mëdha politike,drejt vendeve industriale më stabile. Ardhacakët, në vendet industriale  dhe të zhvilluara, shpeshherë nuk janë të mirëseardhur, ata hasin në vështirësi dhe pengesa të ndryshme. Shpeshherë këta persona për të ardhur, përveç problemeve administrative dhe  teknike, ndeshen edhe më një varg problemesh që kanë të bëjnë me adaptimin dhe përshtatjen e tyre në kushtet e reja te jetesës. Kjo gjendje ,te këta persona, shpeshherë nxitë konflikte dhe mosmarrëveshje të ndryshme, trauma shpirtërore të cilat pastaj reflektohen edhe në sjelljet dhe qëndrimet e tyre. Krizat dhe depresionet ekonomike ,gjithashtu trajtohen si faktorë që kanë ndikim të dukshëm në sjelljet kriminale. Siç dihet ,gjatë krizave dhe depresioneve ekonomike ,vjen deri te ngecja e prodhimit, lëshimi masovik i punëtorëve nga puna ,ngritja e çmimeve, shtrenjtimi i të mirave materiale, dhe në këtë mënyrë shkaktohen dukuri të cilat drejtpërsëdrejti vështirësojnë ekzistencën e popullsisë. Depresionet dhe kriza ekonomike,sjellin deri te rritja e inflacionit e me këtë edhe deri te paraqitja e rrethanave që i ndihmojnë kryerjes së veprimeve kriminale. Varfëria dhe kriminalitetit ,gjithashtu konsiderohen si një faktor objektiv i kriminalitetit i cili ndikon në paraqitjen e sjelljeve kriminale. Është e vërtetë e madhe dhe e pa kontestueshme se kushtet materiale,e sidomos skamja, ndikojnë fuqishëm në sjelljet  dhe qëndrimet e individëve dhe grupeve të caktuara. Varfëria dhe skamja mundë të ushtrojnë ndikim në sjelljet dhe qëndrimet e disa individëve sidomos të disa individë të cilët edhe ashtu janë zhytur në veprime dhe sjellje kriminale. Papunësia dhe kriminaliteti,papunësia është e ngjashme me dukurinë e varfërisë dhe ka të bëjë me pamundësinë e punësimit dhe kyçjes në punë të njerëzve,e kjo sjell mungesën e mjeteve për ekzistencë. Papunësia,si dukuri dhe problem social, veçmas vjen në shprehje gjatë krizave dhe recesioneve ekonomike. Papunësia ndikon në keqësimin e pozitës materiale të individëve dhe familjeve. Gjendja e papunësisë ushtron efekte negative ,si në aspektin social ashtu edhe në atë individual. Për shkak të pamundësisë së plotësimit të nevojave elementare  për jetesë, të anëtareve të familjeve,për shkak të pamundësisë së shkollimit dhe mbrojtjes shëndetësore, pason braktisja e shkollës  dhe mësimit, paraqitja e sëmundjeve dhe e sjelljeve kriminale. Nga ana tjetër, vetë atmosfera e krijuar për shkak të papunësisë,ndikon në gjendjen psikike  dhe shpirtërore të individëve dhe familjeve të caktuara. Kushtet e vështira të banimit si faktorë kriminogjen ,gjithashtu zënë vend të rëndësishëm në trajtimet dhe kërkimet empirike të etiologjisë kriminale. Problemi i banimit, e sidomos mungesa e zgjidhjes së çështjes së banimit adekuat, është i lidhur me procesin e migrimit të popullsisë,me përqendrimin e sajë në qendra dhe qytete, me lëvizjet masovike prej viseve rurale drejt viseve urbane. Profesioni dhe mjeshtëria, gjithashtu konsiderohen si faktor që ndikojnë në paraqitjen e kriminalitetit. Kjo shpjegohet me faktin se këtyre personave, vet mjeshtëria-profesioni ,ua lehtëson kryerjen e disa formave të kriminalitetit dhe në atë mënyrë mund të kryejnë krimin pa vështirësi.

Faktorët e brendshëm (subjektiv) të kriminalitetit

Sado që faktorëve të jashtëm apo objektive u takon një rol me rëndësi në paraqitjen e sjelljeve kriminale,dukuria e kriminalitetit dhe shkaqet e saj,nuk mund të shpjegohen drejt deri në fund pa analizën dhe ndriçimin e faktorëve të brendshëm subjektiv,të cilët kan të bëjnë me përsonalitetin e kryesit. Kur flitet për faktorët subjektiv ,zakonisht mendohet për individin,për përsonalitetin e njeriut,në rastin konkret,të njeriut delikuent.Në këtë drejtim, theksohet roli dhe rëndësia e jetës së tijë biopsikike dhe lidhjet e sajë me sjelljet dhe veprimet kriminale. Karakteri,konsiderohet si sistem i tipareve dhe i vetive të përsonalitetit,të cilat tregojnë si vepron individi ndaj vlerave morale të shoqërisë.Karakteri i një individi shfaqet në veprimet që ai i kryen,qofshin ato veprime të moralshme ose jo,të ligjshme ose të pa ligjshme. Temperamenti ,shprehet në mënyrën e reagimit të individit ndaj ngacmimeve dhe nxitjeve te jashtme. Mënyra e reagimit të personav të ndryshëm ndaj të njëjtit ngacmim nuk është e njejtë. Ekzistojn katër lloje bazë të temperamentit të personit:Temperamenti sanguine, reagon shpejt ndaj ngacmimit të jashtëm,emocionet e tij nuk jan te forta dhe nuk zgjasin shumë,per rrjedhoje ,gjendja e tij kalon shpejt nga një gjendje  në tjetrën,nga gëzimi në hidhërim. Temperamenti Flagmatik, emocionet e tijë nuk jan të forta dhe shfaqen më vështirësi.Temperamenti  Kolerik,karakterizohet nga emocionet e forta dhe reagon menjëher për gjën më të vogël.Temperamenti Melankolik,karakterizohet nga natyra e tërhequr,reagimi me vones i përsonit ndaj ngacmimeve të jashtme.Përsonat e tille fyhen lehtë ,përjetojnë humbjet dhe pengesat që hasin në jetë,jan persona të cilët hasin  në vështirësi  në zgjedhjen e problemeve dhe për rrjedhojë bëhën pessimist.Emocionet jan shprehje e ndryshimeve  e gjendjes dhe e aktivitetit psiqik të individit.Në jetën e përditshme, njerzit provojn emocione ,si gëzim,frike dhe trishtim.Hera –herës emocionet jan aq të forta ,sa e shtyjnë atë të kryej veprime që mund të përbajë elemente të një vepre penale.Shprehite jan veti të individit,të cilat krijohën,zhvillohen dhe ndryshojnë nën ndikimin e mjedisit shoqëror.Rol të rëndësishem në formimin e këtyre luajn : familja,edukimi,mjedisi shoqëror,ekonomik dhe kulturor  në të  cilin rritet përsoni.

Parimet themelore te parandalimit bashkëkohor të kriminalitetit

Duke u nisur nga qëllimi i politikës së kriminalitetit, që është e harmonizuar me bazën aktuale dhe reale politiko – ekonomike, sociale dhe kulturo – historike, dhe që është i orientuar në luftimin dhe pengimin sa më të suksesshëm të kriminalitetit, është plotësisht e sigurt se politika e kriminalitetit është e domosdoshme të definohet më parë, përkatësisht të shihen edhe parimet e saj themelore. Me këtë,parimet e parandalimit të kriminalitetit janë në lidhje të ngushtë me parimet themelore të politikës së kriminalitetit, përkatësisht parimet themelore të parandalimit të kriminalitetit është e pamundur të kuptohen pavarësisht nga parimet e politikës së kriminalitetit, pasi që ato në një masë të madhe janë të harmonizuara, përkatësisht janë të përputhshme. Diferencat natyrisht dalin nga raportet e komponentëve themelorë të politikës së kriminalitetit: represioni penal –juridik dhe parandalimi shoqëror i kriminalitetit.Parimet themelore të parandalimit të kriminalitetit janë:

Parimi i ligjshmërisë,parimi i legjitimitetit,parimi i institucionalitetit,parimi i individualizimit,parimi i interaksionit,parimi i humanitetit.Është plotësisht e sigurt se të gjitha këto parime, individualisht ose në bashkëveprim,kanë kuptim vetëm nëse plotësojnë qëllimin themelor kriminalo – politik që konsiston në suksesin e kundërvënies ndaj kriminalitetit, natyrisht me kusht të veprimit ligjor, human,legjitim, me ruajtjen e plotë të të drejtave dhe të lirive të njeriut.Në botë janë mjaft të zhvilluara programet e orientuara ndaj vetë viktimave të veprave penale. Programet e cekura zhvillohen përmes dy grupeve themelore të“programeve të ndihmës”. I pari ka të bëjë me programin që nënkupton viktimat potenciale, në mënyrë që të edukohen drejt e të mos bëhen viktima, kurse lloji i dytë I programeve ka të bëjë me personat që tashmë janë bërë viktima të veprës penale.Kur flitet për, parandalimin qoftë në fillim të aplikimit të tij ose në botëkuptimet më të reja, në radhë të parë mendojmë në strategjinë sociale. Pra, konstanta në shumësinë e variablave që paraqiten në përpjekjen e përcaktimit jo vetëm të parandalimit, por edhe të vetë politikës së luftimit të kriminalitetit, që depërton në orientime të shumta, ka qenë pa dyshim i ashtuquajturi reaksioni shoqëror (social). Sipas këtij orientimi, si koncept i përkrahur dhe i themeluar social i aktivitetit, parandalimi paraqet padyshim fronti më të gjerë dhe më human në luftë kundër kriminalitetit në bashkësitë bashkëkohore shtetërore.

Gjithëashtu edhe policia si organizatë tipike shtetërore, ka për obligim që të  kryejpunët e sajë policore nëpërmjet të cilave mund të arrihen qëllime të ndryshme që mund t’i ndajmë në dy grupethemelore. Pra, fjala është për punët me kryerjen e të cilave pengohen dhe zbulohen deliktet që në qarqet kriminalistike – operative, profesionale dhe shkencore i quajmë punë operative, pastaj punët që kanë të bëjnë me aplikimin e drejtpërdrejtë të dispozitave, nxjerrjen e akteve administrative, ndërmarrjen e masave administrative,kryerjen e veprimeve administrative dhe të mbikëqyrjes administrative. Interesimi ynë do të përqendrohet në pjesën operative të punëve të organizatës policore..Pra, trendet bashkëkohore në fushat relevante shkëncore forenzike, organizative, penale dhe të tjera i kushtojnë vëmendje veprimit profilaktik të policisë në periudhën parakryerjes së drejtpërdrejtë të veprës penale (ante delictum).Të kthyerit tradicional të policisë kah interaksioni ndaj kryesve të veprave penale, viktimave, dëshmitarëve nuk ka ofruar rast për shikimin e mundësisë për parandalimin e delikteve qysh në fazën më të hershme të përgatitjes së tyre të përgjithshme, situacionale.Të kthyerit ekskluzivisht kahveprimi reaktiv, vetvetiu ka caktuar statusin dhe metodologjinë e punës së policisë. Kur themi të policisë, mendojmë në aparatin e gjithëmbarshëm të përbërjes operative duke filluar prej policisë së uniformuar, përmes policisë kriminalistike e deri te ajo forenzike.Inovacionet në parandalimin e kriminalitetit, që aplikohen gjatë disa viteve të fundit në vendet e zhvilluara të botës, mbështeten në një qasje radikalisht tjetër fare të kryerjes së punëve policore). Tek policët ekziston tendenca që kryesisht të kontaktojnë me kriminelët, viktimat ekriminalitetit dhe pjesërisht me viktimat potenciale, kështu që pjesa më e madhe e popullsisë qëndrojnë anash në mënyrë pasive .

 

Krimi si fenomen në qytetin e Prishtinës, po thuajse është në rritje e sipër ,andaj duhet që sa më shpejtë që të jet e mundur të krijohen kushte të paktën për zvoglimin e kësaj të keqe që po përcjell shoqërin kosovare e veqmas qytetarët e Prishtinës.Mendoj se duhët që të  mundësohen më shumë kushte për të rinjtë dhe një përkujdesje më e madhe ndaj tyre sepse ata përvec që shkojnë në shkollë duhet të marrin pjesë edhe në zhvillimet kulturore, në aktivitete sportive sepse duke u endur rrugëve ata nuk mund të bëjnë tjetër përveqse të devijojnë dhe shpesh hyjnë edhe rrugëve të kriminaliteti. Këto  masa dhe përkujdesje më shumë nga familja duhet të merren me kohë për shkak se efektet janë më të mëdha por kjo më shumë mvaret nga relacionet midis një bote të re dhe prindërve të tyre. Edhe faktori ekonomik nuk mund të përjashtohet për shkak se është shumë i rëndësishëm që ndikon në moshën jo vetem të rinjve të cilët duan të bëjnë një jetë më moderne, më komode si në vendet perëndimore, por sa është e mundur kjo në vendet që akoma janë në tranzicion dhe përballen me papunësi, kjo është dicka tjetër. Këto situata, sipas meje , shpesh për moshat më të reja përfundojnë edhe me pasoja të tjera të ç’rregullimeve të ndryshme psikologjike që shpesh i shpiejnë ata edhe në vendime ekstreme dhe në raporte të ç’rregullta familjare.Raportet midis prindërve dhë fëmijëve të tyre sidomos në dhjetët e fundit kanë shënuar një rrënie drastike dhe mos interesimi I duhur  nga prindërit që nuk shkojnë as t’i shohin nëpër shkolla dhe më pas në kafene të ndryshme ku janë vardisur të rinjtë se cfarë jete ata bëjnë. Për shkaqet flitet shumë, ka shumë teori, por në rastin tonë shkurt duhen veçuar: Përmbysjet e mëdha politike sjellin një periudhë tranzicioni. Në Kosovë,ky tranzicion u shoqërua me shkatërrime,  me trafikim të armëve, me prodhim e trafikim të lëndëve narkotike, të pasuara me shkatërrimin e objekteve, fabrikave, uzinave, të ekonomisë bujqësore, pyjore etj. Ky shkatërrim për rrjedhojë krijon strese, pasiguri, varfëri, emigrim ilegal, dhunë, armiqësi fetare,  politike, etj. – Papunësia masive në Kosovë ka sjellë  emigrim legal dhe ilegal. Emigrimi ka dy anë të medaljes, si anët pozitive dhe negative. Në kushtet aktuale papunësia si dhe varfëria janë në nivele shqetësuese, për rrjedhojë elementë të shumtë që nga ata të mitur deri në atë profesionist rrugën e krimit e shohin edhe si mënyrë jetese. Vështruar profesionalisht, shfaqen edhe faktorë të tjerë me ndikim objektiv dhe subjektiv që kanë të bëjnë me mangësi të theksuara profesionale në terrenin e organeve shtetrore.Së pari, përmirësim i situatës ekonomike, normaliteti i marrëdhënieve në shoqërinë shqiptare duke filluar nga komunitetet dhe në të gjitha hallkat e strukturat të ekzekutivit, legjislativit, gjë që kërkon realizimine reformave me karakter të theksuar social dhe që do të sjellin në një afat kohor më të shpejtë përmirësimin e kushteve jetësore të shoqërisë kosovare.Vëmendje më e madhe duhet ti kushtohet shtresave të varfra, gjë që kërkon hapësira për angazhime dhe veprimtari ekonomike, në sferën prodhuese por dhe atë të shërbimeve, kujdes i veçantë për shkollimin e të miturve gjë që duhet përmirësimi dhe ngritja cilësore e shkollave te të gjitha kategoritë.

Rekomandim:Së pari, përmirësim i situatës ekonomike, normaliteti i marrëdhënieve në shoqërinë kosovare duke filluar nga komunitetet dhe në të gjitha hallkat e strukturat të ekzekutivit, legjislativit, gjë që kërkon realizimin e reformave me karakter të theksuar social dhe që do të sjellin në një afat kohor më të shpejtë në përmirësimin e kushteve jetësore të shoqërisë kosovare.

Së dyti, ndryshime të dukshme kërkohen në strukturat e specializuara sidomos në shërbimet e policisë ku duhet të ndryshojë rrënjësisht metoda e punës për:Afrimin në komunitet, parandalimin e krimit në rradhë të parë tek të miturit, vëmendje të miturve që braktisin familjet,etj.Po ashtu edhe aplikimi dhe zbatimi  i ligjit duhet të bëhët për të gjithë njësoj ,dhe jo në mënyrë selektive.Së treti,bashkësia Islame duhet të jet më e vëmendshme në aspektin e përhapjes së ideologjive nga individ të caktuar të cilët me përhapjen e ideologjive destruktive po ndikojn në ngritjen e krimit .Së katerti,familja si njëri ndër faktorët më kryesor gjithashtu  duhet të këtë rol të veqantë në kontrollin   dhe  edukimin e fëmijëve si dhe  të anëtarëve të familjes në përgjithësi.Së pesti,mësimdhënësit në shkolla duhët të japin kontributin maksimal në edukimin e gjeneratave të tanishme,veqanarisht kisha me vequ mbajtjen dhe organizimin e takimeve ndërmjet shkollave ,ku tema diskutimi do të ishin krimet dhe masat për parandalimin e krimeve.

Së gjashti, luftimi i krimit te organizuar ngase pasojat e krimit të organizuara janë të mëdha dhe paraqesin  kërcënime komplekse për stabilitet ekonomik, politik, social dhe sigurinë e shoqërisë.