Ernest Hemingway (1899-1961)

Ernest HemingwayErnest Hemingway lindi 21 korrik 1899 në Çikago. Babai i tij ishte mjek kurse për pasion kishte gjyetarinë dhe peshkatarinë. Nëna e tij ishte muzikante dhe ëndërronte të ketë vajzë por ja lindi Ernesit i cili kaloi rininë i dhënë pas peshkimit e gjyetisë dhe më vonë tregoi historitë e tyre lidhur me këto dy pasione. Në ndërkohë, fillon të merret me gazetari pranë « Kansas City Star ».

Më 1917, ai u bashkua me Kryqin e Kuq si ambulancier në frontin e luftës në Itali dhe këtu, në moshën 18 vjeçare plagoset rëndë dhe dërgohet në spitalin e Milanos ku dashurohet me një infirmiere dhe për këtë shkak ngriti dorë nga armët e kjo qe njëherit  edhe filli i thurrjes së veprës Lamtumirë armë (A farewell to Arms) që doli nga shtypi më 1929.  Me këthim në SHBA, u martua me Hadley Richardson por mendja i rinte gjithëmonë në Europë. Së fundi arrin të shkëpus një mision gazetarie dhe akoma si i panjohur, vendoset në Paris. Këtu njihet me Gertrude Stein e cila ia mëson stilin e shkrimit të saktësishëm, të qartë e liruar nga ngarkesa me fjali të shprazëta e të panevojshme.

Në fillim botoi Tre tregime e dhjetë poezi (1923) e më 1925, Në kohën tonë , vepra në të cilat përshkruan dhunën, dhimbjet dhe kujtimet e luftës që nuk arriti ti shlyej tërë jetës.  Kujtimet e plagës do ta përcjellin gjithëmonë dhe do të bëhen obsesion i veprës së përgjithëshme të autorit.

Në veprën Dielli lind gjithashtu, (1926) e cila pati sukses të papritur, flet për heroin e tij të tredhur nga predha të cilit vrapi pas kënaqsive nuk i mshefin as zbusin vuajtjet. Vepra përcjell jetën e të mërguarve të rinj të anës së majtë të Senës (La seine) për të cilët. « Kjo është storje e gjeneratës së humbur »  pat thënë Gertrude Stein kur lexoi këtë vepër.

Në majin e vitit 1925, njihet me Fitzgerald-in e famshëm por të cilin ai akoma nuk e njeh. Dhe ky, themi lirisht, se është ndër të parët në mos i pari që vërejti talentin e madh të Hemingway-it. Në mes tyre lindi një miqësi  e vërtetë por edhe një rivalitet i madh.

Në ndërkohë e përcjellin  ngjarje të vështira si vetëvrasja e babait, çkunorëzimi por edhe diçka më e lumtur si psh. rimartesa dhe botimi i veprës së mëlartëpërmendur Lamtumirë armë.  Më 1930 vendoset në Key West të  Floride-s ku edhe shkroi Vdekja në pasditë  ku flitet për koridën.

Më 1936 e gjejmë në Spanjë, të angazhuar në krahun e forcave republikane. Këtu bëhet alkoolik por vazhdon të shkruaj dhe boton librin To have and have not  (1937) që ka për temë padrejtësinë shoqërore të kohës së vet dhe më 1940 boton librin For whom bell tolls që është një inspirim nga angazhimi i tij në Luftën e Spanjës.

Prej  Spanje  vendoset  në Havanë gjer më 1944 nga këthehet rishtazi në Paris. Në ndërkohë pat botuar The snows of Kilimandjaro (1936). Më 1950 shkroi Përtej lumit që njëherit është vepra e fundit me brendi dashurie ku flitet për një kolonel të moshuar të armatës amerikane dhe një venedikase nëntëmbëdjetë vjeçare. Më 1952 del The old man and the sea  ku denoncon brishtësinë e sukseit material kurse më 1954 fiton Çmimin Nobel.

I moshuar dhe i sëmurë, i mbyllur në pronën e vet në Idaho, me 2 qershor 1961, përfundon jetën duke bërë vetëvrasje.

Tre vjet pas vdekjes i botohet “Parisi është një festë”.

 Veprat sipas vitit të daljes (titujt origjinal):

  • Three Stories and Ten Poems, (1923)
  • The Torrents of Spring, (1925)
  • In Our Time, (1925)
  • The Sun Also Rises, (1926)
  • Men Without Women, (1927)
  • A Farewell to Arms, (1929)
  • Death in the Afternoon, (1932)
  • The Snows of Kilimanjaro, (1932)
  • Winner Takes Nothing, (1933)
  • Green Hills of Africa, (1935)
  • The Fifth Column, (1938)
  • The First Forty-Nine Stories, (1938)
  • For Whom the Bell Tolls, (1940.)
  • Across the River and Into the Trees, (1950)
  • The Old Man and the Sea, (1952)
  • A Moveable Feast, (1964)
  • Islands in the Stream, (1970)
  • The Garden of Eden, (1987)
  • True at First Light, (1999)