Erdogan, mik i madh i Shqipërisë dhe Kosovës

Erdogan, mik i madh  i Shqipërisë dhe Kosovës

Nga Skënder Sadri KAPITI

 

Me fakte, kundër hipokrizive  pseudopatriotike dhe pseudointegruese    të turkofobëve dhe të   mercenarizmit   të  cilët përpiqen  me dëshpërim  me të  gjithë  takatin që të  justifikojnë   me manipulime, trillime  dhe me  fabrikime  urrejtjen e tyre  per Turqinë, pë muslimanizmin shqiptar   dhe  që përpiqen me shumë  përkushtim mediatik për prishjen  e përçarjen  e marrëdhënieve te mira shqiptaro-turke.

Shqiptarëve u  intereson së pari interesi kombëtar  shqiptar për marrëdhënie të mira me të gjithë, por parësore janë marrdhëniet e mira me të gjithë ata popuj dhe me ato shtete që  duan  të kenë marrëdhënie të mira reciproke me Shqipërinë dhe Kosovën, ku një vënd të veçantë dhe specifik kanë marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore me Turqinë.

Për marrëdhëniet me Turqinë  nuk kemi  pse të  ndikohemi nga askush tjetër pse ata nuk dëshirojnë  që Turqia të jetë një fuqi e barabartë me shtetet  e fuqishme europiane të cilat nuk e shohin aspak me sy të mirë Erdoganin , i cili nga këto zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike u realizua si një lider patriotiko-demokratik i fuqishëm, si një lider i respektuar kombëtarisht , por detyrimisht i pranuar tashmë  si i fuqishëm edhe ndërkombëtarisht.

Mediat dhe politika europiane  bënë propagandë kundër Erdoganit pasi  shtetet europiano-perendimore   nuk duan  një Turqi të fortë  e të barabartë me ta , por Turqia nuk ishte Siria dhe as Libia, madje kjo propagandë  pati efekt krejt të kundërt e cila e rriti efektin kombëtar pro Erdoganit, i cili në pushtet  kishte treguar aftësi të mëdha të një burrë shtetit të fortë  si rezultat i së cilës  Turqia u bë një supershtet  potencialisht  shumë i fuqishëm  ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht, si edhe në aspektin  humanitar, shkencor e  teknologjik.

Dhe një Turqi e tillë, si një aleat strategjik  i  Shqipërisë dhe Kosovës është mirë për shqiptarët , prandaj nuk ka pse askush   çuditet  pse shqiptarët , shumica e tyre ishin për Erdoganin, dhe pavarësisht se nuk  u bë propagandë politike, pro Erdoganit  ishin qytetarët shqiptarë edhe pjesa më e madhe e politikës në Shqipëri dhe  Kosovë  ashtu sikurse  edhe më parë, qytetarët  dhe autoritetet më të larta shtetërore shqiptare e dënuan me forcë grushtin e shtetit të Korrikut 2016 në Turqi.

Duke parë atë se çfarë urrejtje të egër  dhe histerinë antishqiptare të serbëve kundër shqiptarëve, kundër simbolit të shqiponjës dhe të flamurit të Kosovës më erdhi në kujtesë  fakti që simbolin kombëtar shqiptar të shqiponjës e kanë bërë dy njerëzit më besnik dhe më pranë Erdoganit, shefi i kabinetit dhe këshilltari i parë i tij, si dhe vetë Erdogani në disa raste ka vënë në qafë Flamurin e Kosovës.

Nëse FIFA  pas ankesës së Federatës Serbe të Futbollit ndëshkoi me gjobe  Shaqirin dhe Xhakën pse ata bënë shqiponjën me duar gjatë ndeshjes Zvicër – Serbi  me 22 Qershor 2018 pas shënimit të golave nga ana e tyre, atëhere çfarë do të duhej të  bënte Presidenti turk Erdogan  me Shefin e kabinetit të tij si dhe me Këshilltarin e parë të tij kur ata bënë me duar  shqiponjën shqiptare pas takimeve të ishpresidentit të Shqipërisë,  Bujar Nishani,  në Rezidencën e Presidencës Turke në Ankara ne Dhjetor 2016 ?!

Si ka “mundësi” që në Presidencën turke ,funksionarët e lartë turq dhe ata më pranë Erdoganit të bëjnë me duar  ashtu si shqiptarët  simbolin e shqiptarëve, shqiponjën e Skënderbeut ,kur turkofobët e Kosovës dhe të Shqipërisë e akuzojnë Erdoganin si neootoman, nacionalist dhe diktator, dhe po këta turkofobë bëjnë sikur u vjen keq për demokracinë në Turqi dhe u vjen keq edhe pse dështoi grushti i shtetit në Turqi, por edhe “u vjen keq” për turqit se përse e votuan dhe pse fitoi zgjedhjet përsëri Erdogani  me 24 Qershor 2018!?

Sa çudi?!

A mos u “vjen keq” këtyre   turkofobëve  pse Shqipëria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore, ekonomike, politike dhe strategjike me Shtetin turk, pra  edhe pse Turqia dhe Erdogani janë miq të mëdhenj të shqiptarëve, apo edhe pse  Turqia ishte forca kryesore e NATO-s pas SHBA-ve që çliruan Kosovën dhe po kështu Turqia dhe Erdogan ishin nga  njohësit e parë të Pavarësisë së Kosovës!?

 

Erdogan  me Flamurin e Kosovës

Serbët dhe rusët   ankohen  dhe terbohen pse futbollisti shqiptar nga Kosova , Shaqiri, ka në këpucë Flamurin e Kosovës kurse Presidenti i Turqisë  Erdogan e mban atë  rreth qafës. A  mos vallë edhe kjo i shqetëson turkofobët  e  Kosovës?! 

Këta hipokritë dhe mercenarë  bëjnë sikur  shqetësohen  për standartet dhe liritë demokratike  në Turqi, por në të vërtetë  këta i shqetëson  dhe i verbon fakti pse Shqipëria dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira me Turqinë; i shqetëson fakti dhe i gërryen  urrejtja për Turqinë  pse ajo  është bërë nën drejtimin e Erdoganit superfuqia rajonale dhe supershtet  ekonomik, politik, strategjik dhe ushtarak  në rang global. 

Që prej 15  vitesh kur u bë Kryeministër i Turqisë , Erdogan, ky  burrë i madh shteti   e ka përkrahur e ndihmuar shtetndërtimin e Kosovës,  ka kërkuar dhe promovon e kërkon  ndërkombëtarisht  gjithmonë në organizmat dhe institucionet ndërkomëtare njohjen  e Kosovës nga shtetet  e ndryshme  të botës, ua kërkon këtë edhe shteteve të  Organizatës Islamike që s’e kanë njohur akoma.

Erdogan  kërkon në OKB antarësimin e Kosovës në OKB, në BE  dhe e mbron  Kosovën në NATO.

 Këto  veprime, sjellje  dhe kërkesa, këto janë ashtu dhe të tilla siç i bën edhe Shteti Shqiptar i Shqipërisë për Kosovën, pra këto i bën një Shtet aleat dhe një President  turk i cili i konsideron  dhe i respekton shumë shqiptarët, si vëllezër , siç e ka deklaruar vetë Erdogani, ashtu siç dëshirojnë dhe veprojnë për  shqiptarët e Kosovës  edhe shqiptarët  e Shqipërisë,  të  cilët  janë vëllezër gjaku me shqiptarët  Kosovës.

Prandaj me të drejtë politika në Shqipëri dhe në Kosovë i është Turqisë mirënjohëse për atë se çfarë ka bërë Turqia, Erdogan ashtu sikurse kanë bërë dhe të gjithë parardhësit e tij të shtetit modern turk për shqiptarët.

Turqia , Erdogan ashtu si edhe paraardhësit e tij gjithnjë dhe konstant kanë përkrahur gjithmone shqiptarët.

Erdogan ka respektuar njëlloj të gjithë: si Berishën, si Thaçin, si Ramën, si Nanon,  si Nishanin, si Metën , pra ka pasur marrëdhënie të shkëlyera me të gjithë personalitetet më të larta shtetërore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Ai  gjatë gjithë karrierës së tij politike si burrë i madh shteti që ka drejtuar me sukses  supershtetin turk, si mik i madh dhe i shtrenjtë  i Shqipërisë dhe i Kosovës  respekton dhe gjithnjë e ka treguar me vepra  respektin për shqiptarët dhe Shqipërinë pa marrë parasysh se cila forcë politike ka qeverisur, qeveris  dhe do ta qeveris në të ardhmen Shqipërinë ashtu si gjithnjë siç bën e vepron  populli  dhe shteti  turk në  marrëdhëniet  miqësore e vëllazërore me shqiptarët .

Prandaj Erdogan është mik  i sinqertë i Shqipërisë  dhe Kosovës, mik  i të gjithë shqiptarëve, dhe shqiptarët i konsideron si vëllezër.

Kjo është arësyeja  tjeter se përse ky fakt i verbon turkofobët dhe islamofobët shqiptarë dhe mercenarët e sponsorizuar nga ata të cilët janë të interesuar që t’i prishin marrëdhëniet vëllazërore shqiptaro-turke. Këta tipa intrigojnë dhe zhurmojnë me neootomanizmin, me erdoganizmin, për gjoja se janë me euro-uesternizmin dhe se marrëdhëniet me Turqinë na mbajnë larg BE-së, kur zëdhënësi i BE-së Margaritis Schinas  menjëherë e uroi fitoren e Erdoganit duke u shprehur se:

“Ne shpresojmë se Turqia nën udhëheqjen e  Presidentit Erdogan do të vazhdojë të jetë partneri i BE-së në çështje të rëndësishme si migrimi, siguria,stabiliteti rajonal dhe lufta kundër terrorizmit”.

 Pra, kjo do të thotë se  BE-së i intereson dhe e konsideron Turqinë partner të saj, kurse turkofobët  dhe mercenarët  antishqiptarë nuk duan aleancë dhe partneritet strategjik të Shqipërisë e Kosovës me Turqinë!?

Pse?

Sepse aleancën shqiptaro-turke  nuk e duan as grekët dhe as serbët, apo jo, të cilët  i përdorin edhe turkofobët dhe mercenarët shqipfolës për këtë qëllim të tyre për prishjen dhe sabotimin e miqësisë shqiptarto-turke.

Pra , BE-ja  Turqinë dhe Erdoganin i konsideron  partner  për probleme të rëndësisë së parë rajonale dhe globale , ndërsa disa mercenarë e mediatikë shqiptarë   përjargohen dhe zhgarravisin shkrime kundër  marrëdhënieve  vëllazërore  të Shqipërisë dhe të Kosovës  me popullin  dhe me shtetin turk, me Turqinë e cila është  edhe antar themelues  e Këshillit të Europës, themeluar  që në vitin 1949, dhe njëkohësisht është aleate strategjike e SHBA –ve  dhe forca e dytë ushtarake e NATO-s.  

Dhe këta mjeranë e mercenarë të pakët kritikojnë politikën e Shqipërisë dhe të Kosovës për marrëdhëniet me Turqinë.

Dhe bënë  shumë mirë që Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Kosovës i uruan ndër të parët fitoren Erdoganit në Zgjedhjet e 24 Qershorit 2018, ashtu sikurse do ta uronin këdo që do ta kishte zgjedhur dhe votuar populli turk.

 

Edhe Papa Francesku e ka bërë me duar simbolin e shqiptarëve në respekt të kombit shqiptar, pavarësisht se Vatikani nuk e ka njohur akoma Kosovën ashtu si aleatët e  Serbisë  Rusia, Kina, India, Brazili etj., ndësa Turqia ishte e dyta pas SHBA-ve që e njohu Pavarësinë e Kosovës.   

Përderisa Shqipëria dhe Kosova janë antarë të FIFA-s, dhe si të tilla ashtu si të gjitha kombet e shtetet e tjera ato paraqiten me simbolet, me himnin dhe me flamurin e tyre. Dhe nuk e di dhe as që mund të paramendohet që të ketë ndonjë rregull nga  FIFA e cila nuk lejon dhe ndëshkon lojtarët të cilët bëjnë simbolin e përkatësisë së tyre kombëtare?!   FIFA nuk di se përse ndëshkoi shqiptarët pse ata shprehen emocionet e tyre në mënyrën më paqësore duke bërë me duar simbolin kombëtar të tyre.Nuk  do të besohet  pse FIFA  ndëshkoi dy futbollistët shqiptarë, pse ata krenohen me përkatësinë  e tyre kombëtare shqiptare ne kampionatin Boteror te Futbollit Rusia-2018.

 

Dy personat më të besuar të Erdoganit, shefi i kabinetit të Presidentit të Turqisë dhe këshilltari i parë i Erdoganit bëjnë shqiponjën me duar, simbolin e shqiptarëve, dhe askush nuk u ka thënë në Turqi, pse?

Ky fakt  si dhe tjerët që Presidenti i Turqisë mban  Flamurin e Kosovës  dhe sidomos përkushtimi i madh për njohjet ndërkombëtare të Kosovës, të antarsimit të saj në OKB, të deklarimit të Erdogan se Shqipëria dhe shqiptarët janë faktor kyç në Ballkan hedhin  poshtë të gjitha ato intriga dhe djallëzi edhe të atyre farë intelektualësh hipokritë  e djallëzorë të cilët duan të duken si patriotë kur thonë  dhe kritikojnë pse Erdogani ka thënë se Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë.

Ai këtë e ka thënë në  shenjë  respekti  dhe dashamirësie vëllazërore për shqiptarët dhe për  shtetin e ri shqiptar të Kosovës të cilin ai  dhe Shteti turk ishin  ndër të parët  që njohën  Pavarësinë e saj.  Disave nuk u vjen mirë pse Erdogan i respekton shqiptarët si vëllezër. Kjo “pakënaqësi” urrejtjeje vjen prej gojës së islamofobëve dhe të atyre që kanë nostalgji për bashkim-vëllazërimin jugosllavo-titist, si dhe prej  internacionalistëve ateisto- komunist në Shqipëri  për vëllezërit  sovjeto-kinez.

Trillimet  antiTurqi dhe antiErdogan vijnë  prej injorantëve fanatikë të cilët me urrejtjen kundër Turqisë fshehin islamofobinë dhe urrejtjen e tyre  që  kanë  edhe për muslimanizmin shqiptarë. Dhe këta janë fanatikë  ateisto-komunistë, kristianë, kriptokristianë dhe mercenarë serbofilë si dhe disa  portale e injorantë interneti. Erdogan është  mik i madh i shqiptarëve dhe politikan i madh i cili  mbështet  aspiratën e shqiptarëve për integrimin  në  BE. Mjafton të  citojmë  atë  se  çfarë  ai  shprehu në  Ankara në  takimin e tij me ishPresidentin e Shqipërisë   kur deklaroi se:

” Ndjekim nga afër  Shqipërinë  në  drejtim të  integrimit drejt BE-së  dhe shpresojmë  që  në  përfundim të  këtyre hapave të  hedhur në  Reformën në  Drejtësi të  antarësohet  në  BE. Shqipëria është  një  vënd i cili luan rol kyç në  stabilitetin e Ballkanit”.  

Po kështu po iu kujtojmë  atyre që  intrigojnë  dhe përpiqen të  helmojnë  e të  përçajnë  marrëdhëniet  vëllazërore shqiptarto -turke e që  janë  ata të  cilët i përmënda edhe më  lart se, ja çfarë  Erdogan deklaronte në  Maj të  vitit 2016 në  programin “ Takimi i madh më  të  rinjtë ”:

“Vëndi i dytë  që  e kemi njohur Kosovën jemi ne. Ishim në  Komisionin e Ministrave dhe po garonim me Amerikën se a do ta njohin ata të  parët, apo ne. Prisja lajme nga bashkëpunëtorët dhe më thanë se ‘Amerika e njohu’, ndërkohë  që ne jemi të dytët”.

 Sa dashakeqësi  mosmirënjohjeje  dhe mosrespekti por edhe fatkeqësi e mjerim  për ata në Kosovë që urrejnë Turqinë dhe marrëdhëniet shqiptaro-turke. Edhe ky fakt madhor historik  në vazhdën e  kontributeve  të jashtëzakonshme që ka dhënë Turqia për Shqipërinë, Kosovën dhe për shqiptarët, ku historia shënon edhe faktin dhe meritën se gjatë kësaj periudhe kohore në krye të shtetit turk ka qenë  Erdogan, ky mik i madh i shqiptarëve. 

Serbët ankohen në FIFA , pse dy shqiptarët e mëdhenj Graniti dhe Xherdani festuan duke bërë shqiponjën me duar kur shënuan golat kundër Serbisë në Botërorin Rusia -2018, kurse më të afërmit pranë Presidentit Erdogan  bëjnë simbolin shqiptar ashtu si Shaqiri dhe Xhaka. Dhe a edhe për këtë disa shqiptarë shqetësohen pse Erdogan fitoi zgjedhjet në Turqi ?!

Shqipëria, Kosova  dhe shqiptarët kudo të parën kanë kombin shqiptar, Shqipërinë e trojeve gjithshqiptare dhe  shqiptarët duhet, janë  dhe do të jenë me të gjithë ata të cilët respektojnë, janë dhe do të jenë me shqiptarët pa dallim  vëndndodhje gjeografike,  kombi, gjuhe, kulture  e besimi që ata kanë.