Erdogan i bëri thirrje BE-së të prononcohet lidhur me pranimin e Turqisë

Rexhep Tajip Erdogan kërkoi të shtunën nga Bashkimi Evropian të deklarohet në mënyrë të qartë për ose kundër anëtarësimit të Turqisë, në një fjalim para parlamentit në Ankara. Presidenti turk siguroi se ishte “fundi i lojës.” raporton Filolet.com duke cituar agjensinë ats.

Ai tha se “nuk ka asnjë pengesë që Turqia të bëhet  anëtare e BE-së, nëse dëshiron Europa, ne jemi të gatshëm. Është tek të thonë në qoftë se duan të vazhdojnë me apo pa Turqinë” tha ai. “Fakti që ata na lënë në derë për 53 vjet tregon qëllimet e tyre ndaj nesh,” . Presidenti turk ftoi shtetet anëtare të BE-së për të sqaruar qëllimet e tyre.

Ndërkohë që procesi i anëtarësimit në BE ka filluar në fillim të vitit 1960 dhe negociatat janë iniciuar formalisht në vitin 2005, “qëndrimi i Europës sikur qëndrimi i dikujt që nuk dëshiron të respektoj premtimin e vet dhënë Turqisë, “tha zoti Erdogan.

Ai gjithashtu kritikoi ashpër “deklaratat e BE-së, duke përfshirë edhe luftën tonë kundër terrorizmit, e cila është një çështje e mbijetesës për Turqinë,” dhe shtoi se “Bashkimi Evropian është duke u përpjekur për të bërë një kriter në procesin e anëtarësimi “.

Çështja thelbësore e vizave

“Turqia ka përmbushur angazhimet e saj gjithmonë lidhur me Europën”, gjykoi Erdogan dhe gjithashtu rikujtoi se kërkesa e vizave për qytetarët turq që të udhëtojnë në BE duhet të hiqet në tetor, “ky muaj do të jetë i rëndësishëm” për marrëdhëniet e vendit me evropianët”, vazhdonn më tutje fjala e liderit turk.

Për të ndaluar rrjedhjen e emigrantëve kryesisht nga Siria dhe shpërndarjen në brigjet evropiane, BE-ja dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje në muajin mars me heqjen e regjimit të vizave për turqit që udhëtojnë në Evropë, ishte ky një faktor kyq këtë marrëveshje.