EPITAF

NEBI DRAGOTI

EPITAF
Si gjinkalla në lis
një jetë të tërë sa mbylli sytë,
servil politik për pozitë
me gizh, gizh, gizh…
Vdiq, (se njeriu vdes)
dhe atje tek varri në varrezë,
tani gjinkallat i bëjnë muzikë:
gizh, gizh, gizh…
Për politikë.
HUMOR VERE
(Ka shumë e shumë të tjerë)
Hëëë, ku e la dimri, e gjeti vera,
falaz s’ të fton plazhi kaltërosh),
nuk të do, kur bosh është kuleta;
këtë merreni dhe pë humor!
Bobo, ku e la vera , dimri e gjen;
pa lekë dhe lëvizja është e vështirë.
Buzagaz dimër , verë i përcjell;
Ç’ të bëjë? Merrne për humor më mirë!

DHJETSHJA
Dhjetshja,
kusur nga kafja
për lypsarin në rrugë,
se dhjetë lekë kërkon,
jo,jo më shumë;
…për bukë.
Heu, moj jetë, ç’nuk ke;
dhjetshen ia jap,
por, vetë eh, eh, eh…
Atë që pata e dhashë.

VDEKJA
Vdekja mori një të mirë njeri.
Nuk kemi ç’bëjmë. Mirë.
Mori vdekja një njeri të ligë.
Prapë,- mire,- themi.
Hajde, hajde!…
Mundohu, spjegoje me filozofi!