Epikteti (50 – 125/130)

Nga Renè Mirant

Epikteti, lindi reth vitit 50 në Frigji (Turqi e sotme – Hierapolis) dhe besohet të ketë jetuar gjer në mes të viteve 125-130. Ky nuk është emri i tij i vërtetë por vetëm një “nofkë” që rrjedh nga fjala greke epiktetos , sklav, shërbëtor dhe është me prejardhje nga familje skllave, ai megjithate mundi ti ndjek mësimet filozofike të stoikut Musonius Rufus. Epikteti, pasi iu shit mizorit Epafroditit, u lirua nga Neroni dhe filloi të jap mësim dhe kështu të përhapë tezat stoike gjer në vitin 90 duke u bë kështu, me Mark Aurelin dhe Senekun, njëri ndër më të njohurit e stoicizmit të ri. Na, e njofim sot veprën e tij duke falenderuar Flavius Arien-in nga  Nikomedia, nxënës dhe përkrahës i  mësuesit të vet, që me një stil të drejtë dhe pa teorizime tuboi dhe i publikoi tetë libra të quajtura «Takimet» nga të cilët fatkeqsisht janë ruajtur vetëm katër si dhe «Manueli» (Doracaku).

Me vendimin e Domitienit për ti përzënë filozofët nga Roma, Epikteti gjeti strehim në Nikopolis, të Epirit, ku edhe besohet të ketë vdekur brenda viteve 125-130.

Epikteti njohu , nëpërmjet të mësuesit të vet Rufusit, Zenonin dhe Krisipin por u inflencua shumë edhe nga Sokrati, Diogjeni  e Aristoteli. Nga krejtë këto njohuri, ai ndërtoi dhe pasuroi stoicizmin me një hije të « petkut » romak. Në veprat e Epiktetit, në qendër të interesit dhe trajtimeve është çështja morale dhe definimi i mirësisë. Ai pohonte se njeriu është shum i kufizuar dhe se gjithësinë e kanë në dorë Perenditë dhe sundimi  i tyre mbi çdo gjë ështe i pagabueshëm. Njeriu nuk mund as të kontrolloj dhe as ta dij nga para rrugën e vet, prandaj, duhet të pranoj pafuqinë e vet para fatit dhe pasiqë është i dobët në këtë aspekt, ai duhet të jetë tolerant përballë dobësive dhe mungesave të tjetrit. Ai gjithashtu ngrinte lartë lirinë e pashoqe të njeriut i cili, i robëruar, i nxënë në hekura o i torturuar, mbetet zot i vetvehtes. Konceptet fundamentale që përbëjnë më tutje doktrinën e  Epiktetit janë :

  • dëshira racionale, e menduar dhe shqyrtuar mirë e nga gjërat që varren nga vet njeriu ;
  • gjakftohtësia –  qetësia e shpirtit që nuk turbullohet nga asgjë e që nuk frigohet e as nuk dëshiron gjë dhe kështu arrin të fuqinë që të vendos vet për gjykimin që sjellë ;
  • Rezonimi që do të thot përputhje me rregullin natyror që kaplon mbarë gjithësinë ;
  • Perendia dhe kuptimi stoik “Zoti baba i njërëzimit” që vendos një lidhje shpirtërore logjike në mes njeriut dhe Zotit.

* * *

Citate nga Epikteti :

Shpëtimi dhe humbja e ynë janë në duarët tona.

Poqese  mer një rol që tejkalon mundesitë e tua, jo vetëm që do të jeshë figurë e ngratë, por edhe do të lëshë mbanë një rol që do të kishe mundur ta plotësosh.

A nuk e din se burimi i të gjitha mizerjeve të njeriut, nuk është vdekja por frika nga ajo ?

E mira dhe e keqja janë në vullnetin tonë.

Njeriun nuk e trazojnë gjërat po gjykimet relative mbi gjërat.

Mos dëshiro asgjë tepër se ç’dëshiron Zoti.

Njeri, nëse je dikushi, shko shëtitu vet, bisedo me vetvehten dhe mos u mëshih në kor (në turmë).

Puna e yte është të lozish korrekt rolin që të është besuar ; sa për zgjedhjen e tij, është çështje e dikujtë tjetër.