Ëndërrat

Photo de profil de Valdet Fetahu, L’image contient peut-être : 1 personne, gros planZgjedhja dhe redaktimi:

Valdet Fetahu

 Ëndërrimtar i vërtetë është ai që ëndërron të pamundurën.

[Elsa Triolet]

 

  Ëndrrat por jo ëndrrat e vogëla, se ato nuk kanë fuqi t’i lëvizin zemrat e njerzve.

[Johan Wolfgang von Goethe]

 

Ëndërrimtar është ai që mund të gjej rrugën e tij në dritë të hënës, dhe dënimi i tij është se ai e sheh agimin para pjesës tjetër të botës.

Oscar Wilde

 

Të gjithë njerzit ëndërrojnë, por jo njëjtë. Ata që ëndërrojnë natën në skutat me pluhur nga mendjet e tyre, zgjohen ditën për ta zbuluar se ishte kotësi: por ëndërrimtarët e ditës janë njerëz të rrezikshëm, për ëndrrat e tyre ata mund të veprojnë me sy të hapur, për t’i bërë ato të mundshme.

T.E. Lawrence

 

Të gjithë ëndrrat tona mund të bëhen të vërteta, në qoftë se ne kemi kurajon për t’i ndjekur ato.

Walt Disney

 

Thellë në atë errësirë e cila shfaqej, gjatë kam qëndruar aty, duke u pyetur, në frikë, në dyshim, kam ëndërruar ëndrra të cilat asnjë i vdekur nuk ka guxuar t’i ëndërroj më përpara.

Edgar Allan Poe

 

Ëndrrat janë kritere të karakterit tonë.

Henry David Thoreau

 

Ëndrrat janë përgjigjet e sotme për pyetjet e nesërme.

Edgar Cayce

 

Ëndrrat kanë vetëm një pronar në një kohë. Kjo është arsyeja pse ëndërrimtarët janë të vetmuar.

Erma Bombeck

 

Çdo njeri duhet ta modeloj jetën e tij në mënyrë që për disa orët e ardhshme faktet dhe ëndërrimet e tij të takohen.

Victor Hugo

 

Dhuratat e Perëndisë vënë ëndrrat më të mira njeriut për t’u turpëruar.  

Elizabeth Barrett Browning

 

            Ëndrrat e mëdha dhe endërrimtarët e mëdhenjë gjithmonë janë të mrekullueshëm.

Abdul Kalam

 

Unë jam mësuar të fle dhe në ëndrrat e mia të më përfytyrohen të njëjtat gjëra të cilat të çmendurve iu përfytyrohen kur janë të zgjuar.

Rene Descartes

 

Unë nuk e di nëse unë isha atëherë një njeri që ëndërroja se isha një flutur, apo nëse unë tani jam një flutur që ëndërroj se jam një njeri.

Zhuangzi

 

Gjykoni për karakterin tuaj natyror nga ajo se çfarë bëni në ëndrra.

Ralph Waldo Emerson

 

             Ashtu si të gjithë ëndërrimtarët, unë e gaboj zhgënjimin për të vërtetën.

Jean-Paul Sartre

 

Duke jetuar në ëndrrat e djeshme, ne akoma e gjejmë veten duke ëndërruar për pushtimet e pamunudra në të ardhmen.

Charles Lindbergh

 

Mitet janë ëndrrat publike, ëndrrat janë mite private.

Joseph Campbell

 

Ndoshta jeta është vetëm kështu … një ëndërr dhe një frikë.

Joseph Conrad

 

Ëndërrimtari nuk mund të njoh asnjë të vërtetë, madje as për ëndërrën e tij, derisa nuk zgjohet nga ajo.

George Santayana

 

Ka të atillë që i shikojnë gjërat ashtu siç janë, dhe pyes pse…unë ëndërroj gjëra të cilat kurrë nuk kanë qenë, dhe pyes pse jo?

Robert Kennedy

 

Të gjithë ne ëndërrojmë, ne kurrsesi nuk i kuptojmë ëndrrat tona, por ne veprojmë sikur asgjë e çuditshme të mos ketë ndodhur në mendjet tona të përgjumura, e çuditshme të paktën nga krahasimi me logjikën, veprimeve tona të qëllimshme derisa jemi të zgjuar.

Erich Fromm

 

Kush shikon jasht ëndërron, kush shikon brenda zgjohet.

Carl Jung

 

E djeshmja është kujtesë e të sotmes, dhe e nesërmja është ëndërr e të sotmes.

Halil Xhibran