Emergjencë për Albin Kurtin është kriza shëndetsore, ndërsa për Thaçin e Mustafën është politika

Emergjencë për Albin Kurtin është kriza shëndetsore, ndërsa për Thaçin e Mustafën është politika

Nga Skënder S.KAPITI

Sot shqiptarët kanë përballë qeverinë Kurti në detyre e cila ka si agjendë, detyrë  dhe si emërgjencë përballimin e pandemisë , të krizës së shëndetit, e cila është bërë një një krizë botërore ku sot politika ia ka lënë vëndin mjeksise dhe shërbimit shëndetsor, dhe politika botërore flet dhe ia ka lënë vëndin mjekësisë dhe shpëtimit të jetëve njerëzore.

Nga ana tjetër pas mocionit të LDK-së dhe Isa Mustafës që bëri të mundur rrëzimin e qeverisë Kurti, tani misionin politik për legjitimimin e delegjitimitetit parlamentar dhe antikonstitucional po e vazhdon presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili  ka marrë pozicion dhe  një qëndrim krejtësisht kundër rrymës, kundër interesit shëndetsor dhe kundër luftës ndaj pandemisë. Atë ashtu si dhe Mustafën  si emërgjencë kombëtare e shqetëson politika, qeveria të cilën dëshirojne ata.

Ai madje ka marrë dhe po luan rolin e opozitës destruktive dhe jo të Presidentit, në përpjekje për t’i imponuar verdiktit popullor vullnetin e tij dhe të puçistëve.

Ky është ndryshimi i madh sot mes Kurtit-Kryeministër dhe Thaçit-President.

Pse e bën këtë Presidenti?!

E bën se ai është tërësisht i verbuar nga interesi personal dhe pushteti, dhe në këto kohë pandemie ai përpiqet që ta shfrytëzojë këtë krizë për qëllimin e tij dhe të Isa Mustafës për të instaluar në Kosovë një qeverisje tjetër jolegjitime dhe jo në përputhje me vullnetin e popullit. Ai ngutet në qëllimin e tij , pasi ai i trëmbet që të presë normalitetin pas kalimit të krizës së koronavirusit, pasi në kohë normale Ligjin, Demokracinë  Shtetin dhe Kushtetutën nuk do i mbrojë vetëm VETEVENDOSJA, por i gjithë populli.

Në kushtet e pandemisë rëndësinë parësore e ka funksionimi i qeverisë dhe jo parlamenti e Presidenti. Sot shteti mbi të gjitha,sepse  pa shtetin të cilin e vë në funksionim qeveria nuk mundet të përballohet pandemia. Nuk është momenti që Presidenti të marrë përsipër nxitjen e ndonjë krize shtesë konfliktuale e juridike.

Ai mos të “ngutet” por të presë kalimin e pandemisë , dhe të mos konsumohet për interesa personalke e politike, pasi e ka kthyer Presidencën në një institucion skajshmërisht personal e politik. Nëse nuk pret kohën, atëhere meqë është i lirë dhe i pa preokupuar për pandeminë le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese e cila të shprehet se si  mund të formohet qeveria pas rrëzimit të saj me mocion mosbesimi, dhe që të marrë përgjigjen për të gjitha mundësitë e zgjidhjes së qeverisjes, por pas kalimit të pandemisë. Le t’i drejtohet asaj, ashtu sikurse ai edhe iu drejtua kundër vendimit të qeverisë për masat që ajo mori për parandalimin e pandemisë dhe për mbrojtjen e jetës njerëzore.