Elegji për Dashnim Hajrullahun

Elegji për Dashnim Hajrullahun  

  • Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

 

Rroka çiftelinë dhe e vura në gji –

Bashkë me te e thura unë një elegji !

Elegjinë e  këndova  për hatër t’ Allahut –

Një këngë ia kushtova Dashnim Hajrullahut !

            Refreni :

            Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !

Ju që respektoni kombin dhe Allahun –

Kurrë mos e harroni Dashnim Hajrullahun !

Dashnim Hajrullahun n’ lule t’ fëmijërisë –

Na e vranë pamëshirshëm xhandarmëria e Serbisë !

Ne , që respektojmë kombin dhe Allahun –

Drejtësi po kërkojmë për Dashnim Hajrullahun !

 

Më datën 7 Janar të vitit 2005 –

Krim të rëndë na bëri armiku i pa besë !

Krim të rëndë na bëri xhandarmëria e Serbisë –

Në Luginë t’ Preshevës – në fshatin Rahovicë !

            Refreni :

            Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !…etj.

 

N’ afërsi t’ kufirit Miratoc – Llojan –

Dashnim Hajrullahun –  ushtria serbe na e vranë !

Nga fshati Rahovicë – Lugina e Preshevës ,

Që i tmerroi shqiptarët anë e mbanë kësaj trevës !

            Refreni :

            Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !…etj.

 

Dashnim Hajrullahun ,  një fëmijë shqiptarë  –

Nga  xhandarmëria  serbe , n’ kufi na është vrarë !

Në kufirin mes Luginës së Preshevës me Maqedoni –

Për te deri sot nuk pati drejtësi !

            Refreni :

            Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !…etj.

 

Edhe pse është vrarë me plumba të  breshërisë ,

Nga xhandarmëria e egër e  Serbisë –

Pas 15 viteve  nuk  ka  përgjegjësi ,

As nga ana e shtetit nuk ka drejtësi !

            Refreni :

            Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !…etj.

 

Gjithandej  në botë ku ka njerëzi –

Askush  nuk duhet të mbahet në robëri !

Ose detyrimisht të mbahet i nënshtruar –

Nga se çdo njeri ka nevojë për të jetuar !

            Refreni :

            Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !…etj.

 

Secili ka të drejtë të jetojë dhe të gëzojë liri –

Të gëzojë liri vetjake dhe të ketë siguri !

Askush nuk duhet torturës  t’i  nënshtrohet prore ,

Trajnimeve , dënimeve mizore e çnjerëzore !

            Refreni :

            Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !…etj.

 

Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit –

Kanë të drejtë  t’ mos i nënshtrohen  kurrfarë diskriminimi !

Të mbrohen njësoj nga ligji , për faktin e ekzistimit –

Dhe secili ka të drejtën e lirisë së qarkullimit !

            Refreni :

            Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !…etj.

 

Gjilan, më 16.09.2020 vj.     Demir KRASNIQI