EDHE TI O RAMUSH I LËVIZE FJALËS?!?

Faridin TAFALLARI
…O POPULLI IM! PASKE PASUR FATIN E KEQ QË, NUK U MËSOVE DHE AKOMA NUK PO MËSOHESH ME KËTO LOJRAT E NDËRKOMBËTARËVE SI DHE ME DREDHITË E HILET E KËTYRE TË HUAJVE, TË KËSAJ EVROPE KURVË, TË CILËT ENDE PO LUAJNË ME FATIN TËND, DUKE UA FALUR TOKAT E TUA, TOKATË E MROJTURA ME GJAK NË SHEKUJ E DEKADA!?..

SA E DHIMBSHME ËSHTË KJO, QË KRERËT TANË ME DORËN E TYRE PO I NËNSHKRUAJNË ATO PLANE TË TË HUAJVE NË DËMIN E VETËVETES, NË KANCELARITË E NDRYSHME TË SHTETEVE TË HUAJA, SI AJO FAMKEQJA NË LONDËR E BERLIN DHE TASH KJO MË E FUNDIT NË VIENË TË AUSTRISË!!!
DHE JA SOT KUR E KËRKON ATË QË VETË E KE NËNSHKRUAR QOFTË MGA PRESIONI APO PA E MENDUAR HIÇ SE, PO PËRFAQËSON POPULLIN DHE JO VETËM VETEN TËNDE… DHE JA SI DALIN FJALËT…ME ATO DEKLARATAT E GREG DELAVI SE, TASH MË KËTO NA QENKAN BROÇKULLA!?…
POR KJO E FUNDIT, IA TREGOJË ATË URREJTJE, QË E KA NDAJ SHQIPTARËVE TË KOSOVËS!!!

Ambasadori amerikan Greg Delavi, në Kosovë, i cili mbahet si mik i shqiptarëve, më duket se, po i futë hundët gjithandej në punët e brendshme të Republikës së Kosovës, duke i parë se, sa të marrë janë këta krerët tanë…por mesa shihet, duke ua njohur nuhatjet ai, nuk i llogarit si drejtues të shtetit të Kosovës!? Ai, z. Delavi, hapur është në krahun e armiqve tanë serbosllavë, sllavëve të jugut…!!! Dhe ky është realitet, sepse ai, me dekleratat e tija, po tregon se ne, duhet që, sa herë të duan sllavët e Malit të Zi, tu a plotësojmë kërkesat e tyre!?… Dhe pas këtyre do të duhet për tua plotësuar edhe serbëve kërkesat e tyre që, mund të ndodh edhe më e keqja, për ta lejuar Zajednicën akoma edhe më brenda trojeve shqiptare, të futet thellë e më thellë…dhe kjo do të ndodhë po sa ta përgatitin terrenin…sa ta kënaqin Malin e ZI…t’i kërkojnë vendet e tyre gjithandej, ka e ku ka kisha “serbe”… ata veç janë të gatshëm për të gllabëruar edhe një pjesë nga trojet tona!? Sepse po iu duken pak ato, që i kanë me shekuj…!
Pra duan që, ne, nëpërmes ambasadorëve të huaj të ua dhurojmë tokat tona!? Kështu, pa ia prishur Delavisë, atij farë “mikut”, dëshirat të dhurojmë trojet tona të lara me gjakun e këtij populli martir..!!! E bukur besa, ky fare ambasadori ha bukën e Kosovës dhe mendon e vepron për sllavët e jugut!?
Por Delavi duhet ta dijë se, çdo gjë ka edhe kufijtë e vet dhe se, duhet treguar troç atij se, kjo tokë ka Zot dhe Zot jemi ne, Shqiptarët!!! Zotri ke ardhur për ta ndihmuar këtë popull dhe jo për ta komanduar sipas qejfeve e dëshirave të tua!!! Ma do mendja që, ti z. Delavi, nuk i njeh kufijt tanë se, deri ku shtrihen ata…!? Ndaj unë, shqiptari, bir i kësaj toke, nuk të lejoj asesi që bashkëkombasit e mi atdhetarë t’i quash rrugaç dhe broçkulla analizat e tyre për tokat e veta !!!
E pra kështu është o populli im, kur i huaji të heq mish nga trupi yt, t’i duhet ta dish, se atij nuk i dhembë! Prandaj i huaji ta heq për mos me tu shëruar kurrë!!! E kështu është, kur e kanë lejuar krerët tanë me të tërheq për hunde!?
E pse o Ramush Haradinaj, pse ti, që, për ty populli ka sakrifikuar shumë, duke protestuar nëpër rrugët e Evropës dhe Amerikës e gjetiu, për të të nxjerrë nga burgjet!? Sa e sa ndihmat, sa e sa peticonet janë dërguar vetëm për lirimin tënd.!? Po askush nuk po thotë se, nuk e ke merituar!? Ti i ke meritat tua, që peshojnë shumë…. ke sakrifikuar tepër shumë, prandaj edhe kjo po na befason se, thënë të vërtetën, populli u gëzua për ardhjen tënde në postin, ku je sot, kryeministër i Kosovës!? E pikërisht ti, që i ke vëllezërit e tu heronj, heronj të popullit, të cilët bashkë edhe me shumë të tjerë luftuan për çdo pëllëmbë të tokës, për ta çliruar Kosovën!?…Ama edhe ti gjatë luftës u tregove hero… dhe tash ku je… a je… pse po lejon të luhet me trojet tona, duke na gënjyer këta të huajt se, gjoja kjo na qenka pengesë për dhënien e vizave?!…
Dhe vjen pyetja pse po kërkohen vetëm te ne me kaq domosdoshmëri, kur e dimë shumë mirë se, të tilla raste ka edhe nëpër vende të tjera. Kjo e vizave po bëhet nga një politikë e studjuar mirë e me plan që, juve të ju bëjnë presion që, të toleroni kësish marrëzira, që edhe populli të ju sulmoj, duke kërkuar viza për të ikur jashtë sa më parë, që është e mundur, pa e menduar se po ikën nga vendi i lindjes dhe po shkon në një shtet apo tokë të të huajit!?!…
E pse pikërisht tash, o Ramush që, kur arrite të zësh karriken, postin e kryeministrit, ke filluar t’i lëvizësh fjalët!? Po para se të vije këtu ishe shumëëë atdhetar, ishe një tjetër Ramush, ishe bir i popullit ore!? …
Më vjen shumë keq për Ty, që edhe ti po e “shet” veten tek këta të huaj, të cilët të ulën në gjunjë e në veçanti ai Greg Delavi, që po luan me ju, krerët e dhe jeni bërë moti sahanlëpirësat e të huajve !!, që kur keni kap majat e shtetit..po luan në një farë feje, sa keni rën nën bythët e delaveve e të huajve!!!