Edhe për zgjedhjen e Kryeprokurorit, Shqipëria problem ndërkombëtar?!

Edhe për zgjedhjen e Kryeprokurorit, Shqipëria problem ndërkombëtar?!

Nga Skënder S.KAPITI

Shqipëria, politika e saj e tranzicionit: për skandale, për papërgjegjshmëri, për padrejtësi, dhe për kundër interesave kombëtare të shtetit dhe të shqiptarëve është shëmbulli  i madh i çudirave globale.

Shqipëria gjithnjë për punët dhe për problematikat e veta, dhe madje gjithnjë si pamundësi për t’i zgjidhur ato vetë politika dhe politikanët shqiptarë, për zgjidhjen e tyre, qofte edhe tejet te thjeshta, edhe për “vogëlsira” duhet të  ndërhyjnë ndërkombëtarët pasi ato bëhen problem shqetësuese edhe për ta.

Problem në Shqipëri demokracia, problem zgjedhjet, problem korrupsioni, problem varfëria e papunësia, problem konfliktet politike dhe destabiliteti; problem krimet, eksodi dhe droga; dhe kryeproblem ligji, drejtësia dhe integrimi.

Dhe pothuajse për të gjitha këto probleme që ka Shqipëria dhe të cilat vijnë nga politika ,politikanët dhe qeverisjet e këqija a nuk janë bërë  gjithnjë  shqetësime dhe kokçarje edhe për politikën, diplomacinë dhe për institucionet ndërkombtare perëndimore, SHBA dhe BE?

Me këto realitete të cilat ekspozohen dhe deklarohen nga opinionet e qyterarëve shqiptarë, nga mediat shqiptare dhe të huaja; nga politikanë ,diplomatë dhe shtetarë perendimorë, a mund të pranohet edhe pretendimi mashtrues i politikaneve shqiptarë se Shqipëria është faktor stabiliteti në Ballkan, dhe a mund të pretendohet se Shqipëria dhe politika e saj ka prioritet interesin kombëtar gjithshqiptar, integrimin brëndashqiptar dhe atë europian?

Nga shumë fakte dhe këndvështrime të cilat tashmë dihen, na vjen tani e freskët edhe “vështirësia” e madhe, ajo se politika dhe politikanët shqiptarë nuk bien dakord dhe nuk “merren vesh” as për zgjedhjen e kryeprokurorit të Shqipërisë, madje as për përkohësisht derisa të fillojë nga puna VETTING-u. Jo se është shume e rëndësishme zgjedhja e tij, pasi drejtesia shqiptare do të kishte funksionuar shumë herë më mirë sikur të mos kishte pasur fare Kryeprokuror si ky Adriatik Llalla të cilit  i ka mbaruar mandati.

Pra, edhe sikur mos të kemi një kryeprokuror të zgjedhur nga kjo politikë  e korruptuar dhe e kriminalizuar deri sa të fillojë punën VETTING-u ndoshta do të ishte shumë më mirë, pasi Shqipëria nuk e ka krizë kryeprokurorin,si mbrojtës i ligjit por e ka krizë dhe problem largimin dhe dëbimin e tij, largimin dhe pastrimin e tërë sistemit të drejtësisë dhe VETTING-un e politikës ,administratës dhe të gjithçka tjetër.

Ky Kryeprokuror dështak i cili akuzohet perveç të tjerash se e ka penguar edhe  miratimin e VETTING-ut,  po ashtu si të gjithë paraardhësit e tij( ku perjashtim bën ishKryeprokurorja, Ina Rama,) të gjithë kanë qenë skajshmërisht kryeprokurorë politik  që kanë shërbyer si avokatë të korrupsionit dhe të krimeve të politikanëve shqiptar.

Kurrë, ata dhe as vartësit e tij nuk hetuan dosjet e tyre,dhe as nuk i paditën ata dhe as i ndëshkoi drejtësia shqiptare ata të cilët quhen peshkaqen të mëdhenj të krimit dhe të korrupsionit,politikanët e verbër dhe antikombëtarë, hajdutë dhe të korruptuar.

Politikanët shqiptarë në tërësi e kanë hallin dhe mendojnë se Kryeprokurorin duhet ta zgjedhin ata,sidomos opozitaret e sotëm dhe arkitekti i shkatërrimit të  Partisë Demokratike së pari, i manipulimit te zgjedhjeve, i rrumpallave dhe konflikteve; i puçeve institucionale, administrative,  të sistemit dhe  i kapjes së Drejtësisë, Sali Berisha.

Politika shqiptare e ka problem zgjedhjen e kryeprokurorit sepse ajo mendon akoma edhe tani pas miratimit t VETTING-ut se duhet ta zgjedhin akoma për kryeprokuror  atë: një të besueshmin e tyre për t’i mbrojtuar krimet, korrupsionin, hajdutërinë dhe abuzimet e rënda që ata kanë bërë.

Kështu gjithnjë ka menduar dhe ka vepruar politika e pushtetit, cilado parti politike e cila ka pasur pushtetin gjithmonë e ka kapur politiksht edhe Prokurorinë dhe Gjykatën, pra drejtësinë. Këtë dëshironte ta bënte edhe Edi Rama i cili sapo mori pushtetin  u orvat që të ngrinte një strukture apo byro hetimore por në vartesi të Ministrit të Brëndshëm, pra, një Byro hetimore si ish-Sigurimi famëkeq i kohës së diktaturës komuniste.

Dhe akoma verbëria politike synon një gjë të tillë pa marr parasysh  se tashmë me  Miratimin e VETTING-ut koha e padrejtësivë dhe të poshtërsive të politikës ka përfunduar. Dhe  nisur edhe nga ky rast i fundit, i betejes absurde politike për ta zgjedhur përkohësisht kryeprokurorin, edhe për këtë  pra duhet të ndërhyjnë ndërkombëtarët pasi kaq shumë të vështirë e kanë për ta bërë vet politikanët dhe politika shqiptare.

Pra,  shikoni se sa thellësisht antikombëtare dhe se sa dëm të madh akoma sjell kjo politikë e papërgjegjshme e cila vazhdon t’u shkaktojë shqiptarëve, shtetit dhe kombit shqiptar , sa që edhe për zgjedhjen e përkohshme të një  Kryeprokurori duhet të ndërhyjnë ndërkombëtarët, SHBA dhe BE, pra ata duhet të ndërhyjnë për ta detyruar politikën , që ajo ta zbatojë kushtetututën e Shtetit Shqiptar.

Dhe merreni me mend se sa e interesuar dhe se sa e kanë dashur politikanët shqiptarë, ky kryeprokuror që iku dhe prokuroret e gjyqtarët e tjerë miratimin e VETTING-ut, se sa janë ata të interesuar për interesin kombëtar, prosperitetin dhe integrimin e shqiptarëve, se sa të interesuar janë ata për standartet demokratike,  për vlerat dhe për ndërtimin e shtetit ligjor.

Duke e parë këtë realitet në Shqipëri ku edhe për problemin më të vogël duhet ndërhyrja e ndërkombëtarëve  i apeloj politikës në Kosovë që të mos marrë si përvojë këtë kurs negativ të  demokracisë dhe të politikës në Tiranë, por për interesa e probleme të rëndësisë së madhe kombëtare dhe shtetërore, prestigji dhe imazhi ndërkombëtar politika në Kosovë duhet të tregohet e përgjegjshme, tolerante, demokratike,patriotike dhe me vendimmarrje konsensuale pa qenë nevoja për imponim ndërkombëtar për çdo lloj problemi, pra politika në Kosovë aktualisht p.sh.ta bëjë vetë një ligj Lustracioni dhe Ligjin e VETTING-ut që është domosdoshmëri jetike për shtetin e Kosovës pasi si burim i të gjitha të këqijave  shtetit i vijnë nga padrejtësia, nga korrupsioni dhe kriminalizimi i politikës dhe i sistemit të drejtësisë.