Edhe dy fjalë më tepër për katër dragonjtë e Dardanisë

Prof.dr. Eshref Ymeri

Edhe dy fjalë më tepër për katër dragonjtë e Dardanisë

Në disa faqe interneti të ditës së djeshme, publicisti i njohur nacionalist Skënder Kapiti, kishte botuar artikullin mbresëlënës me titull “Katër  Dragonjtë  e Epokës së Re të Kosovës”. E kishte fjalën për Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Glauk Konjufcën dhe Donika Gërvallën.

Le të shpresojmë që këta katër dragonj nuk do të lejojnë më kurrë që turpi i Perëndimit evropian me emrin Serbi, shteti më fashist i kontinentit tonë, pas shtetit nazist gjerman, të vazhdojë të tallet me Dardaninë, siç është tallur sidomos pas vitit 1913 dhe veçanërisht këto 20 vjetët e fundit, kur në krye të saj ka qenë një kalbësirë politike, një bandë tradhtarësh, me kryetradhtarin Thaçi në ballë.

Le të shpresojmë që këta katër dragonj nuk do t’i lejojnë vetes të ulen në dialog me një shtet kriminal që drejtohet nga një bandë kriminale, me kriminelin Vuçiç në krye, bashkautorin e platfomës për spastrimin etnik të Dardanisë, pa ndëshkimin paraprak të Serbisë me dëmshpërblimin e të gjitha krimeve dhe shkatërrimeve që kreu në Dardani gjatë viteve ’90.

Le të shpresojmë që këta katër dragonj, dinjitetin e Dardanisë do ta vënë në vend përfundimisht. Pas kryerjes së detyrave madhore për ndëshkimin e Serbisë me dëmshpërblimet përkatëse dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme të bandës së kryetradhtarit Thaçi, katër dragonjtë duhet t’i hedhin sytë edhe nga trojet e tjera etnike, ku punët kanë ecur zi e më  zi, sidomos në Shqipëri, ku, sipas një deklarate të paradokohshme të një përfaqësueseje të INSTAT-it në televizionin shtetëror, nga viti 2013 deri në shtator të vitit 2020, vendin e kanë braktisur zyrtarisht (sipas statistikave në pikat kufitare) 610 mijë qytetarë, çka është rezultat i sundimit të vendit nga banda e Ramës.

Le të shpresojmë që katër dragonjtë e Dardanisë do të binden përfundimisht dhe do ta kenë parasysh se Shqipëria, faktikisht, është koloni e pavarur e Greqisë. Kjo për arsye se në Tiranë ligjin e bën guvernatori faktik i Greqisë me emrin Janullatos, të cilit Rama dhe Meta ia përjetësuan pushtetin në Shqipëri.

Le të shpresojmë se katër dragonjtë e Dardanisë do ta kenë parasysh faktin që Presidenti Meta, si një President pa dinjitet kombëtar, i dha shtetësinë shqiptare Janullatosit jo rastësisht më 24 dhjetor 2017, pikërisht në atë datë, kur 100 vjet më parë, më 24 dhjetor 1917, kisha shoviniste greke e Janullatosit pati masakruar barbarisht njërin nga simbolet e ortodoksisë fanoliane – Atë Stath Melanin. Pra, në vend që atë ditë ai të përkujtonte dhe të nderonte atë figurë të shquar të kombit shqiptar dhe ortodoksinë shqiptare të formatit fanolian, ai e poshtëroi publikisht, duke dëshmuar se është kokë e këmbë në shërbim të shovinizmit grekokriminal dhe të kishës kriminale greke, ashtu si Kryeministri Rama, për të cilin “para pak kohe në Jerusalem, një grup priftërinjsh grekë deklaruan me madhështi e krenari fetare greke se Kryeministri Rama është kalorës i ortodoksisë helene (greke)” (Citohet sipas: Sali Bollati. “25 prill – zgjedhje apo referendum”. Faqja e internetit e gazetës “Illyriapress”. 22 shkurt 2021).

Le të shpresojmë se katër dragonjtë e Dardanisë do ta kenë parasysh se çfarë ka shkruar historiani grekNikolas Stavros për kishën tonë ortodokse fanoliane. Ja deklarata e tij publike në vijim:

“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX” (Citohet sipas deklaratës së zotit Petrit Bidoshi, Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, në emisionin “Shqip” të zonjës Rudina Xhunga në kanalin TV “Top Channel” të datës 04 dhjetor 2004. Citatin e mësipërm  zoti Bidoshi e kishte nxjerrë nga libri me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj” të historianit të lartpërmendur).

Presidenti Meta, në bashkëpunim të ngushtë me Kryeministrin Rama, që të dy të zhveshur tërësisht nga dinjiteti kombëtar, me dekretin e 24 dhjetorit 2017 për dhënien e shtetësisë shqiptare Janullatosit, e ligjëroi përfundimisht pushtimin e kishës ortodokse, dikur fanoliane, nga shovinizmi grekokriminal dhe nga kisha shoviniste greke.

Le të shpresojmë që katër dragonjtë e Dardanisë, me shtimin e radhëve dhe fuqizimin e Degës së Vetëvendosjes në Shqipëri, ku intelektualët e kësaj të fundit dhe sidomos intelektualët e universiteteve, janë krejtësisht kufoma mbi dhé, të vdekur dhe të pakallur, do të mendojnë për vënien në vend të dinjitetit të kishës ortodokse që themeloi Noli i Madh (portretet e të cilit Janullatosi i ka flakur me kohë nga mjediset e kishës ortodokse që nga gushti i vitit 1992, kur e pushtoi me lejen e autoriteteve tradhtare të Tiranës dhe e ktheu në një filial të kishës shoviniste greke), për zgjedhjen në krye të saj të një kleriku ortodoks me gjak, me prejardhje, me kombësi dhe me shtetësi shqiptare.

Le të shpresojmë se katër dragonjtë e Dardanisë do të mendojnë seriozisht se që prej periudhës së Pirros së Epirit dhe sidomos të Skënderbeut, nuk ka dalë kurrë në skenë ndonjë strukturë me pikësynim organizimin  mbarëkombëtar dhe arritjen e rezultateve konkrete në mbarë trojet tona etnike. Jemi i vetmi komb në kontinentin tonë, i copëtuar kashtë e koqe (për pazotësinë dhe përçarjen tonë tragjike tradicionale) sipas orekseve të shovinizmit të Perëndimit evropian, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, armikut të betuar të kombit shqiptar. Edhe sa kohë do të vazhdojë kombi ynë të jetë i copëtuar dhe të mbetet objekt talljesh nga ana e dy shteteve kriminale grekosllave, çka doli më së miri në pah edhe në takimin e 05 prillit 2021 në Beograd, mes ministrave të jashtëm të Serbisë dhe të Greqisë, të cilët, me arrogancën dhe me paturpësinë që i karakterizon, diskutuan edhe për kufijtë e Shqipërisë? Po Presidenti Meta, po Kryeministri Rama, po Ministria e Jashme dhe përgjithësisht diplomacia shqiptare në Tiranë, si nuk u bënë të gjallë dhe të thoshnin qoftë edhe një fjalë të vetme për atë takim mafiozësh politikë në Beograd? Nuk u ndien fare, se, në bashkëpunim të ngushtë me grekosllavizmin, janë duke punuar për vënien në jetë të strategjisë së tij të kahershme për shpopullimin e Shqipërisë, me pikësynim shpërbërjen shkallë-shkallë të krejt kombit shqiptar.

Le të shpresojmë që katër dragonjtë e Dardanisë të jenë një dhuraë hyjnore për mbarë trojet tona etnike, në mënyrë që t’i jepet fund një ditë përçarjes sonë tragjike, e cila na ka karakterizuar që nga lashtësia pellazgoiliriane, paçka se kemi qenë etnia më e madhe në Gadishullin Ilirik, dhe të vijë ora për ribashkimin tonë kombëtar në një shtet të vetëm, që nga Preveza deri në Tivar, sç bënte thirrje Fishta i Madh, me  një stemë dhe me një flamur.

              Los Anxhelos, Kaliforni

       20 prill 2021