E THA, E THA, PO KUJT IA THA?!

NEBI DRAGORI

E THA, E THA, PO KUJT IA THA?!

Satirë

Hëëë, e tha, e tha Naim Frashëri, po kujt ia tha ?! Shkruar në kopertinën e fletoreve, futur edhe në tekstet shkollore: “Punë, punë natë e ditë/ që të shohim pakëz dritë”.Mësuar përmendësh që të mos harrohet ky distikt filozofik dalur nga mendjendrituri Naim. Shumë domethënës eshtë për çdo brez e për çdo kohë. E, për çudi, sot fletoret e nxënësve kanë në kopertinë lloj-lloj majmunësh e palaçosh cirku që të bëjnë të qeshësh. Po, të qeshësh de, se ky problem siç ka marrë, për të qeshur është, se fundja, (…) kush e do e kush e ka qejf punën?! Nejse, ka kush e shikon edukimin në arsimin tonë. Edukimi shkollor për
ndjenjën e punës ka ikur në drejtim të paditur. Hipën një qeveri, shanë atë të
mëparshmen… e kështu me radhë si kurvat shajnë njëra-tjetrën dhe për rezultat profka  në ajër çojnë. Arsimi “ ku e lamë e ku na mbeti…anës dijes i panxënë”… veç shtohen analfabetët. Arsimi ka ngelur pa bosht identiteti, pa fizionomi e traditë kombëtare. Ka të tjera e të tjera; eh , sa ka për të thënë. Pa le, pa le edhe politikanët shejtanë e kanë mësuar përmendsh dyvargshin naimian.. Dhe, për djall, si aktor, e recitojnë bukur:
“Punë, punë natë e ditë/ që të shohim pakëz dritë”. Siç duket edhe këta politikanët si
atje lart në qendër, po kështu edhe këta këtu në bazë…u këputën duke punuar, u ranë
kërrbishtet: u dobësuan nga puna… duke shtuar peshë e duke dhjamosur barkun,
vithet… e xhepin. Pastaj, gjithë autoritet, të bëjnë leksion : “Puna sjellë ndryshim,
mirëqënie “ etj. etj. Eh, sa ka, sa ka. Duhet t’i kërkojmë falje Naimit, se …” E tha, e tha,
po kujt ia tha ?!…