E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË?
ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?
.
Shkruan : Refiqe R. Hamiti
.
Emri shqiptar dhe Kosovë po « vdes »,në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si « borëbardha » ,deri sa të vijë princi ta puth në buzë, e të zgjohet nga gjumi i humbjeve.
Fjala e fundit që e thanë  »ata tipat » që shkuan në Amerikë,e që s’sollën asgjë nga Amerika,është diçka që e nënshkruam me Presidentin Tramp njëjtë si Vuçiq që thotë: Nënshkruam diçka me Trampin dhe nuk e njohim shtetin e Kosovës.
Në Amerikë nuk ishte Hashim Thaqi. Hashim Thaçi, « i pari » që shkoi në luftë,që mori i pari librezën e veteranit të UÇK-së. As Kadri Veseli , »as Albin Kurti », as Ramush Haradinaj,as Fatmir (Çeliku).
Veç, Hashim Thaqi ,Ramush Haradinaj,Kadri Veseli ,Fatmir Limaj dhe vet « Liria e Kosovës », e dine peshën e kësaj marrveshje, ata kanë shpurdh shumë « natje », me rrëzue Qeverinë ma të mirë Kurti,në dy dekadat e fundit, mos me lënë gurë pa lëkundur ,ata kanë luftuar shumë për këtë Marrëveshje sepse me krejt kaqikun që e kishin, ia dhanë shancen Isa Mustafës dhe Avdullah Hotit me formue një Qeveri jolegjitime për me ba Kosovën shportë me rrush Rahoveci, kumbulla Dugagjini,dardha të Llapit.
Por se sa peshon kjo marrëveshje tregon fotografija në Shtëpinë e Bardh, aty nuk e pashë Hashim Thaqin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin, Fatmir Limaj këta katër luftëtarë të vërtet  » të vijave të frontit të luftës së fundit të UÇK »,sepse po të shkelte këmba e luftëtarve të « vërtet »,të UÇK, Presidenti Tramp nuk do të rrinte ulur në karrike por do ti priste pip në këmbë « burrat e luftës ».Këta që shkuan atje pa e pas emrin e parë me vota të popullit bënë edhe ulur me u’a ngreh vesht.
Idealet për lirinë dhe shtetin e Kosovës i prezantoi siç i ka « hije dhe siç di dhe e ka për detyrë », karma e Avdullah Hotit.
UÇK-ja ,bashkë me burrat e lirisë e kanë ende vetëm zëdhënësin e gjallë, por vet kanë vdekur në gjumë, siç ka vdekur Adem Demaqi fizikisht por veprat e tij ishin të mëdha. UÇK-ja dhe burrat e luftës janë vetëm një kujtim për një kohë që ka përfunduar përgjithmonë dhe nuk do të kthehet kurrë më. Ashtu si kjo katërshe e UÇK që do të mbetën hije ,kujtim për kohën e përfunduar të tyre sepse kështu deshti Isa Mustafa që i la në hije, balt, këta burrat e luftës.
Albin Kurti si kabinet i zëshëm,i zëdhënjes së UÇK-së, duhet me ia nisi protestës me zë të lartë dhe të mos ta përfundojë kurrë protesten me po të njejtin zë “urdhërin” hyjnor të burrave të luftës : “Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.
Ose,me ua ngrit zërin bindshëm si në Kuvend më 25 mars:Ka po shkoni he burra,që po e lëshoni bajrakun e s’po guxoni « cik »,me ba sepse qukapikthi ua ka ngrën kokën për krimet e juaja që keni bërë para dhe pas luftës pra për çka edhe ju figurojnë aktakuzat që po priten me u ba të fuqishme edhe pak ditë nga Gjykata Speciale.
Albin Kurti s’ka pse i mëshon murit me kokë as kokës me mur qysh kan qef rivalët sepse agarllakun e shkymjes së Kosovës nuk e ka në setër. As kurr fajtor nuk dëshmohet bash për asgje,as për gjithë humbjet e Kosovës që nga vdekja e Presidenti Ibrahim Rugovës.
Pala -dikur UÇK, gjithhërë destabilizoi shtetëzimin e Kosovës që nga krijimi i saj duke uruar gjithmon me të njëjtin refren jetë të gjatë, sa më të gjatë, ushtrisë inekzistente, ushtrisë njëetnike, shqiptare, e cila më shumë se dy dekada nuk ekziston.Dhe, e cila u zëvendësua me një ushtri multietnike që kurr në jetën e saj me këtë klasë politike nuk do të marrë vendime profesionale të ushtrisë së Kosovës për me mbrojtë territorin e vet.
Nuk ekziston UÇK-ja. Prandaj, nuk mund t’i dëshirosh jetë të gjatë një ushtrie që nuk ekziston.E që po thirren në të.
A ekziston shteti i Kosovës?
Ekziston. A mund ti dëshirojmë jetë të gjatë shtetit të Kosovës ! Po…
A ka dikush që mundet me ma spjegue logjikisht se si funksionon shteti i Kosovës?
Përgjigjjen e ka veç Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Të tjerët po e coptojnë… e Albini e Vjosa po mbajnë konferencat për shtyp.
Dikur çka thoshte Albin Kurti po vetndodh në këtë 10 vjetshin që po e jetojmë ne tash.
Rikujtojmë:
UÇK është vetëshuar me kërkesën e Serbisë, OKB-së dhe me miratimin e menjëhershëm të komandantëve të Kosovës, nën mbikqyrje serioze të Agim Çekut, i cili u kujdes që UÇK-ja të shuhet në atë mënyrë që kurrë më mos të ketë shpresë për reinkarnimin e saj. Prandaj, komandantët e ushtarët e një ushtrie po gjykohen për të bëmat në një Ushtri që nuk ekziston më.
Shteti i Kosovës po vetshuhet me kërkesën tonë.Ujin e vetshumjes ia dha,ia lëshoi ckurrjel Izraeli. Që na njohi si shtet arab-musliman me ndihmen e Presidenti Tramp.
Popull i Kosovës nëse jeni pajtuar që t’ua shuajnë UÇK-në, pse s’po pajtoheni t’ua shuajnë edhe komandantët!?
Po pajtoheni t’ua lëkundin kufijtë e Kosovës si Ramushi e tash Tramp tugjari ,pse s’po pajtoheni m’u ngrit e me i kapllais këta komandantat ,këtë kryeministër Abdullah Hoti që jasht derës së jolegjitimiteti janë komandanta rrugësh dhe jashtë ushtrisë janë qytetarë të thjeshtë. Dhe këtë kryeministër që veç lëndën që e zotron në Universitet dinë,në rrugë e shtetzimit të Kosovës,ec shtremt dhe s’mban premtim.
Albin Kurti për asgjë deri sot kokën se mban shtrembët. Ju mundeni me ia fut kot faktet flasin vet . Partia e Avdullah Hotit dhe ajo e Hashim Thaqit , Fatmir Limaj,e Ramush Haradinaj e fali Çakorrin,fali tokë Maqedonisë, krijoi “Zajednicen ,e ndau Mitrovicën, vjedhi dhomën e dëshmive , krijoi Gjykatën Speciale, kah ta kthejsh kokën terminale e hotele, krijoi e futi agjendën e bisedimeve për ndarjën e Kosovës, importon mallra nga Serbia, çdo vitë në vlerë mbi gjysëm miliardi,dhanë lisenca për spitale të shtrenjëta edhe në fund lisenca Devollve për testet e Covid 19, që ju qytetar t’i paguani nga 200 euro për test!
Avdullah Hoti dhe delegacioni i tij janë veç njerëz jolegal që vodhën votën e juaj. Kosova po nga këta njerëz komandanta e argat të Ises kanë pranuar që t’ia shuajnë, t’ia zhdukin në pakthim Ushtrinë Çlirimtare, e nuk po pranojkan, që t’ia kallin egzistencen ,çerdhen Kosovës shtet të pavarur! Kjo është e vërteta, është mizoria. E dimë ne kaq punë.Po nuk po lëvizim dhe po lejojmë mutafa.. pleq me na i krye amanetet e UDB-së
Nuk munden me protestue « 10 milion »,veta për këtë marrëveshje te Shtëpia e Bardh e Trampit, as 60 mij veteran sa ishin dikur ,aq sa janë paraqitur si ushtarë pjesëmarrës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. As gjithë qytetarët e Kosovës
Ai që proteston sot, veç në rrjetet sociale për këtë muhabetin e Delegacionit shqiptar janë racional, prandaj po bëhet dallimi ndërmjet vlerave të UÇK-së ,vlerës së shtetit të Kosovës dhe imazhit të komandantëve që u krijuan pas luftës, pra pasurimin e tyre të shpejtë e të çuditshëm, privatizimin, keqpërdorimin dhe shkretërimin që ia bën Kosovës në emër të luftës dhe shtetit të saj që e solli me mund dhe sakrificë Presidenti Ibrahim Rugova dhe lufta e paqt e UÇK-së.
Shumica e qytetarëve janë të ngarkuar me emocione, siç isha edhe unë për këtë njohjen nga Izraeli si Kosovë arabe dhe për atë se si merrnim premtime nga Hoti jolegjitim për me na njoftë Serbia ,doja të bëja hapin e parë që të dal në mbrojtje të Kosovës sime ,zbrapsesha prapa për të shikuar në kujtesën time si në album fotosh të luftës, imazhe të shtëpive milionshe, shtëpive të mallrave, shtëpive publike, hoteleve, moteleve, pompave të benzinës, veturave të mëdha, pozitave në Institucione, nepotizmin, shantazhet, ultimatumet, tenderat,…
dhe zbrapsesha…
Mbasi s’del në protestë Albin Kurti lider i partisë së LVV me shok,çka me shpurdh unë si Refiqe me fillue diçka nga unë që s’me përkrah askush.
Çka ka thënë Albin Kurti se do ti ndodh Kosovës që nga 2007 ,ka dal ashtu .
Kështu që krejt çka mundohemi rikujtom këngën e Fatime Sokolit : »Ata nuk janë më si ne ».
Ata tani janë njerëz tjerë.
Janë milionerë, që nuk kanë nevojë për ndihmën e varfanjakëve të Kosovës që të dalin e të gërvallen e të bërtasin me zërin e shterur nëpër protesta. Edhe Albin Kurti po duket i lodhur.
Ata nuk janë më komandantë. Ata janë politikanë, janë kryetar, janë ambasadorë, janë tregtarë. Biznismen të fortë që Kosovën e kanë fut në pazarin e madh të « Stambollit ».
Tramp nuk e sheh Kosovën që e shohim ne sot. 77 % papunësi, vetmi, frikë dhe sëmundje të shpirtit. Tramp e sheh Kosovën krejt musliman. Ai Trampi nuk e dinë që unë 30% të shoqëris sime i kam katolik,e nja 7% ortodoks, kam shoqe turke ,e në Podujevë,në mahall kemi pas Hashkali-Egjiptas që kur i bënin dasmat ne knaqeshim bashkë me ta duke vallzuar .
Kush të na besojë më?
Liria nuk ka nevojë për ne. Ne kemi nevojë për liri të shpirtit dhe mendjes e fesë !
Bazohem në vetveten kur mendojë se do të kalojë edhe 100 vjet dhe asnjë shqiptar i Kosovës s’do të luftojë për lirinë e Kosovës.
Poezit patriotike nxënsit nuk kanë ku ti mësojnë . Shkollat rrinë mbyll ,e TV shfaqin serialet turke.
Krejt Institucionet e Kosovës kanë kontribue që të bastardojnë vlerat e luftës dhe të lirisë.
Vështirë është të humbet liria në qoftë se këtë « liri » , e kishim fituar ne pa ndihmën e askujt ,pa këta komandantat e vetshpallur. Kosova u çlirue me ndihmen Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prandaj nëse jemi të lirë, Liria jonë nuk është në rrezik derisa është vepër e amerikanëve dhe botës perendimore që na deshën të lirë.
Bastardimin e vlerave të Luftës e bën shqiptarët. Bastardimin e vlerave Institucionale e bënë Qeveritë jo legjitime . Ekskluzivisht vet shqiptart nuk e duan Kosovën . Ekskluzivisht shqiptarët janë dëshmitarë kundër komandantëve të UÇK-së, në të gjitha rastet në Gjykatën Speciale.
Ekskluzivisht shqiptart po e shkelin me këmbë Kosovën .
Ndjenjat patriotike kanë ra në humnerë.Ndjenja e dashuris për atdheut nuk frymëzohet online në rrjetet sociale .
Tash për tash Kosova është viktim e « titanëve ».
Kështu deshën komandantët.
Kështu deshën politikanët.
Kështu deshën të pashkollët dhe të korruptuarit.
Kështu deshën Institucionalistat.
Kështu deshëm ne, nuk jemi pa faj sepse nga « euforia e atdhetarizmit dhe bajraktarizmi »,harruam që Kosova flen por Serbia kurrë nuk vë gjumë në sy kur është në pyetje Kosova.
PS
Kujtohuni: Serbia atë që nuk e arriti me luftë e arriti me aftësi diplomatike.
U bë bashkpronare e hidrocentralit me te madh në Kosovë, Ujmanit, noterizoj si të sajat kishat tona në Kosovë dhe realizoj ëndrrën e saj shekullore, mori port në Detin Adriatik të Shqipërise.
Minishengen he bac !?
Neve na ka njohur Izraeli!
Shumë të kënaqur shqiptart por dine edhe pse Izraeli ka fuqin diplomatike për me pas në listë Kosovën e njohur shtet të pavarur,mua më dhemb shumë zemra kur shoh ushtar Izraelit duke ushtruar dhunë të tmerrshme ndaj fëmijëve dhe nënave palestineze.