E ndjej dhimbjen si vjeshta..!

Cikël me poezi Xhevahir CironguXhevahir Cirongu

Në brigjet e shpirtit

Lamtumirë, o mik i dashur

Ike pa më folur si flladi i erës,

Nëpër rrugët e grisura të botës.

U  tretën mendimet  në çdo fjalë

Ashtu, mbi qepallë të përgjumura,

Lumturia e dashuritë qëndisur në shami.

Por, prapë o mik i dashur ti erdhe

Me lamtumirën e diellit – dashuri,

Si dallgë deti vrapuan tek unë

E qëndruan në brigjet e shpirtit tim.

 

    Puthjet aty ngelën

Vështrova tutje në horizont mes reve

Dhe zgjata si shtizë krahët t’i prekja ato,

Ashtu, pa dashur m’u thyen si një pasqyrë

Mendmet dhe ëndrrat tek ajo re.

 

Pse vallë ndodh kështu te ty o njeri?!

Sa herë ëndërron për të puthur ato re,

Të treten mendimet e të humbasin në horizont,

Eh, kështu qënka thënë,  nesër do bëhemi dhe.

 

Prapë, tutje vështrimet i ndala te ajo re

Si dy të dashuruar nga larg ne u përqafuam;

Dhe zjarrin e dashurisë atje mes reve

Asaj  dhe mua në kaltërsi puthjet aty ngelën.

 

Eshtrat e pëllumbit

Eca, ashtu ngadalë mbi atë lëndinë

I vetmuar  dhe me plagën  –  trishtim,

Edhe gjethet e pemëve ishin zverdhur si dylli

Që të dy, as vet s’e dinim ç’kish ndodhur

Një tragjedi fshehur ajo lëndinë mbante në gji.

 

Ishte kohë e largët që kish ndodhur, sigurisht

Rëkonte toka dhe eshtrat nga ajo tragjedi,

Një korb i pashpirt i zuri  besës  pusi

Ah, atij pëllumbi të paqes i vrau

Të shtrenjtën – Liri!

 

Kohët e largëta  si hekuri ishin ndryshkur

Sigurisht, edhe lulet aromë s’kishin më;

Te eshtrat e pëllumbit të paqes

Lotin e hidhur dhe ngushëllimin e fjalëve

U linin eshtrave çdo ditë aty.

 

U lutem, hapeni atë varr pëllumbi

Këmbanat e shekujve aty dëgjohen edhe sot,

Te  hapi im,  koha histori na  thërret

Pëllumbi dëshmor ka vetëm jetë.

 

Hapeni atë varr o njerëz të mirë

S’e në eshtrat e gjoksit të atij pëllumbi;

Do të gjeni të shkruar me gjak

Fjalët plotdritë:Atdhe, shqiponjë e Liri!

 

   Te lulet e blirit

M’u shfaqën ëndrrat, ashtu pa pritur

Te liqeni i kaltër i shpirtit tim,

Zambakët e bardhë vallzonin atje

Dhe vesa nëpër fije bari

Putheshin nën rrezet e arta të diellit.

 

Më prit e dashur, bëj  pak durim

Nëpër  rrugët e atdheut do ecim të dy;

Te lulet e blirit u rritën dashuritë

Dhe yjet buzëqeshnin e përqafonin fëmijtë.

 

Si flutur erdhi dhe ëndrra dashuri

Zambakët e bardhë këngës ia thanë,

Liqeni i shpirtit ëndrrat  mbante në gji

Rrugëve të atdheut do të ecim gjithmonë

Padyshim , unë edhe ti.

 

Dhe ëndrrat u bënë tinguj violine

Zambakët e bardhë në liqen krahapur rrinin;

Valët vallzonin me të dashurën dashuri

Ndërsa kënga e zogjve dëgjohej tutje në hone.

         Puthjet lam pas

Me dashuri vështrova qiellin e kaltër vjeshtak

Dhe rrezet e diellit ishin larë me vesën e mëngjesit,

U tretën shikimet e mija  tutje në gjoksin

E gjakosur të diellit në perëndim !…

 

Ah, sikur edhe unë të fluturoja

Si retë e bardha shtegëtare në horizont;

Të prekja butësisht rrezet e diellit

Pastaj, le të puthja buzët e reve pafundësisht.

 

Ndalova pak çaste te syri i qiellit të kaltër

Me retë e bardha sërisht zura të flas,

Si dashuria e nënës që puth fëmijën në vatër

U përqafuam me retë, e puthjet lam pas.

 

Muzgjeve  të mbrëmjeve….

Zgjata  krahët drejt folezës aty në degë

Dhe zogjtë sqepverdhë i preka me dorë,

Nën  dritën e hënës poshtë atij plepi,

Zogjtë  dhe hëna, puthjet  e të  dshuruarëve

kanë  numëruar….

 

Rrezet e argjendta të diellit në perëndim

Muzgjeve të mbrëmjeve,përhumbën në shtegtim;

Tufa zogjsh nëpër degët e plepit,dëgjon kumbim

Nën zhurmën e gëzimeve, dashuritë marrin fluturim.

 

Pemët në kopshte shkundin gjethet e verdha

Cicërimat e zogjve në fole më nuk i dëgjon,

Dhe unë e ndjej dhimbjen porsi vjeshta

Folezat e zbrazura i tremben errësirës nga vdekja.

Vallëzo me yjet

Zgjata krahët  drejt  teje

Si dy shtiza kalorësi mbi kalë,

që gjuan gjahun në pyll.

Pastaj…të heshtura diku

në errësirën e natës

vallëzojnë yjet me fjalët.

Të egra janë ditët e jetës

Në kupën qiellore të tyre,

shikon re të zeza.

Veç zoti e di paskëtej

Ngjyrë e fjalë me shije portokalli,

dhe fëshfërima e gjethes vjeshtake

rënkimin e dhimbjes dëgjon

hingëllimën e një kali!

 

Vrapo pas kohës thinjoshe – jetë

Te tingulli fjalë ndalo,

Pastaj, në shportën e saj

Fjalët e kockat grumbullo.

Mos kalëro si një i marrë

 

Shtigjeve të egra të jetës,

Por, zgjidh lulen e bardhë të mollës

dhe kaltërsinë e qiellit.

E nesërmja të pretë

Të vallëzosh me yjet.

 

Shtegtojnë zogjtë nëpër kontinente

Ata do kthehen tek plepi përsëri,

Nën dritën e hënës pranverore

Tek kënga e jetës do derdhin dashuri.

 

Dhe vjeshta gri të ngjall trishtim

Foletë e dallëndysheve i mbuloi heshtja,

Në vend të shpendëve , në qiell ka re

Bashkë me gjethet e verdha dhe unë ecja….!
Tetor, Durrës 2016