E KENI GABIM ZOTËRI AMBASADOR?!

Letër e hapur Ambasadorit të Amerikës në Kosovë z. Greg Delawie

E KENI GABIM ZOTËRI AMBASADOR?!

I nderuar z. Greg Delawie,

Deklarata juaj kundër Komisionit Shtetëror, ishte e pamatur dhe e thënë në një moment të ndjeshëm, prandaj nuk është aspak diplomatike e aq më pak një qëndrim zyrtar i Amerikës që do t’i zgjidhte probleme politike të ngatërruar, jo krejt me fajin e shqiptarëve.

Nuk doli si deklaratë e posi ajo erdhi në një kohë të shkurtër, duke lënë përshtypjen se as që e paskeni shfletuar. SHBA-ja do të duhej të ndërhynte në preventivë, por jo kështu siç ndodhi, aq më pak përmes një televizioni privat, pronari i të cilës është biri i një komunisti jugosllav i cili ka qen zyrtar i lartë federativ. Po ashtu dihet se ai është bërë milioner përmes mediave, kurse në Kosovë gati çdo lagje ka gazetën dhe televizionin e vet. Si është e mundshme? Kurse të gjithë e dimë se  pronari i atij televizioni nuk posedon fabrikë dhe nuk prodhon gjë. Pra z. Ambasador si u bë ai i pasur? E për ta shëmtuar misionin, pronari ishte pjesë e sistemit publik e mediatik edhe në regjimin e Millosheviqit por shpëtoi, madje doli nga ai sistem tepër i pasur?!

Si mund të luftohet e keqja me njerëz të këqij? A ka mundësi të luftohet korrupsioni me njerëz të korruptuar? A Ka mundësi të luftohet krimi me kriminel? Dhe si mund të ndërtohet demokracia me njerëz të sistemit të kalbur komunist.

Deri më sot në Kosovë, asnjë zyrtar politik i sistemit paraprak nuk ka kërkuar falje dhe as nuk është penduar për zullumin që ia ka bërë Kosovës gjatë sundimit komunist. Asnjë zyrtar i policisë në kohën e sundimit serb, nuk ka kërkuar falje për torturat që ua ka bërë bashkëkombëseve të vet, në përpjekje për ta ruajtur atë sistem. Asnjë gjyqtar e prokuror të atij sistemi nuk ka kërkuar fale, përkundrazi avokat, gjyqtar, polic e epror të sigurimit shtetëror, bashkë me shumë politikan, dhe udhëheqës të atij sistemi kanë zënë poste me ndikim prandaj e kemi gjendjen çfarë e kemi.

Në Kosovë ka pasur vrasje që kanë tronditur vendin, por vrasësit nuk janë zbuluar. Sistemi i EULEX pat premtuar se do të kap peshq të mëdhenj, por kjo nuk është e mjaftueshme. Në Kosovë kemi milioner dhe zyrtar politik të pasur, pa pasur fabrika, por varfëria e ka mbuluar vendin. Në anën tjetër, edhe përpara Bashkësisë Ndërkombëtare, drejtuesit e partive politike kanë lënduar demokracinë e brendshme, kurse ne vazhdimisht shohim përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare, bashkë me zyrtarët politik shqiptar duke deklaruar kundër nepotizmit, kundër korrupsionit dhe vazhdimisht po flasin për t’i zbardhur vrasjet që kanë tronditur vendin tonë.

Tashmë po dihet se të gjithë intelektualët që heshtin nuk e dëshirojnë fatin e Shpejtim Bulliqit?! Ata nuk duan të konfrontohen me Bashkësinë Ndërkombëtare e aq më pak me Amerikën. Sot në Kosovë, edhe para syve tuaj, njerëzit e guximshëm i vret politika jo parimore, dhe kësaj vrasje po i japin zjarr, deklaratat e herëpashershme  të zyrtarëve ndërkombëtar,  të cilat sikur kanë qëllim për ta shantazhuar edhe më tej Kosovën?! Tashmë lihet përshtypja se të gjithë ata që guxojnë të flasin e kritikojnë do të shpallën të çmendur, të krisur dhe njerëz të rrezikshëm. Madje ka rrezik se strukturat e sistemit jugosllav, kanë përpiluar dosje të falsifikuara për të gjithë elitën e ndërgjegjshme intelektuale, e cila e vetëdijshme se çfarë mund të falsifikojnë njerëzit e atij sistemi po qëndrojnë indiferente ndaj proceseve. Ne kemi të drejtë të dyshojmë se edhe shërbimi juaj jo pak ka rënë viktimë e këtyre dosjeve të falsifikuara që duket se kanë bërë punën e vet, sepse kanë arritur të manipulojnë me shërbimet e larta diplomatike. Ky sistem është kudo dhe është pjesë e stafit teknik kudo nëpër zyra ndërkombëtare, nëpër Organizata Joqeveritare, në media të shumta, në drejtësinë e Kosovës, në polici etj., prandaj kanë arritur t’i furnizoj me dosje të falsifikuara të gjithë dhe kundër gjithë elitës intelektuale, prandaj zoti Ambasador deklaratës suaj iu gëzuan komplet këto struktura.

Le t’i shikojmë për një çast reagimet e mediave, dhe le të shohim nga cili bllok erdhën ato reagime, pastaj le të shohim se kush iu gëzua më shumë deklaratës suaj. Pastaj le ti analizojmë edhe cilët zyrtar të politikës kanë reaguar dhe si ishin ato reagime?! Pse jo, hetimi le të shkojë deri tek njerëzit e rëndomtë të cilët pa pra komentojnë e shpifin nëpër rrjetet sociale.

Gjendja është shqetësuese sepse në aspektin human kemi të bëjmë me cenimin elementar të përpjekjeve për t’u ndryshuar dhe të fjalës publike. Stopimi i përpjekjeve për të afruar fakte shkencore dhe për ta zhvilluar demokracinë e  brendshme pa të cilën nuk ndryshon Kosova, është e dëmshme dhe me pasoja për gjendjen në të cilën është Kosova. Deklarata juaj ishte e ashpër sepse i pengon këto guxime, këto përpjekjet për ta zhvilluar shkencën dhe mendimin e lirë i cili edhe sot e kësaj dite kontrollohet nga aparati i sistemit serb që janë trashëgimtar të atij sistemi, ku përmes shtrirje janë duke manipuluar edhe me Juve por edhe me Bashkësinë Ndërkombëtare.

Zotëri Delawie, gjendja në Kosovë është e rënd dhe mjaftë e ngatërruar, por jo pa zgjidhje?!

Refuzimi juaj permanentë për të mos u takuar dhe për të mos dëgjuar fakte e argumente se si dilet nga kjo krizë gjendja ka ardhur deri këtu. Mendojmë se më ndryshe është e vërteta, por janë format e veprimeve të shërbimeve antiamerikane te cilat nuk po lejojnë për të dalë nga kjo krizë, e cila mund të zgjidhet brenda dy vitesh, vetëm se qëndrimi Amerikan duhet të ndryshojë, jo karshi Kosovës dhe interesave Amerikane në Ballkan, por karshi strukturave antiamerikane të cilat po dirigjojnë me situatën në Kosovë.

Zoti Delawie, besoni se Kosova mund të del nga kriza brenda dy vitesh, vetëm duhet vullneti i Amerikës dhe pragmatizmi amerikan për të ndryshuar strategjinë e përkëdheljes të strukturave që janë fajtor për gjendjen e tanishme.

Mbetem me shpresë për mirëkuptim dhe për ta marrë në konsideratë këtë letër publike, për të ndryshuar strategjia amerikane në Kosovë, nëse dëshironi për ta nxjerr nga kriza vendin tim në njërën anë, dhe në anën tjetër  për të triumfuar Amerika me zgjerimin e kufijve të demokracisë edhe në vendin tim!

St. Gallen, 06.12.2017

Shefqet Dibrani, shkrimtar dhe analist i zhvillimeve politike në Kosovë!

Publikuar në profilin e autorit në Facebook