Dy poezi

Reis Mirdita

7

Kohërat

Ç’farë kohërash!
Drita e kuqe pas xhamit të ndyrë
Në Rrugën e Madhe, presidente
Dhe qytetarë, kalojnë
Këta të ndyrë, Rrugën e Madhe
Të kryeqytetit.

E kuqja turpërohet;
Presidentja lodër: krenohet.

 

8

Qytet i gjallë; i pa jetë

Ngjyrë shkëmbi e rëre, ndërtesat
Shtyhen drejt qiellit;
El-Capitan, mungojnë
To-to-kon indiani dhe
Alpinistët urbanë,
Për të thyer
Monotoninë e xhamave, veturave
Dhe avatarëve me tela
Në veshë.