Dy poezi imazhiste nga cikli “IMAZH”

Dy poezi imazhiste nga cikli “IMAZH”

Nga Reis Mirdita

Rrudhat

Kërrusur
nën diellin e shëndetshëm; vet,
pa shëndet, rraskapitur e
me orbita pa gjallëri, në
ballin e rrahur plotë meandre.

Topografì mbi faqet e përvuajtura
nga mosha dhe skamja,
nga lindja
e sot. Rreth tij, rrotulloheshin
hijet meskine të meskinëve që lëviznin
të vdekura po sikur ata
që i shkaktonin, nën këtë diell
të ciklit vjetor.

Në shpinë varur, janxhikun
e babës vet që ndërroi jetë
vjet; e në të, kupën
e gjizës së bab’plakut, barÌ
i kamotshëm i fshatit
Djerranak.

 

 

Të çarat

Një sofër me të çara
si varra zëmre
që lindin nga dhembja e skamës
o e dashurisë, kur ajo i ngjan sofrës
së lashtë por dhe të sotshmes, pa kripë
e pa bukë; vetëm me çanakun e drunjtë
mbi të, të mbushur me përzierje krundesh e
hithrash ku i mbushnin lugët, gjithnjë
të drunjta, gjithnjë të çara, si
varra.