Dy ngjarje historike, dy pavarësi të shpallura të Kosovës!?

Mr. Adem Lushaj

Tetë vite më parë, (17 Shkurt 2008), Kuvendi i Kosovës, me deklaratën e lexuar nga ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte shpallë Kosova si shtet i pavarur dhe demokratik. Pra, (17 Shkurt 2017), mbushën nëntë vite nga kjo ngjarje e madhe historike, e përkrahur edhe nga Bashkësia ndërkombëtare.

Para njëzet e shtatë vitesh, ( 2 Korrik 1990), me deklaratën e lexuar nga Muharrem Shabani, deputet të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, edhe pse nën masa të dhunës shtetërore serbo-sllave, dhe pa ndonjë përkrahje legale nga bashkësia ndërkombëtare, kishin marr vendim që Kosovën ta shpallin “Shtet të Pavarur”, e që njihet si, “Deklarata e Pavarësisë”. Edhe këtë ngjarje, shqiptarët kudo që janë, (ndoshta ka të atillë që nuk e vlerësojë), e vlerësojnë si ngjarje historike, përjetësinë e këtij populli.

Edhe pse në mendjet dhe zemrat tona, janë dy data të ndryshme për të njëjtën ngjarje, këto kanë edhe specifiket e tyre, e që mund të thuhet se janë të ndryshme. Përderisa, para tetë vitesh kjo ngjarje ishte në koordinim të hapur me faktorin ndërkombëtar dhe pa presion të dhunës shtetërore serbo-sllave, ajo e para njëzet e shtatë vitesh, ishte ngjarje e shënuar para dyerve të këtij Kuvendi, dhe nën kërcënimin ushtarako-policor të asaj kohe.

Funksionimi i institucioneve të asaj kohe, të prira nga ish presidenti ynë, dr. Ibrahim Rugova, ishte vënë në vështirësi nga presioni dhe dhuna që ushtrohej nga terrori shtetëror i asaj kohe, prapë se prapë, këto institucione merrnin vendime, pa pyetur Qeveri apo institucione të shteteve armike. Tash, në këtë kohën e pavarësisë që kemi, do kisha dëshirë të di, se cilat vendime merren pa ndërhyrje ndërkombëtare dhe pa pyetur qeverinë e Serbisë. Derisa, atë periudhë të vështirë të historisë sonë, por edhe krenare, nuk dinim nëse do zbardhte mëngjesi apo zinte mbrëmja, pa maltretime, burgosje dhe vrasje, kishim shpresën se e ardhmja ishte për Ne, për lirinë dhe demokracinë e plotë të këtij vendi, ngase ishte në ballë të zhvillimeve njeriu me vizion të qartë, lideri i shqiptarëve të asaj kohe.

Tash, pas tetë vitesh të pavarësisë, te qytetarët e Kosovës, mbretëron zhgënjimi, të menduarit për ikje nga ky vend, krimi dhe korrupsioni, duke bërë që shpresa që kishim dikur, të jetë e heshtur.

Pra, janë, Dy ngjarje të mëdha historike për Kosovën, por edhe për gjithë popullin shqiptar…..!?