“Dy gënjeshtra dhe një e vërtetë”

(Humor i zi)

Nga Arif Molliqi

Mbrëmë në RTK u shfaq filmi tragjik-komik
“Dy gënjeshtra dhe një e vërtetë”

Producent; SUBVENCIONI,
(emision i RTK 1 live, i datës 21.11.2017, pas orës 22:00)
Regjia: Behxhet Begu
Rolin kryesor: Ministri i Diasporës Dardan Gashi i cili gjer tani ka luajtur disa role edhe në filmat e; Listës Rugova, AAK-në, PDK-në, AKR-në, LDK-në, Lista serbe… Pastaj ky edhe në Deçan ka luajtur rolin kryesor në filmin horror të metrazhit të gjatë më aktoret deçanas me temën e Lumëbardhit dhe Grykës së Deçanit…

Tri pamjet e filmit:
Pamja e parë; Ministri i Diasporës para disa kohësh premton se “kartoni i gjelbërt” për automjetet e mërgimtareve së shpejti do të vlen edhe për Kosovë. Kur e tha këtë, rrëfimi veç sa mori një dimension dinamik të gënjeshtrës. Më vonë (mbrëmë me 21.11.2017, që ishte premier), “aktori kryesor” i filmit “Dy gënjeshtra dhe një e vërtetë”, mes tjerash tha se kjo gjë herë për herë nuk do të ndodh. Mirëpo, mërgimtarëve do t´ju mundësojmë se shpejti, brenda pak kohësh qe pagesat ti bëjnë “online” ose, ne vendet kufitare do të shtohen me shumë kioska për ti zhvesh mërgimtarët, pardon, për t´ua mundësua mërgimtarëve që pagesën e sigurimeve të veturave ta bëjnë sa ma më kollajllak(!?)
Pamja e dytë e filmit filloi kur “aktori kryesor” i filmit “Dy gënjeshtra dhe një e vërtetë”, tha se deri në fillim të qershorit të 2018-ës, do të filloj të vlej kartoni i gjelbërt i veturave që mërgimtaret posedojnë nga shteti që vijnë…
Këtu “aktori kryesor”, harron se që 18 vjet ky refren (premtim) përsëritet.
Pamja e tretë ishte më reale mbase “aktori kryesor” e tha një të vërtetë. Ai e pranoj se çështja e atyre pagesave në kufi në emër të sigurimeve, nuk është çështje politike, por është çështje biznesi… Dmth, dikush nga politika nuk do të lejoj të hiqen pagesat e sigurimeve për mërgimtar pasi ata fitojnë miliona pa ndonjë mundim…