Drita Fejza, jetëshkrim dhe cikël me poezi

Drita FejzaPërgatiti për botim:

Shaban Cakolli

Drita Fejza ka lindë në Mushtisht afër Suharekës. Rrjedh nga një familje ku të gjithë merreshin dhe merren me artin. Tani jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë dhe është nënë e tre fëmijëve. Me shkrime ka filluar të merret qysh në bankat shkollore ku poezitë e saja i botonin revistat e shkollës dhe ajo për fëmijë „Pionieri“.  Shkruan edhe në gjuhën gjermane.

Vlen të theksojmë se Drita dhe artistja e këngës shqipe Shkurte Fejza janë motra.

Cikël poetik

MOS MË LYPNI NË LISTAT E DHUNËS!…
Elegji, (pa emër)

Në një odë parije
Në mision paqe
Në rrëfimin e djallit e të engjullit
Ojropçe helaqe…
Për frymë lirie
Me i nxjerrë paqë viktëmës.

Dëshmisë së tmerrit ja hudha shkëndinë
Kam veshur sedefin
Imazhin e gzofit një lëkur shqiponje
Të regjur ndër shekuj
Të veshur betejash…

E pashë,
E ndjeva,E lexova tradhëtisht
Unin e e dëftuar ojropçe
Dhe at përkëdheljen e kanibalit
Shujtën e zgjedhur karpatisht
Që mostrës s’ja ndau kurr rrëfimit,
…sytë e mi të bukur….

Dhe më morri në at derën e tmerrit
Më morri dëshmia e Kanibalit
Në lëkur shqiponje
Dhe shpirtin e një motre të gjallë
E ngjalla dhe e mbyta
Me syt e mi të bukur
Për dëshmi
rrëfimin e la
Vdekjes i tha po..

E theva…
Ooo e kam thyer
Nëpër flakën e ferrit derën e parajsës,
Dhe të thyer e lash
E perëndova ditën e gjykimit bashk me mëkatin e mashtrimit
Me qenë e urtë para vdekjes!?
Dhe sytë e mi të bukur dëshmisë ju kthyen në skëterr
Lëkurën e e mbështjella rrufeshë
Për klithje ja ngjita qastin e tmerrit
Shiqimi i fundit më humbi në stërvinë pupla shqiponjash…

Kmishën e hudha në horizont
Me namin e vdekjes kuq e zi

Forca mu kthye në legjendë
Një asht ajkune në kthetër shqiponje
Dhe në dorë shpirtin e një motre
Me syt e mi të bukur e gjeta… e u tërbova në gjakë!
E u përlesha në furtunë
Me syt e mijë të bukur dëshmisë i morrëm hak…

Tjetër nuk pashë
veç ndjeva trishtueshëm ulurimën e lugatit
Thyerje gjamash, gjamë e kristale shpirtash
Flakë predhash
Shembje malesh
Dhe trishtimin…

Ooo trishtimin e ndjeva
Dhe nëpër flakën e ferrit
Derën e parajsës e theva
E në prag një asht ajkune të ngulur ma la namin,
Syt e mi të bukur në dëshmi Ferri i quajti tmerr
Parajsa i puthi të urtë
Rrëfimin ua lash…
Vdekjes i thash po!
në ashtin e ajkunës
Amanetin në sy rin e bukur..

Mos më lypni në listat e dhunës!…

Ty moj hënë që fort të dua…

Humbë durimi nata zgjatet
malli shpirtin e shtrëngon
dhimbja rritet në pritje të gjata
bashk me mallin nis gufon

ngjitet heshtja buzëve të mia
puthë djallëzisht e më shkrumon
në fshehje të yllit niset dita
dielli sytë prap mi verbon

dhe kur nisë prap të erret
hëna e mekur nis ndriqon
lozonjare e fut në valle
yllin tim seq ma mashtron

ah moj hënë që fort të dua
mallin tim a e kupton
mos ma prish natën mua
dhe at Yllë që ma verbon.

se pushoj unë dot qerpikun
kthema heshtjen e yllit tim
seq ma zgjatë pritja dakikun
mos ma le natën jetim!…

Në shtrydhjen e Dashurisë

Tingujt që më thërrasin
Oshtimën në thirrje
Dhe një eh-o… psherëtimën ma ngasin
Dëshmi kanë zgjedhur heshtjen
Të njëjtën se dua!…

Në forcë zakoni!…
kam fshehur lakminë e shpirtit të djegur
detyrueshëm shujtë hipokrizish,
gri në hi jam pjekur tinëzare
e fshehur bukurisë.
kujtimet i mbajë në bajrakun e qëndisur,
prushin kam shuar me ethe
mashtruar e thërras përsëri
e mekur të ndihem
të njëjtë e dua!
të piqem si në zjarrin e beqarisë
e dehur të ndjehem
dua..
në shtrydhjen e dashurisë…

Mallë…

Dua të digjem flakë flakadani
Dritë e fundit të shndrijë
Afsh të përkëdhelur xhani
Të shndërrohem në shkëndijë.

Jo nuk tretem as kurrë nuk ndalem
Si pushoj unë flakët e mia
Reve të zeza nuk ju falem
Se jam lindë nga dashuria..

Do të derdhi lot gëzimi
Bash si vesa e trëndafilit
Në prag të pranverës si kanarina
Bashkë me zërin e bilbilit
Në krahët e tu t’më qeli stina.

Digjet shpirti o le të piqet
Krypë e buzës më dogji shkrum
Malli yt njëherë t’më hiqet
Në gjoksin tënd të derdhem lum…

“Të betohem me dashurinë e shenjtë kurr nuk do të pendohesh”

Fletët i shkundi era
sa zili ua kam,
nuk e ndjej prekjen tënde
sa të ftoht që kam.

aty ku lisi ngreh kokën
qiellin do ta prekë,
të ngjitem më ikë mëndja
dhe shpirti më djegë.

nuk ma merr dot shiqimi
sa sheh zemra ime për ty
inatin ja mbaj lisit
i pathyer në krenari

zdua as vet të thehem
Të përulem zdua
Por shpirti të thërret
smë dëgjon mua
për ty më tretë,
të ketë pranë të donë
Tjetër gjë s’pëvetë….

Ndije të lutem
Të dua pranë
Në betim të dehem
Të penduar pa mua
E ëmbël jam dhe kot nuk rrëfehem…

SYTË E TU JANË….

Sytë e tu janë e unë shkrihem si qeliku në zjarr
Mos e derdhe rrezen e tyre se pa ta smund të rrojë
Sytë e tu janë! E unë mbetur jam si ngricë janari
Plagë e stuhi në zemër e shpirtë në hojet e mia lëngoj…

Ah, sytë e tu të ndezur ma mbajnë etjen
Shndërruar në ethe bulzuar si fruthi
Dhe një zjarrë tjetër që më vlon në gji
Ata sytë e tu! sa shumë dua ti puthi.
Në thellësinë e tyre të mbytem se i dua shumë
Dua! Ah dua syve të mi….
Tua ndali hovin e netëve pa gjumë.

Në sytë e ty zgjova ndjenja jete
Ç’dëshir… Në lakmi!
Me gjelozi ti mbaj për vete
E qmendur në ego dredhur eci kuturu
N’melodi zemre shpirti m’është dërmu…

Ah sa fort më kan shkelur ata syt e tu…

Mos ik kthehu
Syt e tu janë zjarrë
falma mua!
Shkëndin e tyre
Dhe zjarr e dua.

Syt e tu janë!
Pa ta e verbër mbetem unë
Sytë e tu janë ,
Shkëndi e zjarrë që i dua shumë….

MALLI

Mbrëmë i thash një miku
tek sa pinim kafe
sa i rënd qenka malli
malli për Atdhe
mbi gjoks ku rrahte zemra
preku me pëllembë
për të me thën sa shum dhëmb
sa shum dhëmb

Drita, Berlin 201