Dr. Friedbert Pflüger: Gjermania ishte, është dhe do jetë me Kosovën

flug 1Adem Lushaj

Më një ceremoni të veçantë të organizuar nga kryetrari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, është dekoruar me “Mirënjohje Qyteti” dhe “Shkëlzen Haradinaj”, Prof. Dr. Friedbert Pflüger, ish-zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes në Gjermani, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja, Sibylle  Pflüger. Me rastin e dekorimit të dr. Pflüger, kishte marr pjesë edhe vet Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryetari Selmanaj, është shprehur se Deçani, është i nderuar, ngase është mikpritëse e një personaliteti të shquar në fushën e politikes, biznesit, administratës dhe akademisë. “Është në traditën e shqiptarëve me e nderu mikun, i cili në ditë të vështira ka qenë në përkrahje  të Lirisë  dhe Pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Selmanaj, për të cilin Gjermania, sikur është bërë  shtëpia e dytë e shqiptarëve. Gjithnjë sipas tij, në shtetin mik të Gjermanisë, mijëra shqiptarë gjetën mikpritjen dhe mundësinë e strehimit dhe punësimit, pasi që ishin detyruar të largohen nga regjimi i Serbisë. “Gjermania bashkë me NATO-n, janë pjesë e Lirisë së Kosovës, janë pjesë e shtet-ndërtimit të Kosovës, ku krahas luftës së lavdishme  të UÇK-së, sollën Lirinë në këtë vend”, ka nënvizuar Selmanaj, me rastin e dekorimit të Pflüger, me “Mirënjohje Qyteti”.

flug2Ndërkaq, Dr. Friedbert Pflüger, ka thënë se ishte nderuar me pritjen e deçanasve dhe mirënjohjen e dhënë nga kryetari i Komunës, mirënjohje që motivon edhe më shumë në përkrahje të Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit. “Kosova po ecën me hapa të sigurt drejt sukseseve, ndaj mos dekurajoheni në angazhimet e juaja për zhvillim sa më të shpejt të shtetit tuaj”, është deklaruar Pflüger, i cili ka ndarë edhe momenti kujtimi të vitit ’99, kur kishte takuar me mijëra shqiptarë të përndjekur në Shqipëri. “Kanë kaluar pothuajse 17 vite nga ajo kohë dhe unë shoh një ndryshim të madh në Kosovë, shoh një rini e cila ka vullnet të ec me hapa të sigurt drejt BE-së” është shprehur Pflüger, duke potencuar se “Gjermania është me Kosovën”, por edhe duke  thënë se “për fatin e saj duhet, duhet të vendosin qytetarët e këtij vendi, e jo imponimit nga jashtë”.

Çifti Pflüger, ishte për vizitë edhe në familjen Haradinaj, ku edhe ka pranuar çmimin  që mbanë emrin e Heroit të Kombit “Shkëlzen Haradinaj”