Do t’i zgjoja ëndrrat e baladave

Poezi  nga Xhevahir Cirongu

Do t’i zgjoja ëndrrat e baladave

 

Tek ajo pemë e dashurisë

Mes lulesh të dy ngecur,

Fluturat ikën pa  shpresë,

Dhe flokët e zeza të natës

Të dy na kishin prekur.

 

 

Midis nesh ajo natë

Sy përdalë e të zesë,

Puthje e drithërima

La atë mëngjes.

Ishte natë e ftohtë

Që vrau,

Gurët e diamantë të dashurisë.

 

 

Ajo më s’u pa,  diku iku,

Me veh’te mori trishtimin e ndaloj;

Pa asnjë pendesë, prozhektorët  fiku

Në terrin e natës, një tjetër takoj.

 

 

 

Në shtratin e natës, rash të flija,

Një ëndërr e frikshme, dashurinë gëlltiti;

Pabesia e një dore, me thikë

Zemrën  fortë ma goditi.

 

Isha i pafajshëm , s’kisha asnjë peng

Nuk e di , unë apo ajo……….!

Ëndrrat e jetës i shqeu egërsisht

Tek ai lot që ra në prag.

 

Ah, qenka botë e çmendur!

Ta dija se në flokët e natës

Thika e tradhëtisë qe ngulur,

Dhe atëhere

Do t’i zgjoja ëndrrat e baladave

Të vallzonin në shportën e qërshive.

 

 

Zoti më shpëtoi

Nga ajo thikë e mprehtë;

E lyer me helmin  vrastar,

Saqë dhe yjet  e shpirtit

Si gjerdan ngelën varur.

 

 

Në terrin e asaj nate

Fshiheshin gjithë tradhëtitë;

Ndaj të uroj me shpirt

As vetë o Zot , s’e di!

 

 

Imazhet e asaj dashurie

Në vetmi kanë mbetrur;

Me zinxhirë robërie varur

Tek retë e zeza nëpër qiell,

Dhe tek një lule e vyshkur

E varrosur këtu nën dhe.

 

Ik, të lutem tradhëti,

Me pika gjaku të tharë

Te tehu i thikës,

Dhe struku diku

Lëre lulen e jetës

Me plagdhimbjen përqafuar.

 

Durrës, 12 dhjetor 2017.