Do grimasa « pa lidhje »

Do grimasa « pa lidhje »

Reis Mirdita

Shqiptarët nuk janë komunistë?!!! S’e kanë dashur kurrë komunizmin!!!

Por kush më shumë se shqiptarët i këndoi lavdi komunizmit?

Kush më shumë i këndoi Enver Hoxhës?

Po Josip Broz-it?

E Mao-s?

Leninit e Stalinit? Dëndënja e madhe!

Ah po edhe Fidelit!

Proletariatit…!

Nuk jemi komunistë joooooo, veç kemi këndua e shkrua për qejf! Po ashtu kemi bë vizatime e buste, filma e drama, ashtu për qejf!

Rrofshin komunistët, ashtu për qejf! (ende i kemi në sortën e liderëve! Rrofshin! (Bërtitini me të madhe se vet votën ua jepni edhe sot)

Por shqiptarët nuk janë mur e s’lëvizin. Kur u siguruan se ky lloj sistemi në anët tona vdiq dhe ngelën vetëm individë që i votojmë akoma sikur për nostalgji, iu vërsulën Egropës dërmokratike! Eu dahi bre, emra Klanton, Bernard, Fukston … për djem, e për vajza preferohen: Karin, Capërin, Baltin, besa edhe Ovomaltin. Këngë, buste, portrete! Adalete për europianë e demokraci mos pyet.

Ev(g)ropë se jo mahi!

Harrova…, me lajmëruan ca të njohur se në Zvicër, gjen djem tash më të rritur, që quhen Migros. Nuk më thanë se a ka ndonjë vajzë që quhet Coop-e, në mos për tjetër, për nostalgji ndaj kooperativës somuniste.

Nuk ishim komunistë por eu(g)ropianë jemi, ashtu sa për modë e për të zgjatur dorë!

Rrofshin emrat e ri që nuk kanë asgjë me shqiptari!

Rroftë ideologjia që s’ka hiç gjë me shqiptari!