Djalin që trathton atdheun, s’e do as nëna e vet

Ramize D.PORTRET  FEMRE  TË  DALLUAR
Bisedoi: Ramiz  DËRMAKU
RD: Kush është Ramize Ekrem Dërmaku ?
Para se të fillonim bisedën arsimtarja Ramize; na i  tha fjalët e Luigj Gurakuqit, i cili porosiste:
« Njeriu s’ka nevojë vetëm për bukë, sepse diç të tillë mund të gjejë edhe nën thundrën e të huajve, por më së shumti ka nevojë për të siguruar gjellën e shpirtit – Lirinë ”.
Ramize  (më parë Ajvazi) – Dërmaku, u lind më 28 mars,1964 në fshatin Kopernicë, komuna e Dardanës (ish.Kamenicë). Katër klasë të shkollës fillore i kreu në vendlindje-Kopernicë, ndersa  që nga e V- VIII- në Dardanë. Ramizja gjatë kryerjes së shkollës fillore  ishte nxënëse e shkëlqyeshme si në mësime ponjashtu edhe në aktivitete të lira; kulturore, sportive, muzikore, etj. Shkollën e mesme – gjimnazin do ta kryej në Dardanë. Që nga mosha 15-16 vjeçare tek Ramizja vërehej një urrejtje ndaj regjimit në fjalë. Çdo herë kur arsimtarët, shoqet apo shokkët e klasës, flisnin diçka që ishte ne dëmë të çështjes kombëtare, unë reagoja ashpër thonte Ramizja. Gjatë jetës sime si çdo femër edhe unë natyrishtë se pata momente shumë të vështira -shqetësuese nga të cilat s’mund të vëja gjumë ne sy netë të tëra. Mirëpo, dashuria e vullneti i madhë që kisha ndaj çështjes kombëtare i tejkalova të gjitha ato sfida.
RD: Ju ishit pjesëmarrëse e ngjarjeve të vitit 1981, në Dardanë, çka ju shtyri ?
Ramizja: Po, ngjarjet e marsit të vitit 1981, mua më gjejnë në moshën 17- të vjeçare, dmth, në vitin e tretë  të gjimnzit. E edukuar kombëtarishtë nga familja, Ramizja, fillon t’i përkrahë ngjarjet e marsit 11,26 dhe 1- prillit të vitit 1981, jo vetëm me fjalë, por edhe në aksione konkrete, duke (s’bashku me disa shoqe të klasës) shkruarë; trakte e pamflete, si dhe parullën Kosova Republikë. Ditë pasë dite tek Ramizja, vërehej një demoralizim, një shqetësim për gjendjen e rëndë ne të cilën kalonte Kosova dhe mbarë populli shqiptarë nën regjimin serbo sllavë. Kjo, si e re ishte e njohur me padrejtësitë që i u kishin bërë, e i bëheshin kombit shqiptarë dhe Atdheut – Kosovës, në trojet tona etnike dhe jashtë tyre, kjo edhe më tepër i përkushtohej zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare. Që nga shkolla e mesme, Ramizja motivonte rininë shkollore për rrugën e drejtë që duhet marrë populli ynë. Në vitin e III-të të gjimnazit, kjo hapur përkrahë dhe mbronë demostratatë e 11, 26, 1 prillit të vitit 1981. Ditë pasë dite tek Ramizja, vërehej një shqetësim, një demoralizim për gjendjen e rëndë ne të cilën kalonte Kosova, dhe mbarë populli shqiptarë nën regjimin serbo-çetnikë – Millosheviqian. Në vitin  1984-85 Ramizja regjistrohet pranë SHLP, « Skënderbeu », grupi i Matematikës në Gjilan. Dy vite të SHLP, « Skënderbeu » në Gjilanë, i kreu në afatin e duhur me notën mesatare mbi 8-të. Një proverb i popullit thotë; Të mbjellim sot, që të korrin nesër fëmijët tanë. Ata, mbollën dhe dhanë frut duke nxjerrë në dritë gjenerata të tëra, kurse sot ne, dhe pas ardhësit tanë do të jemi mirënjohës për ate që ata pa lodhur mbollën. Gjatë viteve 1992-94 Ramizja, punoi në shkollën fillore të « Nazim Hikmet » në fshatin Dobërqan, (Komuna e Gjilanit) e më pasë në Shipashnicë të Epërme, ku punon edhe sot. Është nënë e 4-fëmijëve; dy djem e dy vajza. Momentalishtë është duke i ndjekur leksionet pranë Fakultetit të Matematikës në Gjilanë, ku do ta merrë titullin prof.e Matematikës.
LIRIA – MBI TË GJITHA
Tek z. Ramize dominon: ndjenja e atdhedashurisë, e fisnikrisë, e besnikrisë, e sinqeritetit, e vendosmërisë dhe qëndrushmërisë, e rigorozitetit dhe e parimitetit. Arsimtarja Ramize vazhdon, e dua Kosovën me të gjitha trojet e okupuara së bashku : ” Pa Kosovë e pa Çamëri, s’mund të ketë Shqipëri ” . Në ngjarjet revolucionare të 81 – shit, Ramizja morri pjesë në protestat e përgjakshme gjithëpopullore. Edhe pse shpesh herë, agjentët e sigurimit, vinin në shkollë dhe e kritikonin ashpër dhe ndoshta nga një herë e ftonin në biseda informative, z. Ramize, para shokëve e shooqeve të klasës,  Ramizja  arsimtarëve, ndjehej krenare dhe kurrë s’iu tremb syri. Në ditën kur mua ma komunikuan lajmin, se jeni përjashtuar nga shkolla, mu kujtuan fjalët e  Naim Frashërit; ” Djalin që tradhton atdheun s’e do as nëna e vet ”, Atdheu do sakrifica. Pa gjak s’fitohet liria. Shqiptari e zbulon forcën e vet në dhëmbje. Më mirë të thyesh se sa të përulesh”.
Ndjenja e besnikrisë:– tek profesoresha Ramize është moto e jetës së saj. Ajo gjatë bisedës më tha: Besnik bëhuni, por kurrë mos u besoni armiqëve e tradhtarëve. Ramizja, i urrej pa  kufi spiujt e tradhtarët.Vendosmëria dhe qëndrueshmëria zënin hapsirë të veçantë në karakterin e profesoreshës Ramize. Në vendimet dhe gjykimet e saj Ramizja, është e  paluhatshme. Edhe pse një vitë e larguan nga shkolla, kjo kurrë nuk u ankua, por punonte e vendosur që me të gjitha forcat t’i ndihmojë Atdheut.
Kur ne e pyetëm se cilës parti i takon ?
Ramizja më tha, nuk i takoj asnjë partie dhe pa rezervë e përkrahte unitetin dhe Bashkimin Kombëtar. Arsimtarja Ramize, vazhdon unë nuk vlerësoj bashkëkombasit e mij  në bazë partiake, rajonale apo fetare, por vetëm se në saje të kontributit që dhanë ndaj çështjes kombëtare. Unë, kërkoj nga nxënësit që t’i përmbahen rendit shkollor:  Të jenë të diciplinuar, të mësojnë sa më shumë e t’i kryejnë rregullisht detyrat shtëpiake. Poqe se ndojnë nxënës s’u përmbahet këtyre rregullave, kupëtohet se ndeshet me probleme.
Njeriu pa parime dhe pa vullnet i ngjet një anijeje pa timon e busull; që e ndërron drejtimin sa herë që ndryshon era”, tha profedoresha Ramize.
Kërkoj nga të gjithë; kolegët, miqët, nxënësit, prindërit të jenë të sakët, të përpikët dhe të paraqiten në kohën e caktuar në takim, pa u vonuar. Ditën kur e vizituam Ramizen në shkollë mbretëronte një atmosferë e ngjeshur pune. Në ato çaste, arsimtarja Ramize, më tha;  kurrë  s’kam shkruar në gjuhën serbe dhe as që dij të shkruaj e flas, dhe kurrë nuk do të flasë. mendoi, mori fryme thellë e tha: – Vallë, kush do të m’i shënojë orët në ditar?!- Nga dhëmbja që ndjente për gjendjen e rëndë që kaloi Kosova, disa pika loti i rreshqiten zvare nepër fëtyrë. Duke hipur së bashku shkallëve ( të shkollës së vjetër )  përpjetë, shiqimi i saj u ndal në vendin ku qëndronte dikur fotografia e heroit tonë kombëtar – Skënderbeu, dhe më tha: -Ja se ç’bënë shovinistët e shfrenuar serbosllave…,, i hoqën edhe fotografitë e fëtyrave më të ndritura të historisë e të pavarësisë sonë kombëtare.
 Nga babai thitha nektarin e atdhedashurisë.
Pra, profesoresha Ramize shtonë; babai  ishte ai qe me frymëzoi e me dha shtytje që me tërë qenien ti kryejë ca shërbime “të vogla” për popullin tim të shtypur e shumëvuajtur. Pra, unë shpesh herë kam deklaruar: “Asgjë s’kam punuar, asgjë s’kam vepruar dhe te gjitha meritat i takojne babait tim ». Disa arsimtarë lojal të cilët frikësoheshin edhe prej hijes së vetë, duke qenë të friksuar nga « rreziku », që do t’ua sillte Ramizja…, nuk praanonin ta kishin në klasën e tyre. Tek ajo u shtua guximi dhe vendosmëria ndaj çështjes kombëtare. Pasë një largimi njivjeçar, nga shkolla, Ramizja përsëri do të kthehet në shkollë.
RD: Na tregoni ju lutëm z. arsimtare, se si e pritën arsimtarët kthimin Tuaj në shkollë ?
– Disa arsimtarë thotë Ramizja,  nuk pranonin që unë të kthehesha në shkollë.., ata friksoheshin nga regjimi totalitar serbë, e disa nuk më pranonin në klasët e tyre ! Por, ajo kohë ishte kohë e vështirë jo vetëm për mua dhe familjen time por edhe për shokë e shoqet e mia; të cilat  nuk shoqëroheshin e nuk bisedonin me ne. Arsimtarët frigacakë por edhe ata të cilët ishin lojalë frikësoheshin nga pamfletet, afishet dhe parollat;  Kosova Republikë, (që ishin gjetur në shkollë), e të cilat i kishte shkruar Ramizja…, thërrasin një mbledhje .., urgjente, aty marrin vendim që të përjashtohet nga shkolla, Ramize Ajvazi – Dërmaku. Njiherit nxënësja Ramize, shpallet si « armike e Vëllazërim-Bashkimit ». Pra, pasë të gjitha këtyre sakrificave që pësoi Ramizja, në vend që të largohet nga kjo rrugë, tek kjo vetëm sa shtohet guximi e përkushtimi ndaj çështjes kombëtare. Pasë kryerjes së gjimnazit drejtimi – Matematikor, Ramizja, në vitin 1984-85, do të regjistrohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike, « SKENDERBEU », në Gjilanë – drejtimi Matematikor, dhe do ta kryej në afatin e rregulltë dhe ate me notën mesatatare mbi 8-të. Gjatë kryerjes së studimeve në SHLP-Gjilanë; Ramizja gjatë bisedave me shoqe e shokë atyre u fliste për gjendjen e rëndë ne të cilën po kalonte, rinia fshatare, nxënësi, studenti, punëtori, bujku, Univerziteti, dhe mbarë populli shqipëtar. Ne pyetjen tonë ?
RD :  Si kishit vullnetë të mësoni.., kur dihej se pushteti kriminel serbë, nuk lejonte që njerëzit si Ti ( apo thënë shkurtë të gjithë ata që i shpallëte si  » Nacionalistë apo irredentistë « , të ushtronin detyra e poste, thënë shkurtë ata nuk i lejonte të punonin ?
Po kjo që thuani ju ishte e vërtetë. Mirëpo, posë literaturës shkollore unë kamë lexuar shumë libra, romane, dhe aty kamë fituar bindjen se çështjes kombëtare e Atdheut, mund t’i ndihmohet edhe ne mënyra tjera, pra duke kryerë shkollën, univerzitetin, duke e informuar popullin me gjendjen reale ne të cilën po kalonte populli shqiptarë.
Sepse një mësuesë-e dhe një edukatorë apo profesor i mirë nuk e armatosë një brigadë, por një ushtri te tërë.
Po të ushtronin detyrën mirë mësuesit, arsimtarët, profesorët, Qeveria dhe të gjitha Institucionet e shtetit, etj, me siguri se çështja e Kosovës do të ishte zgjedhur deri më tani, pra shumë më herët . Pra u ndamë nga kjo arsimtare e vyeshme me dëshirë që sa më parë të merrë titullin e Profesoreshes.
RD: Faleminderit  për bisedën dhe kohën që kaluat me ne.
Ju falemnderit edhe ju.
Punuar me 2.07.2016                               Weingarten-Gjermani