Dituria (Citate)

Citate DituriaPërpiloi: Rami Laçi

Për të arritur në çdo vënd ka një rrugë. Rruga e Xhennetit është dituria.

[Hadithi sherif]

 

Njohuria më fisnike është, njohja e vetvetes.

[rm]

 

Më së keqi gjinden njërëzit që nuk dijnë asgjë, as kanë dituri se nuk dijnë.

[Gaston Bonheur] (Gazetar dhe romansier francez)

 

Studjo, jo për të ditur më shum, por për të ditur më mirë.

[Seneca] (filozof stoik)

 

Të duash dijen është njerëzore, të dijshë të duash është hyjnore.

[Joseph Roux]

 

Na jemi edukuar të besojmë e jo të dijmë. Besimi mund të jetë i manipuluar. Vetëm dituria është e rrezikshme.

[Frank Herbert] (nga: “Le messie de Dune”)

 

Mos dit’sh, pyet!
[Popullore shqiptare]

 

Dikur analfebetë ishin ata që nuk shkonin në shkollë. Sot  janë ata që shkojnë.

[Paul Guth]

 

Ne jemi bërë të mençur jo duke e kujtuar të kaluarën tonë, por duke qenë përgjegjës për të ardhmen tonë.

[George Bernard Shaw] (dramaturg irlandez, 1856-1950)

 

Kush don të mësoj, është shum afër diturisë.
[Confucius]

 

Nga edukata e popullit varet fati i vendit.

[Benjamin Disraeli] (burrështeti anglez, 1804-188)