DITA NDËRKOMBËTARE E PUNËTORËVE

Demir KRASNIQI

Një këngë të bukur , ne do ta këndojmë –

Festës së 1 Majit , ne do t’ ia kushtojmë !

Gjeneratave t’ reja , ne do t’ iu tregojmë –

Festën e 1 Majit , përse e festojmë !

Refreni:

8 orë punë,

8  orë dëfrim ,

8 orë gjumë

Edhe pushim !

 

1 Maji është Dita Ndërkombëtare e Punës ,

Lufta e punëtorëve –  kundër shtypjes , dhunës !…

Dita kur punëtorët të drejtat kanë kërkuar –

Liritë , kushtet e punës për t’iu siguruar !…

 

Kjo ditë që festohet n’ gjithë vendet botërore –

Protestave të punëtorëve iu referohet prore !

Për orar të punës që të zgjatë 8 orë ,

Pagat dhe pajisjet t’iu epën në dorë  !

 

Kërkesa e parë publike u bë me protestë –

Në Australi gjatë vitit 1855 !

Punëtorët këtë përmbajtje e brohoritën shumë :

“8 orë punë, 8 orë dëfrim edhe 8 orë gjumë !”

 

Kremtimi i 1 Majit n’ kuadër me festa –

Është i lidhur  ngushtë me t’ përgjakshmet protesta

T’ dhjetëra mijëra punëtorëve t’ fabrikave të Çikagos ,

Në Amerikë , më 1 Maj 1866 .

 

Manifestimi masiv dhe shumë madhështorë –

Një vit më vonë n’ Çikago u bë me punëtorë !

Më 1 Maj të vitit 1867 –

Të  drejtat  punëtorëve për t’ ua përshtatë !

 

Kështu filloi rrugëtimi i kësaj dite  idealiste –

Nga miliona punëtorë  t’ Lëvizjes sindikaliste !

N’ fokus kanë  pozitën  ekonomike për  punëtorë –

Në të gjitha shtetet e globit tokësorë

 

1 Majin e caktoi Sindikata Botërore –

Si ditë madhështore për klasën punëtore !

N’ këtë ditë t’ gjithë punëtorët presion ushtrojnë –

Të drejtat e tyre që t’i  avancojnë !

Në Evropë , 1 Maji filloi manifestimin e gjithë trevës –

Me internacionalen e parë të Gjenevës !

Nga viti 1890 –

Në Paris u mor vendimi i vërtetë !

 

Kongresi themelues i Internacionales së dytë –

Mbarë klasës punëtore seç  ia çeli sytë !

Në të gjitha vendet  dhe  shtetet botërore –

1 Maji t’ mbetet  Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve !

 

Nga viti 1891 –

Sërish për punëtorë del një Kongres i ri !

Atë vit në Bruksel , u mbajt Kongresi i Tretë

I Internacionales me Vendim t’ vërtetë :

 

Dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë –

Që nga ku lind Dielli edhe perëndon !

Ditën e 1 Majit , gjatë 24 orëve –

Gjithkund do t’ kremtohet “Festa e punëtorëve”!

 

Për këtë ditë , punëtorët kudo që  kremtojnë –

Të drejtat e tyre do t’i identifikojnë !

Për çdo vit më tepër do t’i  avancojnë –

Me Kushtetutë , ligje , ato do t’i mbrojnë !

 

Do t’i mbrojnë të drejtat , kushtet për t’ punuar –

Rrogën mesatare  duke  garantuar !

Pushimin vjetor në bazë të përvojës ,

Pushimin ditor, javor , sipas nevojës  !…

 

Gjilan, më 31.03.2017.         Demir KRASNIQI