Dita Kombëtare e SHBA-së është ditë pushimi në mbarë vendin dhe në popull njihet gjerësisht si “Fourth of July”.

Dita Kombëtare e SHBA-së është ditë pushimi në mbarë vendin dhe në popull njihet gjerësisht si “Fourth of July”.

 Isuf B.Bajrami

Dita Kombëtare e SHBA-së u dedikohet veçanërisht dëshmorëve e heronjve që ranë për kombin amerikan.

Ngjarje të shumta dhe aktivitete festive zhvillohen për çdo vit me këtë rast. Por sigurisht që përtej festimeve apo lajmeve, të cilat lidhen me mënyrat se si do ta festojnë këtë ditë të madhe shtetasit amerikanë kudo që ndodhen, ia vlen që të shënojmë më poshtë thëniet e disa njerëzve të mëdhenj, nënshtetas amerikanë, të cilët janë frymëzuar në veprat e tyre jo pak nga vepra e atyre, që e bënë të mundur këtë ditë.

Me patriotizmin e shprehur në vargje apo citate të paharrueshme, ata kanë vënë firmën e tyre në panteonin e patriotizmit amerikan, një shembull frymëzues për mbarë botën e civilizuar:

“Në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, liria nuk mund të dhurohet, ajo duhet të arrihet”.

  • Franklin D. Roosevelt.

Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtarizoi kthimin e 13 kolonive amerikane, si shtete të pavarur, sovranë, jo më nën sundimin britanik!

Tensione midis kolonive amerikane dhe britanikëve gjatë periudhës revolucionare të viteve 1760 dhe fillimviteve 1770 çuan në Luftën Revolucionare Amerikane, që zgjati nga 1775 deri më 1781. Më 14 qershor 1775, Kongresi Kontinental, i tubuar në Filadelfi, themeloi Ushtrinë Kontinentale nën komandën e George Washingtonit. Duke proklamuar se “të gjithë njerëzit krijohen të barabartë” dhe të pajisur me “të drejta të patjetërsueshme”, Kongresi nxori Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar kryesisht prej Thomas Jeffersonit, më 4 korrik 1776. Kjo datë tani festohet çdo vit si Dita e Pavarësisë së Amerikës. Më 1777, Nenet e Konfederatës themeluan një qeveri të dobët federale që funksionoi deri më 1789.

Pas disfatës britanike ndaj forcave amerikane të ndihmuara nga francezët, Britania e Madhe njohu pavarësinë e Shteteve të Bashkuara dhe sovranitetin e shteteve mbi trevat në perëndim të lumit Misisipi. Një kuvend kushtetues u organizua më 1787 nga përkrahësit e një qeverie të pushtetshme qendrore, me të drejtën për të tatuar. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara u ratifikua më 1788, ndërsa Senati, Shtëpia e Përfaqësuesve dhe kryetari — George Washington — për herë të parë morën detyrën më 1789. Karta e të Drejtave, që ia ndalon qeverisë federale kufizimin e të drejtave vetjake dhe garanton një sërë mbrojtjesh ligjore, u miratua më 1791.

Një dokument që finalizoi krimin e 13 shteteve të njohura sot si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe që frymëzoi më pas shumë dokumente të tjera të ngjashme në vende të tjera, gjatë shekujve XVIII-XIX, duke u përhapur nga Vendet e Ulëta, deri në Karaibe, Amerikën Spanjolle, Ballkan, Afrikën Perëndimore dhe Evropën Qendrore. Kjo është Deklarata e Pavarësisë së SHBA-ve, zyrtarizimi i së cilës mbush sot plot 242 vjet dhe njihet nga të gjithë si një nga dokumentet më të rëndësishme në histori. Kurse 4 korriku festohet çdo vit si ditë kombëtare në SHBA, e njohur si dita e Pavarësisë.

Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte edhe në qendër të Revolucionit Amerikan. Ky dokument u hartua kryesisht nga 32-vjeçari Tomas Xheferson. Njëra pjesë e Deklaratës përmbante një listë ankesash kundër mbretit Xhorxhi i Tretë dhe Parlamentit të Anglisë. Kurse pjesa tjetër e saj, përmbante thelbin e idesë mbi lirinë amerikane, mbi të drejtat e natyrshme që kanë njerëzit: “Ne besojmë se këto të drejta janë të natyrshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se krijuesi u ka dhënë atyre disa të drejta të patjetërsueshme, si jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë. Ne besojmë se për të siguruar këto të drejta njerëzit krijojnë qeveri, të cilat i marrin fuqitë e tyre me pëlqimin e të qeverisurve, se sa herë që një formë qeverisjeje i minon këto qëllime, është e drejta e popullit ta ndryshojë, apo ta heqë atë”.

Deklarata e Pavarësisë shihet si një nga dokumentet më të rëndësishme në historinë e Shteteve të Bashkuara. Dhe në këtë shtet, 4 korriku festohet çdo vit si ditë kombëtare, e njohur si dita e Pavarësisë. Konkretisht, Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është deklarata e miratuar nga mbledhja e Kongresit të Dytë Kontinental në Filadelfia, Pensilvani më 4 korrik 1776, e cila njoftoi se trembëdhjetë kolonitë amerikane, në atë kohë në luftë me Mbretërinë e Britanisë së Madhe, e konsiderojnë veten si trembëdhjetë shtete të pavarur, sovranë, që nuk janë më nën sundimin britanik. Ata formuan një shtet të ri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. John Adams ishte një udhëheqës në shtytjen për pavarësi, e cila u miratua më 2 korrik me asnjë votë kundër. Një komitet prej pesë vetës kishte hartuar deklaratën formale, që do të ishte gati kur Kongresi të votonte për pavarësinë. Termi “Deklarata e Pavarësisë” nuk është përdorur në dokument.

John Adams e bindi komisionin të zgjidhte Tomas Xheferson për të hartuar draftin origjinal të dokumentit, të cilin Kongresi do ta redaktonte për të prodhuar versionin përfundimtar. Deklarata ishte në fund të fundit, një shpjegim formal pse Kongresi kishte votuar më 2 korrik të shpallë pavarësinë nga Britania e Madhe, më tepër se një vit pas shpërthimit të Luftës Revolucionare Amerikane. Ditën tjetër, më 3 korrik, John Adams i shkroi gruas së tij Abigail: “Dita e dytë e korrikut 1776, do të jetë epoka më e paharrueshme në historinë e Amerikës”. Por ditëlindja kombëtare në fakt, Dita e Pavarësisë, festohet më 4 korrik, data kur ky dokument u nënshkrua.

Qëndrimi ndaj skllavërisë po ndryshonte; një dispozitë kushtetuese e mbronte skllavërinë deri më 1808. Shtetet e veriut e shfuqizuan skllavërinë mes viteve 1780 dhe 1804, duke i lënë shtetet e jugut si mbrojtëse të këtij “institucioni të pazakontë”. Zgjimi i Dytë i Madh, që filloi me shekullin XIX, e bëri evangjelizmin forcë shtytëse për reformave të ndryshme shoqërore, përfshirë çrrënjosjen e skllavërisë.

 

Vendi i Lekës;04.07.2018