Disa pyetje të thjeshta për publikun dhe antarët e LDK-së

Disa pyetje të thjeshta për publikun dhe  antarët e LDK-së

Nga Skënder S.KAPITI

Unë deri më sot nuk jam antar i asnjë partie të Kosovës, por e ndjek dhe e studioj  politikën në tërësi si shkencë, ideologji dhe si  praktikë, ku politika shqiptare ka specifikën e saj. Duke e parë realitetin politik të sotëm po i bëj disa pyetje që besoj se njëkohësisht janë edhe shqetësime për antarët e simpatizanët e LDK-së por edhe për publikun , janë edhe gjëra të cilat edhe dihen.

Pyetja e parë : Kush janë me vizionin e Ibrahim Rugovës, Vjosa Osmani apo Isa Mustafa me kompani!?

Së dyti:A ishte  më mirë një aleancë politike e qeverisëse e LDK-së me VETËVENDOSJEN  apo me partitë e tjera politike te konsumuara nga korrupsioni e keqpushteti i tyre.

Së treti: A është më mirë një bashkëpunim me forcat politike të cilat kanë qenë gjithmonë në opozitë apo me ato forca politike prej të cilave Kosova është në këtë gjëndje të rëndë korrupsioni; paralize demokratike, ekonomike  dhe asfiksie juridike që kanë marrë peng shtetin , demokracinë, zhvillimin dhe integrimin!?

Së katërti:Kush janë shkaqet e degradimit deri në këtë derexhe të LDK-së: Znj. Osmani apo lidershipi i saj me në krye z. Mustafa?!

Së pesti: Në kushtet kur nuk ka asnjë shenjë dhe asnjë shpresë, si dhe as mundësi  për reformim dhe as ndryshim brënda LDK-së e cila po shkon e po bie politikisht gjithnjë e më poshtë,  a nuk është më mirë një ndarje perfundimtare mes krahut reformator, rinor  dhe progresist të saj nga ai i trashëgimisë titisto-komuniste, autokratike   e korruptive i cili e ka kapur LDK-në?!