Disa pyetje për qeverinë kryesisht, si dhe për politikën e shoqërinë shqiptare në tërësi
Nga Skënder S.KAPITI
Si ndjeheni me faktet se:
1-Viti 2016 po mbyllet si viti i mosintegrimit, i moshapjes së bisedimeve për antarësimin e Shqipërisë për në BE.
2-Si viti i vazhdimësisë së eksodit dhe si viti që e vendosi rininë shqiptare në krye të listës botërore që kërkon largimin nga atdheu.
3- Viti 2016 në Shqipëri si viti i drogës
4- viti 2016 edhe si viti i papunësisë, i varfërisë dhe i korrupsionit më të lartë në rajon dhe në Europë.
5 – Si viti i vazhdimësisë së politikës së kriminalizuar dhe të pandëshkuar dhe si viti i sistemit të drejtësisë së padrejtësisë, të korrupsionit dhe të antiligjit.
Ndësa për shoqërinë kisha një pyetje shtesë:
1-Si ndjehet dhe si është e mundur ta durojë dhe të pajtohet shoqëria shqiptare me këtë realitet të cilin ja ka imponuar asaj politika, kjo elita politike të cilën ajo e ka votuar prej 26 vitesh? Dhe, a do ta bëjë shoqëria, votuesi, ndëshkimin e kësaj politike me votë në Qershor 2017, apo do t’i votojë përsëri po këta politikanët e sotëm?
Demokracia ia mundëson popullit të drejtën e zgjedhjes, por nëse shoqëria manipulohet nga korrupsioni, tradhetia, mashtrimet dhe gënjeshtrat e politikes dhe politikaneve, dhe nese votuesit votojne dhe zgjedhin të paduhurën, të gabuarën, të kriminalizuarit, pra, të keqen, atëhere ajo me meritë vuan prej gabimit të vet, prej zgjedhjes së gabuar të bërë nga vetë ajo.