Disa komentues e analista, paraqiten si engjuj-melaqe(në të vërtetë janë-helaqe)… !

Disa komentues e analista, paraqiten si

engjuj-melaqe(në të vërtetë janë-helaqe)… !

Nga  Abas Fejzullahi

           Nga disa shkrime që po i lexoj, në shtyp, (FL-FB facebbok), apo në shtypin elektronik… nga kush shruhen (pasi që më ka ra me i njohur e disa edhe provuar) lidhur me veprimtarinë e tyre të vërtetë, të cilën e fshehin përmes paraqitjeve nëpërmjet shkrimeve, ku trajtojnë dhe analizojnë rjedha politike, personalitete apo edhe ngjarje, në hapësiratë shqiptare, këshillojnë e udhëzojnë, gjykojnë e paragjykojnë edhe për njerëz të caktuar në poste dhe pozita të ndryshme pushteëmbajtëse apo kundër- shtarët e tyre, si dhe për pikëpamje dhe qëndrime ideologjike apo partiake të tyre, si pozitë apo opozitë, kam krijuar bindje se :

          Pafytyrësia dhe jo njerëzorja, është vëlerë dhe ushqim shpirtror i tyre… !

Në jetë, rrall kush, ndoshta askush, nuk shkruan për bamet e veta, të liga, në kohë dhe hapësirë të gjykoj apo kritikoj veten e vet hapur…!

Shkrimet e publikuara, nga autor të ndryshem me përmbajtje dhe qëllime të caktuara, ku sesili ka menduar se është koha për veprim përmes shkrimit, qoft për të zënë apo për ata që kanë zënë ndonjë pozitë shtetërore apo të ndonjë ndermarrje ku rrjedhë fitimi, grryerja e çkrryerja si thot “mileti” për grykësit… shkruesit që i kanë humbur tani më këto përparësi të cekura, në të shumtën e rasteve heshtin dhe s`shkruajnë, s`publikojn asgjë njerëzore, për të vërtetën dhe bamet e tyre, por i fshehin ato, sikur të mos kenë bërë asgjë të ligë, shtihen e paraqiten si viktima  dhe që ndaj tyre është bërë padrejtësi etj… nëse ende janë në pozitë e pushtet, atyre s`Ju premton koha se mjelin e vjelin sipas postit dhe pozitës, ku dhe kah të munden për vete…!

Po sa të ken humbur postin dhe poziten, nëse s`i kanë jetësuar gjithë ate që kanë menduar e dëshiruar, fillojne e paraqiten si engjuj, me shkrimet e tyre si nalistë apo kritikë… etj, po ti lexosh letrat e shkrimet e tyre, të shkon mendja:

Euuuu, po sa atdhetar/re, e/ i ndershëm/me, e/i drejtë  e/i sinqert, na qenka bërë filan/ja fisteku/ja…!

Besa për të gjithë ata që s`i kanë njohur as si fytyrë (surrat –surogat) po edhe për ata të cilët, kanë pasur rastin apo fatin me i njohur si farën e kuqe, si thot një fjalë e urtë popullore, të kaluaren e tyre dhe veprimtarinë e maskuar me mjeshtri, me shkrimet e tyre, do të krijonin bindje se qenkanë engjuj e shkuar egjullujve (melaqe siç thot mileti) kurse në brendinë e tyre është vet dreqi thell në trup e në tru edhe në veprim, por vetem kur u vie koha dhe mundësia që mund t`i fshehin veprimet dhe përfitimet e tyre pa mund e pa djersë…

E po letra, banë ate çfarë shkruan, me përparimin e teknologjisë, tani mundësia e të shkruarit është edhe më e madhe dhe më shpejtë si dhe publikimit npër faqe pamore të ndryshme elektronike (internetit), shkrimi dhe përmbajtja e tij ruhet me besnikri ( derisa nukë bëhet ndonjë ndërhyrje për ndryshim nga shkruesi apo ndonjë tjetër me apo pa leje).. !

Sipas përmbajtjes së shkrimit të lexuar, secili lexues, krijon mendimin dhe përshtypjen nga ajo që lexon, rrallë herë e shumë pakë analizohet, në thellësi sipas të dhënave dhe burimeve dhe mundësive, se kush ka shkruar e çfarë ka shkruar…!

Nga përvoja ime kur po më bie me lexuar shkrime herë pas herë në FL-FB, apo në shtypin e shtypur dhe ate elektronik, nga disa që i njohë në atdhe e kurbet, se çfarë shkruajnë e si paraqiten me shkrimet e tyre, herë si analista e herë si kritikues të qeveritarëve te ndryshem në poste dhe pozita të ndryshme, edhe për dreq ja qëllojnë, sepse vet janë edhe më të zi se ata për të cilët shkruajnë e shkarravisinë… ndalem për momentin e mendohem tue thënë vet me vete:

Eh… e mjera letëra, gazeta apo faqja pamore në internet (FL- facebook) etj, që s`kanë mundësi për ta ditur e njohur, se kush ka shkruar e çfarë ka shkruar, për ta ndalur e mos pranuar,  shkrimin nga horratë e morrat e shumtë që shkruajnë…sepse në të shumten e rasteve kjo varet nga përgjegjësit (mbikqyrësit e tyre) që në të shumten e rasteve ose si kanë mundësit e një kontrolli të mirëfilltë ose edhe i kanë interesatë dhe përfitimetë e tyre dhe qëllimisht lejojnë edhe të pa vërtetatë apo pengojnë të vërtetën, sepse, s`ua lëshojnë rrugën fare as atyre  për të cilët shkruam më sipër, që thirren e qirren në ndergjegje që se kanë, në tituj të ndryshem që shkurtimisht shkruajtem më sipër që shtihen e paraqiten si engjuj e janë vet djalli bile bile edhe djalli kishte për t`ju pasur zili për jonjerëzinë që tregojnë në jetën e përditshme të maskuar si melaqe  e janë  fund e krye helaqe… !

Në këtë shkrim s`përmenda emra, tue mendue që secili që e lexon e gjen veten aty ku është e si është, po të permenden emra, poste dhe pozita të shkruesëve , që i kanë pasur , i kanë apo i kanë humbur, dalin disa libra në vëllime… !!!

2017-11-22    Abas Fejzullahi