DIALOGIMI APO REFUZIMI?

MUSLI SHABANI

DIALOGIMI APO REFUZIMI?

Parasëgjithash, duhet që i tërë koncepti i deritanishëm, apo më saktë e tërë teknika dhe strategjia e derisotme, (që ka vijuar nga viti 2011 e deri më 2019) pavarësisht se çfarë pasojë-marëveshtjesh nga Brukseli gjatë kësaj periudhe ka prodhuar i a.q. dialog bisedimesh dhe negociimesh midis palës përfaqësuese të Kosovës dhe atyre të Serbisë, duke marë parasysh edhe monitorimin  si dhe vetë organizimin, ( por jo edhe garantimin në implementim të asajë çfarë është shkruar dhe firmosur në letër si dokument zyrtar valid midis palëve, dia-tria-loguese) TË NDRYSHOI, kësaj radhe krejtësisht dhe të nxirret nga binarët e shtrembëruar prej fillit dhe të vëhet në strumbullar të drejtë. Kësaj natyre, shtrohet çështja si dhe në çfarë forme dhe përmbajtje orientuese të fillohet me dialog trialog apo edhe ndonjë palë e katërt, në rastin e nevojshëm, duhet që edhe pala nga tejoqeaniku (SHBA) të kyqet natyrshëm nga arësyeja e vetme dhe kryesore, sepse Unioni Europian dhe SHBA, pos rolit monitorues, sigurisht që në çfarëdo MARËVËSHTJE-TRAKTATI PAQËSORË EVENTUAL dhe të pritshëm që do të prodhojnë si rezultantë bisedimet midis dy palëve negociuse, të cilat do zgjasin relativisht gjatë, por kujtojm kurrsesi si të deritanishmet me 10 vite (!) kësaj radhe besoj që vetëm disa muaj, si palë garantuese dhe siguruese do të jenë të përfaqësuara (jo vetëm formalisht) në esencë edhe me role dhe detyra konkrete, si në realizimin e „ Marëveshtjes Gjithëpërfshirëse“ njëashtu edhe me aspekte tjera, finansiare, përcjelljes dhe monitorimit permanent për një kohë të caktuar, aty ku parashihen afatet e caktuara prekluzive në realizimin e pikave gjegjëse të Marëveshtjes në fjalë dhe deri te ndërmarrja e masavesaknsionuese dhe rrepta, pa hezitim“ në rast shkeljesh eventuale apo moszbatim të Marëveshtjes në fjalë, nga njëra apo nga të dyja palët reciprokisht.

  1. Dhe çfarë në të vërtetë duhet paraprirë Marëveshtjes Bazë, ose më sakët, TRAKTATIT TË PAQËS: KOSOVË-SERBI? Pa mëdyshje se si në fillesë, duhet që „nikoqirët“ organizatori, dmth. UE – Unioni Europian, përfaqsuesi i punëve të jashtme, ose i ngarkuari special për këtë rast, në bashkëpunim të plotë edhe me përfaqësuesin e caktuar nga administrata amerikane e Presidentit Biden, duhet të formulojnë DRAFT-Dokumentin prijës të Marëveshtjes së ardhëshme, në vija të përgjithshme, duke përfshirë në pika ose nene të caktuara, ku pos tjerash, duhet pasur si në të parë, në më sa vijon:
  2. Shteti sovran i Republikës së Kosovës dhe Shteti sovran i Republikës së Serbisë, si palë të barabarta, në prani të palëve të treta me interes dhe obligime të veçanta (me status aliena iuris, Unioni Europian dhe SHBA, përmes përfaqësuesve ad hoc të tyre);
  3. Sipas TRAKTATIT (të ardhshëm) PAQËSOR TË MIRËBESIMIT RECIPROK, KOSOVË-SERBI, do të:
  4. Marrin obligime të caktuara ekzekutive reciproke, para organeve të tyre ekzekutive dhe ligjëvënëse, duke mos cënuar në asnjë mënyrë sistemet e tyre juridiko-kushtetuese dhe ligjet sistemore bazike, me përjashtim që para nënshkrimit të këtij Draft-Dokumenti,ose më së largu në afat prej 60 ditësh, Republika e Serbisë përmes vendimit në Parlamentin e vetë, të amandamentoj Kushtetutën aktuale të sajë në fuqi, në pjesën normative dhe preambulën e sajë ku Kosova parafrazohet si „pjesë integrale e sajë“ të hiqet plotësisht efekti juridiko-formal përmes ndonjë formulimi amandamentivo-kushtetuesh i vlefshëm deri në hypjen në fuqi të Traktit Paqësor, Serbi-Kosovë. Ky formulim, mund të ishte i ngjashëm me rregullativën e njohur, të të a.q. „dispozitat kalimtare dhe të fundit“;
  5. Draft-Dokumentin mbi Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse, në tekstin e mëtejmë, TRAKTATI PAQËSOR KOSOVË-SERBI, do t’a firmosin Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani dhe Presidenti i Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vuçiq.
  6. Menjëherë pas nënshkrimit të këtij Dokumenti zyrtar, dy palët kryesore nënshkruese të cekura nën pikën 1. të këtij Draft-Dokumenti, obligojnë organin Ekzekutiv, Qeveritë e tyre që brenda afatit 3 ditorë nga data e nënshkrimit të të njejtit të pranojnë dhe njohin shtetin dhe qeverinë e njëri tjetrit, pa kurrfarë kushtesh paraprake, dmth.në bazë të njohjes dhe respektimit të kufinjëve fizik ekzistues të të dyja shteteve;
  7. Pjesëmarrësit tjerë, si palë të treta, UE dhe SHBA, përfaqësuesit e tyre, poashtu vëjnë parafet me firmat e tyre në këtë Draft-Dokument, në cilësinë e organizatorit, monitoruesit dhe garantuesit të këtij drafti si dhe të Traktatit të ardhshëm Paqësor Kosovë-Serbi.

E dhënë dhe paraparë kështu, ose në esencë e ngjashme me këtë arritje paraprake, me draft-dokument obligues, duhet thënë se mund të hyret në dialog të mëtejmë, duke zbërthyer të gjitha   „problemet ekzistuese“ tjera në hollësira midis Serbisë dhe Kosovës dhe anasjelltas, të gjitha të specifikuara në pika ose nene të Traktatit futurues paqësor midis dy shteteve të barabarta.

B). Edhe Traktati Paqësor, në vetëvehte ngërthen modalitetet e çdo traktati të rëndomtë ndërkombëtar bilateral ose multilateral i tipeve të llojit të vetë, në këtë rast sui generis, për rastin e Kosovës me Serbinë, që për pasojë, ka pasë: luftën midis Kosovës dhe Serbisë (në periudhën 1998/99) dhe si rezultat i luftës çlirimtare të shqipëtarëve të Kosovës me shumicë banorësh në te dhe me një territor dhe etnikum kompakt Administrator-Politik mbi 90% komunitet shqipëtar në atë territor, duke u bazuar edhe në Kushtetutën paraprake të ish KSAK të vitit 1974, si njësi e barabart në ish Federatën Jugosllave (ish RSFJ), Planit të Ahtisarit, si propozim-projekt ndërmjetësus-ndërkombëtar, e që në bazë të të njejtit plan, Qeveria e Kosovës, e zgjedhur me vota nga zgjedhjet e rregullta parlamentare, më 17.2.2008, (jo njëanshëm siqë trumbeton Serbia zyrtare aktuale) por në bashkëpunim dhe në pajtim me shumicën e shteteve të fuqishme botërore,parasëgjithash, në krye me SHBA, BM, Gjermaninë, Francën, Italinë, Japoninë, e tj. përmes DEKLARATËS KUSHTETUESE, Kosovën e shpallë shtet të pavarur dhe sovran, të tipit Republikë. Këtë akt kushtetues të sajë, po atë ditë e miraton unanimisht edhe organi ligjvënës i deridjeshëm i Kosovës dhe prej asajë dite tanimë si Kuvendi i Republikës së Kosovës. Nga dita e nesërme, pas shpalljes së pavarësisë, pasuan edhe njohjet e caktuara ndërkombëtare, që brenda pak javësh dhe muajsh ato arrijnë numrin e mbi 100 shtetesh dhe qeverishë botërore. Pra, duke marë për bazë gjitha këto fakte relevante të karakterit juridiko-ndërkombëtar, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë, duke shqyrtuar kërkesën e Serbisë, më 20.7.2010, ndau verdiktin e vetë gjykues përmes Mendimit dhe Vendimit të vetë judikal se, Shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, nuk bie në kundërshtim dhe në kolizion me sistemin e normave juridiko-ndërkombëtare.

Së këndejmi, duke marë për bazë pra, gjithë këtë vorbull ngjarjesh, luftën dhe pasojat e saja, aspektin legjitim të shpalljes së Kosovës shtet më vehte, gjithnjë duke pas parasysh edhe bazat juridike të sajë që u cekën lartë, Traktati i ardhshëm Paqësor i mundshëm dhe i arritshëm për t’u firmosur, patjetër që në vetëvehte mes tjerash (si të nevojshme) duhet të përmbajë, edhe në më sa vijon:

  1. Akt-pajtimin e përfaqësuesve të Kosovës, Kryetares dhe Kryeministrit, menjëherë pas aktit të kërkim-faljes zyrtare dhe publike të Kryetarit të Serbisë;
  2. Hulumtimi dhe gjetja e pavonesë e gjithë të të zhdukurve gjatë luftës nga të dyja palët, ndihma e ndërsjellë e nevojshme e të dyja palëve mes vedi pa neglizhime në procedura për këtë qëllim;
  3. Caktimi i komisioneve shtetërore nga të dyja palët për vlerësimin e dëmëve të shkaktuara përmes veprimeve ushtarake të Shtetit të atëhershëm të Serbisë në territorine Kosovës, viktimave dhe familjeve të tyre, dëmin material individual dhe atë kolektiv, si dhe caktimin e komisioneve shtetërore për përpunimin dhe përgatitjen e padive penale ndërkombëtare ose vendore individuale dhe kolektive për raste kolektive, ku janë kryer vepra të mundëshme penale në raste vrasjes grupore e kolektive, siqë janë tanimë të njohura anë e kënd Kosovës, të kryera nga pjestarët e policisë, ushtrisë dhe njësive tjera paramilitare serbe, të zbuluara si varreza masive, nga masakra e Reçakut, dhe të tjerave, kështu deri më 12.6.1999.
  4. Caktimi i dy komisioneve mikse (të Kosovës dhe Serbisë) dhe në përbërje të tyre edhe nga 3 pjesëmarrës-anëtarë nga Unioni Europian dhe SHBA, për caktimin dhe demarkimin përfundimtar të kufinjëve ekzistues me vija kufizuese shtetërore nga të dyja shtetet, secili me shenjat e veta ndërkombëtare: Republika e Kosovës, në njërën anë të kufirit dhe, nga ana tjetër e kufirit Republika e Serbisë.
  5. Formimi i komisioneve shtetërore mikste për caktimin e kuotave kompensuese të sigurimeve shoqërore të punëtorëve, tani shtetas të Republikës së Kosovës, që Republika e Serbisë, organet e saja (gjatë periudhës-kohore 1991-1999), padrejtësisht i ka bartë mjetet siguruese gjegjëse nga ish Fondi i sigurimeve shoqërore të të gjithë punonjësve të ish KSAK, në Fondin e Republikës së Serbisë, përmes akteve të njëanshme administrative dhe të paligjshme, duke mos iu kompenzuar të njejtëve sidomos kontributet e tyre personale penzionale, që një pjesë e këtyre punëtorëve akoma janë gjallë dhe ca prej tyre aktiv për punë.  Vlera e këtij  kompensimi, duhet caktuar nga një komision neutral dhe i pavarur, i përbërë dhe i formuar nga Agjensioni Europian socialo ekonomik për këtë qëllim.

Duhet shtuar se, pa një këso përfshirje kornizë si të Draft-Dokument-Marëveshtjes paraprake të paktën të të gjitha pikave dhe të tjerave plotësuese eventuale, si dhe vetë Traktatit Paqës dhe Mirëkuptimit Ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë, nuk bënë as të hyhet në bisedime parciale dhe sidomos rrethë të a.q. „teritorialno razgranićenje kao kompromisino rešenje“® që jo rrallë akterët politiko-shtetëror të Serbisë, lansojnë pajada si brenda opinionit të tyre të brendshëm, poashtu edhe jashtë në shpeshti atijë ndërkombëtar në përgjithësi. Ndryshe, është shumë më e mirë të refuzohet çdo iniciativë dhe ofertë dialogimi pa një kornizë ose draft- dokument paraprak real i gjendjes dhe mbarë situatës aktuale faktiko-juridike të Kosovës dhe Serbisë nga aspekti juridiko-ndërkombëtar se sa të vazhdohet si edhe gjatë periudhës 2011-2019, ku gjitha ato Maraveshtje parciale  të firmosura në Bruksel dhe të paratifikuara në Parlamentet e dyja shteteve, jo vetëm që nuk kanë bazën e vërtetë juridike: SHTET-SHTET, por nuk gjejnë aplikim adekuat as në jetën faktiko-juridike të plotë të tyre në jetësimin e mirëfillt juridik, sepse fund e krye janë pa kauzë juridike, ndaj edhe nuk gjejnë zbatim praktik siqë duhet.

P.S.: ® sa i përket avokimit zëhapur serbomadh të z. Janez Jansha të Sllovenisë „zemërgjërë“ për ide të „mira“ dhe nostalgjike  rrethë një gjoja propozim-zgjidhje në baza etniko-territoriale në Ballkanin Perendimor, sipas apetiteve pikësëpari serbomëdha,kroatomëdha dhe „shqipëtaromëdha“(lexo:shqipëtaro-varfanjak, në kuptimin rrënjësor të zhvillimit të ardhshëm shpresëdhënës të Kosovës, me shfrytëzimin të vetëm 50% të resurseve xehrore-metalurgjiko-energjetike të gjigantit europian të minierave ekzistuese të Trepçës)shtojmë konstatimin tonë të palëkundur se, këto ide retrograde, të përcaktimeve apriori të kufinjëve përmes të a.q. ridefinim kufijsh ballkanik në baza etnike, duke anashkaluar idenë 70 vjeçare të intencave mbi Bashkimin Europian (tani UE) që nga themelet e Bashkimit Europian të vitit 1950 drejtë një Europeje, shtetesh dhe popujsh të bashkuar dhe ulur bashkë në një sofër të përbashkët, me kufinj simbolik (lexo: pa kufinjë kontrolli dhe pa barriera doganore, et cet. et cet., multikulti divergjencash natyrshëm të lëvizjes së lirë dhe demokratike të mallit, ideve dhe lëvizjeve të lira demografike, sipas ligjeve të tregut të lirë dhe të drejtave legjitime të qytetarisë europiane të garantuar edhe me akte ligjore, ky farë ideologu slloven guxon të promovon dhe propozon plane segregative të vlerave antieuropiane bashkëkohore, si në aspektin teritorial tepër të rrezikshëm për aktualitetin ballkanik, poashtu edhe tepër të ndieshëm për popujt shumicë dhe pakicat e atyre „rrypave etnik“ në veçanti! Por, çfarë të porosisim, këtë“ideolog modern me pikëpamje jomoderne“? A meriton të vritet „ideologjikisht“ apo t’a lëmë të „vetëvritet argumentarisht“ me armën e vetë ideologjike të vetën apo të blerë dhe të sponzoruar nga dikush tjetër? Ja: po si do e ndjente veten, zoti Jansha, po t’i propozonte ndonjë politikan, serb, shqipëtar apo kroat, e boshnjak, që provincat italiane Korushka, Shtajerska dhe e a.q. „Zona-B“ e qytetit të Trieshtës në Itali me një këso projekt-plani të i bashkangjitet shtetit të tijë, Sllovenisë? Do hidhroheshin italianët e grekërit, hungarezët, rumunët, shqipëtarët dhe të tjerët „të pakënaqur me territore të zgjëruara“ në baza të pastërta etnike? Dhe, po të ishte, i ndjeri gjallë akoma, ish politikani i njohur dhe shumë modest Slloven i viteve të 90-ta, Millan Kuqan, si do të reagonte ai me këtë „ide tënden të qëlluar“ për këtë kohë pa kohë?! Sigurisht se, do të qante së qeshuri! Duke ditur haptazi, zoti Jansha se, Sllovenia yte, gjeografikisht është edhe largë Ballkanit Perendimor, dhe se „fitili i ndezjes së çfarëdo shkrepëtimeje si kjo e ytja për ndonjë zjarrë lufte event.në BP“, nuk huq kush për të gjetur fajtorin jo kujdestar, por atë kryesor, mu si rastësi nga atentati i njohur i Sarajevës! Këto ide dhe të ngjashme si kjo(e a.q. „non paper-doku“) e zotit Jansha, kudo që prezantohet, e veçmas para organeve dhe forumeve regjionale, siqë është Unioni Evropian, apo atijë ndërkombëtar, për të mos e zgjatur së tepërmi, por vetëm sa ai lansuesi e ka zgjatur vetë, kurdoherë do pësojnë fiasko të vërtetë që në start. Ju falëmnderit. Hvala vam.    Nuk kemi kohë të presim ne të BP edhe 10 vite(deri sa të zgjasë „realizimi i idesë sate famoze“) për të trokitur dhe hyrë në derën Tuaj ku fatmirësisht ju dhe Sllovenia juaj ka hyrë 17 vite më parë(!) dhe për ne të mbeturit akoma në pritje tek kjo derë, tamam që do bëhemi gadi, do t’na i mbyllni derën fare, duke u arsyetuar se jeni vonuar një çikë, ose në rastin më fatlum, do të thoni, plotësoni edhe këto „X“ kushte e  kondita dhe më pastaj të shohim!