Dështimi i votimit në kuvend, fundi i koalicionit PDK-LDK

Shkruan: Florim Zeqa
 –
Kur u pranua e ashtuquajtura « Pako e Ahtisarit », për pavarësimin (njohjen ndërkombëtare) të shtetit të Kosovës, të gjithë liderët partiak dhe shtetëror të asaj kohe patën deklaruar njëzëri; Ky është kompromisi i dhimbshëm për pavarësimin e shtetit, nga i cili nuk do të levizet tutje me kompromise të reja… »
Mirëpo, përkundër atyre deklarimeve, kompromiset në dëmë të Kosovës ngarendën njëri pas tjetrit, duke filluar me 6 pikat e Ban Kimunit, decentralizimin etnik (sipas orekseve serbe),…për të vazhduar me bisedimet e Brukselit, të cilat prodhuan Asociacionin e komunave (« Zajednicën) serbe e deri tek Demarkacioni i kufirt me Malin e Zi.
Të gjitha këto projekte ndërkombëtare u bënë për të kënaqur orekset serbo-malazezo-maqedone në dëmë të shqiptarëve,…të cilat u pranuan lehtësisht nga liderët e korruptuar shtetëror të Kosovës,…duke u thirrur si gjithnjë në emër të « forcimit » të shtetit, liberalizimit të vizave dhe integrimeve europiane.
Të gjitha këto, përveqse hipokrizi qeveritare, na dolën të jenë farsë dhe alibi diplomatike përendimore, për të mbajtur Kosovën e martirizuar dhe të izoluar nga bota e lirë dhe demokratike, papërspektiva zhvillimore, me rrezikshmëri permanente të shpërthimit të « bombës sociale » si produkt i krizës së thellë politike dhe sociale në vend.
Ndryshe, analizuar pak më thellë situatën e viteve të fundit në Kosovë, e tëra çfarë ka ndodhë, ishte dhe është një skenar i përgatitur i qarqeve proserbe për destabilizimin e Kosovës, përmes obstruksioneve të vazhdueshme në mardhënjet ndërkombëtare dhe invazionit politik të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.
Tërheqja qyqare e kryeministrit Mustafa
Atëherë, kur çdo gjë ishte gati për (mos) votimin e  Marrëveshjes se Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në foltore u paraqit kryeministri kukull, i cili e bëri publik vendimin e tij për tërheqje nga rendi i ditës të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, duke e arsyetuar me mungesën (kushtëzimin) e Listës « Srpska » në seancën e kuvendit.
Përveq vasalitetit të kryeministrit, pushteti e vërtetoi mungesën e numrave në kuvend dhe kredibilitetin e kësaj qeverie, e cila në asnjë variant nuk e meriton të shkoi tutje me qeverisjen e vendit.
Dështimi i sotëm në votimin e variantit qeveritar të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është delegjitim total i Qeverisë Mustafa dhe koalicionit qeverisës PDK-LDK.
Tërheqja nga ana e kryeministrit Mustafa nga rendi i ditës, të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, nën arsyetimin e mungesës (kushtëzimit) të Listës « Srpska » në seancën e kuvendit, përveq pozitës nënshtruese dhe vasalitetit të kryeministrit, e tregoi dështimin e qeverisë përballë listës « Serpska » dhe vërtetoi dështimet dhe gabimet e komisionit qeveritar në demarkimin e kufirit me Malin e Zi,…mungesën e numrave dhe kredibilitetin e fundosur të kësaj qeverie kuislinge, e cila në asnjë variant nuk e meriton të shkoi tutje me qeverisjen e vendit.
Në rrethanat e krijuara, e vetmja dalje nga situata e rënduar politike janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, në afatin ligjor prej 45 ditësh, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, si nevojë imediate për nxjerjen e një qeverie kredibile,…të pastër dhe të guximshme për largimin njëherë e përgjithmonë nga skena politike të kësaj klase të dështuar politike dhe sejmenëve të tyre nga institucionet shetërore.
Le të jetë ky, fundi i kompromiseve politike në dëmë të shtetit dhe qytetarëve të vendit. Lavdi e përjetshme të gjithë deputetëve, ekspertëve ligjor dhe qytetarëve të vendit, që me mendjet dhe trupat e tyre dolën në mbrojtje të kushtetuthsmërisë dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës.
Nderi dhe krenaria u takon të gjithë atyre, që në mënyra të ndryshme, nuk u ndalen së kundërshtuari variantin qeveritar të demarkacionit, shpeshëherë duke rrezikuar edhe qenjen e tyre fizike.
Sot me 1 Shtator 2016, përfundimisht u mund tradhëtia nga atdhedashuria, u ndal e keqja e madhe,…do të mbetët ky shembulli më i mirë dhe udhërrëfyes për gjeneratat e e reja, se si mbrohet sovraniteti dhe integriteti i vendit nga papërgjegjësia dhe tradhëtia kombëtare e liderëve shtetëror.
Nga sot, 1 Shtator 2016, kurora e panatyrshme qeverisëse PDK-LDK, pashmangshëm do të shkoi drejt shkurorëzimit, si rezultat i mosbesimit në njëri-tjetrin, mospërmbushjen e premtimeve elektorale, kapjes së shtetit, dështimit të përbashkët në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit në vend dhe mospërmbushjes së obligimeve ndërkombëtare në raport me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.