Demokracia dhe morali i partive politike

Demokracia  dhe morali i partive politike

Nga Skënder Sadri KAPITI

 

Në Shqipëri ka liri e demokraci,

dy shqiptarë bëjnë tri parti

shumë prej tyre edhe i bie

që të kenë nga  4-5 karta   antarësie

dhe  ato po  t’ua numrojmë,

Shqipëria del popull   7-8  milionë

 

Partitë:

vëndi ku njerëzit thirren, rrjeshtohen

bashkohen   e organizohen,

në prona e si mjete

për t’i shërbyer  interesave  të kryetarit

dhe të një grupi rreth të parit,

vendi ku  antarësia e simpatizanët

vetëmashtrohen e vetëgënjehen

për të gënjyer e mashtruar  të tjerët.

 

Partitë: këto streha

të spiunimit, intrigës e  servilizmit,

streha të sundimit të interesit dhe injorancës,

aty  ku humbet, shkrihet e perjashtohet ,

e ku humbasin rrënjët, liria,

dinjiteti e personaliteti,

dhe ku mendimi intelektual

shuhet e nuk dëgjohet,

aty ku spekulohet me patriotizmin ,

me humanitetin   e sinqeritetin,

 

Partitë shqiptare

për të marrë e sunduar me pushtetin

e falimentojnë shoqërinë e demokracinë,

dhe e shkrijnë edhe shtetin

Partitë:

Ashtu si një në monizëm ,

ashtu edhe me shumicë

 

në demokraci,

për moral kanë

edhe korrupsionin e pabesinë,

aktrojnë  në publik për pushtetin,

dhe përbetojnë

me premtime për demokracinë,

për ligjin e drejtësinë,

për mirëqënien e për shtetin ,

por  bëjnë hatanë me pushtetin,

me paranë e hajninë,

me paturpësinë e tradhtinë

 

Partitë:

garojnë, flasin e premtojnë rrejshëm ,

dhe ndërvete akuzojnë, shajnë e bërtasin,

me hipokrizi mashtrojnë,

me djallëzi tradhtojnë,

me paturpësi bëjnë pazare e hajni,

dhe miliona pasuri

Partitë :

këto  fantazma

kudo sundojnë,

në parlament e në qeveri,

në administratë e drejtësi ,

në polici e ushtri;

në financa dhe ekonomi

janë aty ku buron  pasuria,

paraja,  korrupsioni, interesi e pushteti.

 

Partitë:

manipulojnë  me demokracisë,

me korrupsionin e hajninë

janë karta mbrojtje dhe  imuniteti,

janë pushtet i mbi ligjit

dhe forcë e antishtetit

 

Demokracia, administrata ,

politika, pushteti , shteti  e drejtësia ,

të kapura e zënë nga  hajnat e zullumqarët

nga deputetët, ministrat e pushtetarët,

drejtorët, gjyqtarët e prokurorët

nga injorantët, servilët, dhe  puthadorët e oborrit

të   grupeve dhe bandave politike   të  parive

të organizatave të partive ,

që dëmtojnë me korrupsionin,

me vjedhjet, me marrëzitë,

me skandalet e me tradhtitë

Këta janë politikanë elitarët

dhe  problemi më i madh,

që kanë sot shqiptarët

 

Pas vetërënies së komunizmit në Shqipëri, u vendos një sistem pseudodemokratik ku ajo që është parë dhe është për t’u theksuar është fakti i derivimit dhe i formimit të mbi 100 partive politike shqiptare dhe të shumë shoqatave të ashtuquajtura të pavarura por realisht janë satelite të politikës.Ajo cfarë i vë në një emërues të përbashkët pothuajse te gjitha partitë politike shqiptare është se ato kanë një vizion miop e të shtrembër politik e demokratik, kanë si liri të brëndshme sundimin e ligjit autokratik ku dominon vullneti dhe imponimi i kryetarit dhe i grupit të  sejmenëve e servilëve rreth tij. Në partitë politike shqiptare vdes mendimi i  lirë dhe ai intelektual, shuhet dhe hesht aftësia, dinjiteti e personaliteti dhe dominojnë servilizmi, ryshfeti, korrupsioni, nepotizmi, interersi dhe injoranca. Partitë politike shihen si streha dhe si trampolina për të siguruar dhe arrirë karrierë jo vetëm politike e pushteti por edhe shkencore, akademike, juridike, intelektuale, diplomatike dhe gjithëfare, pasi pa mbështetje dhe përkrahje politike: talenti, dhuntia, aftësia ,profesionalizmi dhe patriotizmi nuk do të munden kurrë që të marrin dhe të arrijnë vëndin që u takon në shoqëri dhe shtet. Dhe duke qenë se politika e partitë politike janë armike të virtyteve dhe vlerave, armike të aftësisë e patriotizmit, personalitetit e dinjitetit, dhe   prandaj edhe shtetin, shoqërinë dhe jetën intelektuale, akademike, shkencore, diplomatike, juridike, ekonomike, morale  etj.,  e drejtojnë  halabakëria, injoranca, korrupsioni, nepotizmi  dhe antivlerat. Kjo elitë politike ka 30 vite që e dominon politikën dhe tranzicion në Shqipëri, e cila e ka kapur dhe e mban peng  shtetin, tërë sistemin, drejtësinë,zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë. Po kjo lloj elite politike ka 20 vite që e dominon edhe Kosovën.