Demë Jashari dorëhiqet nga LDK

L’image contient peut-être : 1 personne, lunettes et gros planDEKLARIM PUBLIK

Dorëheqje nga anëtari i LDK-së

Isha njëri ndër themeluesit kryesor të Degës së LDK-së në Zvicër, bartës i funkcioneve dhe mandateve të vazhdueshme e kohëgjata në nivelet më të larta e me përgjegjësi në kuadër të organizimit këtu dhe në diasporë ;
Anëtar i Këshillit Nismëtar për themelimin e Degës së LDK-së në Zvicër dhe shtrirjes organizative në Europë e gjithandej ; 
Anëtar i kryesisë së Degës në shumë mandate e deri në mars 2017 ; 
Kryetar i Nëndegës Vaud deri në qershor 1995 ;
Njëri nga redaktorët e gazetës informative të Degës « Demokracia » ; 
Anëtar redaksie i revistës së Degës « Hapi » ; 
Kryeredaktor dhe përgjegjës i revistës informative të Degës « Informatori » ;
Anëtar redaksie në revistën e Degëve të LDK-së në diasporë « ORA » ; 
Korrespodent dhe bashkpunëtor i Qendrës për Informim të Kosovës (QIK) që nga themelimi e deri në vitin 2007 ; 
Kryetar, e pastaj anëtar, i Komisionit të Degës për Bashkëpunim dhe kontakte me të huajt, me vendorët dhe me autoritetet zvcerane ; 
Për dy mandate, anëtar i Komisionit përfaqësues të Degës në Komisionin Federal të Zvicrës për të huajt ; 
Anëtar i Këshillit Qendror për realizimin e 3% në Zvicër dhe koordinator për 3 kantone deri në dorëheqjen time në shenjë revolte dhe mospajtimi me ish – ministrin për financa në Qeverinë e Republikës së Kosovës në ekzil, – Zotëri Isa Mustafa (1993) dhe, Kontribues e përkrahës i drejtpërdrejt në të gjitha aktivitetet , veprimet dhe akcionet e karakterit kombëtar.
Gjithë ky angazhim dhe sakrificë kishte kuptim , veçmas në periudhën mobilizuese e organizative për veprimet e gjithmbarëshme në drejtim të realizimit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Që nga kapja e LDK-së nga fosili i fundit serboslavokomunist Isa Mustafa dhe klani i tij, LDK është shndërrur vetëm në mjet dhe mundësi për realizimin e interesave personale e klanore përmes formave kriminale të paskrupullta, me dëme pakrahasimisht e pamatshëm të mëdha për demokracinë dhe shtetësinë e pavarësinë e Kosovës. Dëmi, madje, mund të jetë edhe i përmasave kombëtare.
Emri i Rugovës nga ky klan, po përdoret vetëm për marketing, e në relitet, në emër të neorugovizmit dhe një LDK-je tjetër e « të re » po zbehet e shkatërrohet deri në zhbërje Lëvizja Gjithëpopullore për Pavarësi (LDK) dhe vetë personaliteti i Presidentit Historik . 
Prandaj, nuk dua që të mbetem edhe më tutje në organizimin në të cilin nuk ka mbetur asgjë nga koncepti, përmbajtja, trashëgimia e fryma rugoviane.

Aktualisht nuk do ti bashkohem asnjë subjekti politik, por vota dhe përkrahja ime do të ju ipet personave për të cilët kam bindjen se përfaqësojnë vlera dhe ineres kombëtar.
Falënderoj të gjithë bashkpunëtorët dhe bashkveprimtarët në kuadër jo vetëm të organizimit dhe veprimit në LDK.

Lausanne (CH), 5 qershor 2017
Demë Jashari

Në profilin e Facebook-ut të DJ: https://www.facebook.com/deme.jashari?fref=nf&pnref=story