DELEGATË; MOS E HANI MARRËN MË BUKË!

Apel Kuvendit të sotëm të LDK-së.

DELEGATË; MOS E HANI MARRËN MË BUKË!

Sot po fillon Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i LDK-së.

Për hajr na qoftë, dhe për hajr duhet të dal nëse lejohet një garë fer.

Gjasat për garë fer janë minimale. Sepse, po dëgjoi se do të këtë kandidatë konsensual.

Zoti iu dhashtë bereqet n´tru, atyre që e kanë menduar kështu, sepse LDK-ja, nuk kanë nevojë për kandidat konsensual, mbase ajo është një parti që ka një traditë, ka një rrol kyq në zhvillimin e vlerave demokratike dhe shtetformuese në Kosovë. LDK-ja s´ka nevojë ti emitoj partitë tjera që i bëjnë zgjedhjet e tilla…

Mirëpo, një parti pa program, sepse para zgjedhjeve asnjë kandidatë (?!) nuk shpalosi ndonjënjë program për të mirën e popullit, partisë dhe shtetit, atëherë na del se LDK-ja, për momentin është parti pa program. Është parti sektare. Është parti që vetëm një individ ka të drejtë ta thotë mendimin e vet. Kjo u pa kur askush, ama askush nga Kryesia, e saj nuk pati guxim të thotë mendimin e vet karshi Isa Mustafës për ketë mandat të tij.

Kjo është një kryesi kalkulantesh pa mendim pa qendrim e pa parime, do të thoshte një mik i imi, dhe kjo nuk sjell asgjë të re.

Një kuvend me afër 350 delegatë nëse ua imponohet zgjedhja e Isa Mustafës për kryetar, atëherë çfarë mund t´iu themi tjetër atyre delegatëve veç: “Jeni duke e ngrenë marrën më bukë! “ Sepse, mënyrën se si e keni reklamuar zgjedhjen e kryetarit, është komplet një mentalitet i vjetër, është një skemë e vjetër e partive të deklasuara historikisht, të cilat kanë bërë zgjedhje tinëz, natën me kandidatura e marrëveshje të fshehta. Pikerisht rizgjedhja e kryetarit me koncenzues ta kujton zgjedhjen e liderëve komuniste me ose pa deshirë të anëtarësisë.

Kam përshtypjen, se nëse ndodhë kështu, këto zgjedhje, kanë një kthim prapa në vlerat demokratike në këtë parti.

@ a.m.