Deklarata për shtyp më ndjenjën e robit

milazim-marajNga: Milazim Maraj

Sjelljet korrekte të Serbisë?!.

Lirimi i Nehat Thaqit dhe Hilmi Kelmendit u përcoll në mënyrë spektakulare nga mjetet e informimit të Kosovës. Madje kishin përgatitur edhe aktor për valle e këngë, për lirimin e Nehat Thaqit.

Për këtë ngjarje në vend që të fillohet procedurë juridike në instancat ndërkombëtare për arrestime dhe maltretime të shqiptarëve që kalojnë nëpër Serbi organizohen këngë e valle. Për këto ngjarje të dhembshme kur agresori përsëri dhunon, i  ndal, nga rruga, i arreston,i dërgon në polici, i merr në pyetje,i dërgon në prokurori,prokurori pa pas informata të verifikuara i paraburgos 48 orë pastaj gjykatësi i rastit merr vendim për paraburgim 30 ditë; mundohet të fabrikoj dëshmitarë dhe kur dëshmitarët nuk gjendën i liron si të pa fajshëm. Kurse viktimat deklarojnë sjelljet korrekte të organeve serbe ndaj tyre.

E çuditshme!.

Tani si mundë të emërohet kjo dukuri. Kur viktima kënaqet vetëm më aktin e fundit. lirimin për pafajësi. A tregon kjo dukuri nevojën për një studim të këtij populli  viktimë shumë vjeçare  tani edhe pas  luftës së fundit  për një sindrom robërie. Apo është ky ( Sindromi i Stokholmit) kur viktima dashurohet në ushtruesin e dhunës.

Kohën e fundit jemi dëshmitar të dy arrestimeve nga policia serbe. Një ishte drejtori i policisë së Mitrovicës, Nehat  Thaqi dhe i dyti ishte  Hilmi Kelmendi nga Gjakova. Këta të  para burgosur tani më po dihet të pa fajshëm, por që janë viktimë e lojërave të Serbisë më shqiptarët, herë për të treguar epërsinë e saj e herë për të ushqyer shovinizmin serb në Serbi dhe Kosovë, arreston shqiptarë i mbanë në para  burgim, zhvillon hetime ndaj tyre dhe pastaj në këtë teatër  tregon “shpirtin e madh”serb dhe  i liron. Këta fatkeq që përjetuan këtë” korrektësi institucionale serbe” a do ta kishin quajtur korrekte sjelljet e njëjta të organeve shtetërore të Kosovës?  Apo do të i akuzonin së janë më të zi se serbet? Për njerëzit  që kanë përjetuar burgjet serbe e kanë të çartë  çka do të thotë paraburgimi në Serbi dhe korrektësi serbe.

Kurse viktimat deklarojnë për korrektësi të organeve shtetërore serbe. Çka është kjo korrektësi? Është krahasim më masakrat e disa viteve më herët, është korrektësi vetëm nëse nuk i kanë rrahur, apo thjeshtë që i kanë liruar dhe tani urojnë vetën më fjalën “U harroftë e keqja?.

Pse këta, ish të arrestuar u kënaqën kaq shumë  e kaq shpejt; posa dolën nga burgu , që t’i vlerësojnë korrekte sjelljet e organeve, të hetuesisë serbe?. Çka pati këtu korrekte? Arrestimi i Drejtorit të Policisë rajonale të Mitrovicës ishte ofendim shtetëror dhe jo korrekt, këtë e vërteton vendimi për lirim, arsyetimi mungesa e provave.  Ndalja nuk ishte korrekte,arrestimi nuk ishte korrekt,vendimi i prokurorit nuk ishte korrekt, vendimi i gjykatësit të rastit nuk ishte korrekt dhe tani vendimi i gjykatës për lirim në mungesë të provave doli  korrekt dhe që mbuloj tërë pa korrektësinë e këtyre institucioneve serbe nga vet viktimat. Pas këtyre vetëvlerësimeve  për korrektësi serbe, vjen pyetja a janë këta të arrestua viktima, fajtor apo ka diçka të mesme këtu? .                                                                                                                                                                    Pse  ndodhë kështu? ??????.