Deklarata e Pavarësisë, ngjarje e madhe për Kosovën

Mr.Adem LushajAdem Lushaj

26 vite më parë, qytetarët anekënd Kosovës, uronin njëri tjetrin për Deklaratën e Pavarësisë, ngjarje që koincidente edhe me Festën e Bajramit. Edhe pse pritej që populli do përballet me një regjim vrastar, ishte i vendosur në rrugën e nisur, në ballë të cilës qëndronte, dr. Ibrahim Rugova, njeriu që u shndërrua në lider të vërtetë, prijës i Lëvizjes për Liri, Pavarësi dhe Demokraci.

Dr. Rugova, jo vetëm që arriti të ruaj popullin duke i larguar nga tytat vrastare serbo-sllave, e detyroj botën e civilizuar n, e detyroj NATO-n të njeh këtë shtet të vogël dhe ta ndihmon në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. Kosova, përkatësisht institucionet e saja, në krye të cilave ishte Presidenti, Ibrahim Rugova, synonte të zhvillohej si një shtet demokratik, të zhvilluar ekonomikisht, e ku do të sundonte rendi dhe ligji, liria e lëvizjes për të gjithë qytetarët, sikurse barazia dhe respekti.

Në këto zhvillime popullore, në përpjekje për liri dhe pavarësi,  pjesë e pandashme ishin edhe deçanasit, e mos të themi në raste, prijës të zhvillimeve të këtij vendi. Ishin juristët e Deçanit, ata që jetësuan Kushtetutën e shtetit të Pavarur të Kosovës, Kushtetutën e Kaçanikut, në krye të cilëve ishte vënë, tashmë heroi i kombit, Sali Çekaj. Ishin deçanasit ata që nuk hezituan të rreshtoheshin përkrah forcave çlirimtare, duke iu kundërvënë barbarisë vrastare, me “gjuhën e forcës”, deri në çlirim.

Por qytetarët, e sidomos ata që derdhën gjakun për këtë vend, që dhanë jetën për këtë Kosovë, do mallkojnë këtë politik të krimit dhe korrupsionit, politik të mbjelljes së pesimizmit dhe urrejtjes ndër vëllazërore. Pakënaqësia e deçanasve, pesimizmi dhe mosbesimi në krerët politik e institucional, dita ditës po shtohet, gjë që mund edhe të humbet durimi, ngase jeta e tyre çdoherë e më shumë po rëndohet.

Qytetarët e Deçanit, sikurse gjithë Kosovës, çdoherë kanë shpresuar për një të ardhme më të mirë, të cilët edhe meritojnë një jetë më optimiste, shtet funksional dhe të besueshëm, i cili do siguronte mirëqenie dhe gjumë të rehatshëm.

Askush nuk e ka menduar Kosovën, të nënshtruar e të copëtuar. Asnjëri nga Ne, nuk ka menduar se në krye të shtetit dhe institucioneve të saja, të jenë persona të pa aftë politikisht dhe profesionalisht, e që prioritet kanë interesin personal e grupor. Qytetarët nuk meritojnë institucione të pa afta e të përulura, të nënshtruara e të marrosura.