Deçanasit thonë: Kur dështon KEDS-i, nuk dështon Shpendi

Adem Lushaj

Bora që kishte rënë ditë më parë, erërat e forta dhe rrjeti elektrik i stërvjetëruar, kanë bërë gë Komuna e Deçanit me orë të tëra të mbetet pa energji elektrike. Pos fshatrave, pa energji është edhe vet qyteza e Deçanit. Administrata komunale punon nën zhurmën e gjeneratorit, ku zyrtarët kryejnë shërbimet për ata qytetarë, që iu kishin drejtuar zyrave komunale. Ekipet e KEDS-it, pothuajse janë, 24 orë në terren, duke punuar në sanimin e gjendjes dhe kyçjen e fshatrave në rrjetin elektrik, edhe pse dëmet janë, jashtëzakonisht të mëdha. Përkundër kësaj gjendje, qytetarët bëjnë përpjekje që të furnizohen me energji përmes gjeneratorëve dhe këtë falë punës profesionale që bën, Shpend Ramosaj, i cili mundohet t’u dalë në ndihmë qytetarëve me riparimin e gjeneratorëve, e të cilët nuk janë të paktë. Numër i madh i qytetarëve kishin sjellë gjeneratorët e tyre (siç thonë ata), nga « duart e arta të Shpendit », do iu mundësohet furnizimi me energji elektrike. Njëri nga ata që priste në radhë për ta rregulluar gjeneratorin e tij, ishte edhe Isuf Mazrekaj nga Dranoci, për të cilin, Shpend Ramosaj, është « hero » i këtyre ditëve, kur Deçani po përballet me krize të energjisë elektrike. « Për mua, Shpendi është një hero, ngase me duart e tij, po bën që familja ime, sadopak të mose ndjej mungesën e rrymës elektrike, e cila na mungon për orë të tëra », është shprehur Mazrekaj, duke u treguar falënderues për shërbimin e bërë nga Ramosaj. Sikurse Mazrekaj, shprehët edhe djaloshi me emrin Shkumbin, nga fshati Shaptej, i cili kishte qenë i detyruar t’a zë një vend, në njërin nga restorantit e Deçanit, qëishin të furnizuar me energji nga gjeneratorët e tyre, për përcjelljen të ligjëratave, ngase në fshatin prej nga vije, për dy ditë me radhë, nuk kishte energji elektrike. « Jam në vitin e tretë në FSHM-së, e ligjëratat i mbajmë përmes platformës online. Pasi që dy ditë nuk kishim rrymë, edhe gjeneratorin e kishim me defekt, jam i detyruar të përcjellë mësimet në këtë lokal. Shpresoj që sot do e ndreqëm gjeneratorin, ndaj edhe do kam mundësinë, që mos të humb asnjë minutë të ligjëratave të mia », ka thënë ky student, duke shpresuar se avaritë e shkaktuara nga moti i keq, të
riparohen sa më shpejtë.

Ndërsa, personi kyç i këtyre ditëve, Shpend Ramosaj, shprehet modest dhe ndjenë kënaqësi që është në gjendje t’u dalë në ndihmë bashkëqytetarëve të tij. Ramosaj, edhe pse mbanë familjen me biznesin e tij, më shumë ndjehet i kënaqur që qytetarët e vlerësojnë punën që bën në këto ditë
të vështira, për shkak të mungesës së energjisë elektrike. « Këto ditë punoj deri në orët e vona, ngase familjet janë në terr. Eshtë e kuptueshme se e kam zanat dhe sadopak fitoj nga kjo, por këto ditë, nuk më intereson nëse fitoj gjë, sepse prioritet i imi është, që familjet të kenë mundësi t’a përballojnë kohën pa energji, e mos të mbesin në terr, në dritën e qirinjve' », na thotë Ramosaj ku para lokalit të tij, prisnin me radhë gjeneratorët që kërkonin « duart e Shpendit ».