Debati Clinton-Trump tërhoqi 84 milionë shikues

Duel i parë televiziv mes Hillary Clinton dhe Donald Trump arrititë të hënën në mbrëmje audiencën prej 84 milion shikues. Rekord i një debat për zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Ky vlerësim jepet nga firma konsulente Nielsen ku janë në konsideratë 13 rrjete kablovike dhe hertz difuzime, si dhe kanali publik PBS. Rekordi i mëparshëm datëon nga viti 1980 në debatin mes Jimmy Carter dhe Ronald Reagan me 80.6 milionë shikues.

Nielsen nuk ka përfshirë në llogaritjen e bërë miliona amerikanë, të cilët shikuan konfrontimin në Twitter, Facebook apo rrjetet tjera sociale, nganjëherë në grupe nëpër bare apo restorante me të cilët do të arrihej numri i parashikuar nge opinionistët: 100 milionë shikues.