David Hume

David Hume (1711-1776) është figurë e madhe angleze e shek. Të XVIII. Lindi në Edimbourg në gji të një familje që e drejtonte pas një kariere juridike. Por vet ai anoi nga filozofia kështuqë, më 1740 botoi « Trakaktati i natyrës humane » por pa arrijtur suksesin që priste. « Esetë morale e politike » (1741), ngjallën interes të madh dhe në të kundërtën me veprën e parë, i sollin lavdi autorit. Më 1744 Hume kandidohet për Katedrën e filozofisë në Glazgow por u refuzua nga religjiozët e pushtetshëm.

Nga këtu, Hume fillon karierën politike, në fillim si sekretar ambasade ne Paris gjatë viteve 1763 – 1765, ku njihet dhe miqësohet me Diderot-në, Helvétius-in dhe me d’Alambert-in; freukuanton salonet e Zonjës Geoffrin dhe Zonjës Deffand. Më 1765, emërohet sekretar i parë i ambasadës Angleze kurse më 1768, zëvendës sekretar shtetëror në Londër. Vdiq më 1776.

Përpos veprave të pëmendura, shkroi edhe:-

Esetë filozofike mbi kuptimin human (1748);
Historia natyrore e religjionit (1757) dhe:
Dialogje mbi religjionin natyror (pas vdekjes).

Rrënjët:

Rrënjët e filozofisë dhe mendimeve të David Hume fillojnë me ndikimin e skepticizmit antik e sidomos të Sextus Empiricus-it që jetoi në fillim të qindvjeçarit të tretë dhe se paku, në mënyre të jodrejtpërdrejt u bë pikënisje e bindjeve të Hume, sikur që besohet se Montaigne është gjithashtu një burim i thellë për të. Përpos këture dy mendimtarëve, me ndikim të rëndësishëm dhe evident në krijimet e Hume është edhe empirizmi anglez, themelues i të cilit është John Locke (1632-1704).

Së fundi, Hume përqëndrohet të jetë edhe « Newton i psikologjisë » kur aplikon njohuritë e njeriut mbi metodën eksperimentale të hulumtimit të fizikantit të shquar anglez (1642-1727). Bëhet fjalë këtu për pikënisjet e analizës së dukurive (fenomeneve).

Pikëparjet dhe konceptet:

David Hume kritikon racionalizmin dogmatik të metafizikës së shekullit të XVIII dhe zvoglon në masë të gjërë parimet e kauzalitetit në një opinion subjektif. Kjo vepër kritike është pikënesja eqë nxorri nga « gjumi dogmatik Kantin (J. Vialatoux, La morale de Kant, PUF f.3).

Konceptet fundamentale të Hume-it, sipas J. Russ, (Les chemins de la pensée, Bordas f. 210-211) janë:

Perceptimi, që merret si ngjarje konstitutive e jetës së shpirtit dhe si modalitet materje intelektuale në përgjithësi;

Përshtypja (mbresa), perceptim i fortë e i gjallë që i imponohet shpirtit (vetëdijes) me vendosmëri;

Ideja, imazh e jehonë e dobësuar e përshtypjes (mbresës).

Adaptim nga frëngjishtja: Filolet