Dashuria II (citate)

Citate 2 Dashuria

Zgjodhi dhe përpiloi: Rami Laçi

Zemra shef para syrit.

[Arabe]

Grushti i kundërshtarit t’i thenë dhëmbet, ai i dashurisë ta then zemrën.

[R-m Laçi]

Dashuria është mendim i zemrës.

[r-m laçi]

Ajo çka i japim dashurisë, s’është kurrë e humbur

[Marceline Desbordes-Valmore]

Kur ka vend në zemër, ka vend edhe në shtëpi.

[Daneze]

Mos më thoni se dashuria ka lind para dashurisë për vetveten!

[R-m Laçi]

Dashuria nuk është pasion, ajo është sëmundje.

[Marcel Pagnol]

Kujtimet e shpalosura janë si era, të tjerat janë të varrosura në zemër.

[rml]

Dashuria nuk është vëtemse një ndjenjë, ajo është poashtu edhe art. 

[Honoré de Blazac] (Shkrimtar francez)

Në qendër të jo-dhunës qëndron parimi i dashurisë.

[Martin Luter King]

Ku mbretëron dashuria, nuk ka vullnet për forcën; dhe ku është vullneti i madh për forcën, dashuria mungon. Njëra gjithmonë është nën hijën e tjetrës.

[Carl Jung ]

Kufiri i dashurisë është: të duash pa kufi

[Postim anonim]

“Thuhet se dashuria nuk njeh kufij, mu atëherë kufijt janë më të rëndësishmit!”

[Postim anonim]

“Në dashuri heshtja vlen shumë më tepër sesa një fjalim dhe në shumë raste ka një elokuencë më depërtuese se fjalët më të bukura.”

[Blaise Pascal] (filozof dhe matematikan francez, 1623-1662)

“Dashuria përmledh në vetvete të gjitha cilësit fisnike njerëzore. Dashuria është i vetmi pasion që nuk njeh as të kaluar, as të ardhme.”

[Balzac](shkrimtar francez, 1799-1850)

“Dashuria kërkon trendafilat, xhelozia gjembat.” 

[Gruziane]

“Dashuria fillon nga sytë.” 

[Anonim]

“Dashuria është një torture e ëmbël,një vuajtje me bukuri verbuese, tërheqje e marrë dhe neveritje e çmendur.”

[Jean de La Bruyère](moralist francez, 1645-1696)

“Dashuria pa miqësinë, pa shoqërinë, pa inetresat e përbashkëta është e cekët”

[A.N. Ostrovski](dramaturg rus, 1826-1886)

“Ç’do pengesë për dashurinë vetëm sa e forcon ate.”

[D. Pisarev](shkrimtar rus, 1840-1868)

“Dashuria do ta gjejë rrugën edhe aty ku ujqërit kanë frikë të gjuajnë”.

[Bajron](1788-1824)

Ç’është miqësia? Dy trupa dhe një shpirt.”

[J.K]

Më së keqi të mbrojtur nga vuajtja jemi kurr dashurojmë. 

[Sigmund Freud](mjek, psikoanalist austriak, 1856-1939)

“Mëria duhet të  mundet me dashuri dhe bujari.”

[Spinoza]

Edhepse trëndafili është simbol i dashurisë së vërtetë, ai dallon shum nga ajo që simbolizon pasiqë  ai vyshket dhe nuk vuajmë për të.

[Filolet]

Dashuria nuk blehet.

[Anonime]

Kush s’është i dashuruar, s’është njeri.

[Iraniane]

Miqësia, dashuria, femra dhe lulja duan përkudesje, përndryshe veniten.

[Filolet]

Vuajmë se e dijmë ç’duam, e duam pikërisht ata për të cilët vuajmë.

[Postim anonim]

Të mos dashurosh është mëkat, por të jetosh me at që se don, është e barabartë me vdekje…

[Haxhi Haxhia]

Vetëm zemrat e dashuruara ndjejnë këndjet e njëra tjetrës.

[Filolet]